Një zjarr ka përfshirë një objekt përcjellës në Livoç të Ulët të Gjilanit, ku janë djegur pajisje shtëpiake dhe një veturë.
Sipas Policisë së Kosovës, nga zjarri është përfshirë garazha e një gruaje, brenda së cilës ndodheshin pajisje të ndryshme shtëpiake dhe një veturë e tipit “Audi”, e vjetër në model, e cila është djegur plotësisht.
Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të zjarrit janë në proces./Telegrafi/

