By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Zjarrfikësit e “flasin” vetëm një gjuhë – shpëtimin e jetëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Zjarrfikësit e “flasin” vetëm një gjuhë – shpëtimin e jetëve
TOP Momenti

​Zjarrfikësit e “flasin” vetëm një gjuhë – shpëtimin e jetëve

Momenti
Published: May 30, 2026

Ka 18 vjet që kujdeset të shuaj flakë e shpëtoj njerëz.

E, këtë Dejan Jeriniq e bën kudo që ka nevojë në komunat Viti e Kllokot, bashkë me kolegët e komuniteteve tjera në këtë zonë të Anamoravës .

Your browser does not support the video tag.

I përkushttuar ndaj këtij misioni, ai tregon se kur vishet me petkun e zjarrfikësit harron se çfarë kombësie i takon, pasi synimi i tij është të shpëtojë e ndihmojë këdo që rrezikohet nga zjarri.

“Asnjëherë nuk kam pasur asnjë problem, madje shoqërohem më shumë me shqiptarët sesa me serbët. Ne jemi këtu bashkë për 12 orë sikur të jemi një familje….Gjatë festave shkojmë për pije, e qerasim njëri-tjetrin, varësisht se e kujt është festa. Pothuajse gjithmonë jemi bashkë për pije…. Unë nuk i shikoj njerëzit sipas kombësisë, unë shikoj se çfarë njerëzish janë, a janë njerëz të mirë. Detyra ime është që të shkoj t’i shpëtoj të gjithë, t’u ofroj ndihmën e parë aq sa mundem”, theksoi ai.

Sado që ndonjëherë puna e lodhë, për 41 vjecarin mirënjohja dhe falënderimet që merr nga qytetarët mbeten motivimi më i madh për ta kaluar çdo vështirësi gjatë shërbimit.

“Po, në shumë vende njerëzit janë mirënjohës kur shkojmë në intervenime, kur shpëtojmë njerëzit dhe kur intervenojmë. Njerëzit janë mirënjohës që kemi bërë një punë të mirë”, shprehet Jerinic.

Në fakt, Jeriniq është vetëm njëri nga dy serbët në brigadën e Vitisë ku 35 zjarrëfikësit e tjerë janë shqiptarë.

Komandanti i tyre, Hetem Jakupi thotë se zjarrfikësit janë një familje e bashkuar, ku nuk ka dallime. Ai thotë se në çdo alarm, ekipi reagon me përkushtim maksimal për të shpëtuar jetë, duke qenë gjithmonë pranë çdo qytetari që ka nevojë.

“Jam i kënaqur me ta sepse nuk hezitojnë në punë edhe japin maksimumin kudo që shkojnë pa marr parasysh cilin vend kanë me shkua, apo kujt i japin ndihmë. Nuk dallojnë as kombësi e as gjini janë në shërbim të gjithë qytetarëve të Kosovës…16’16’ Çdo intervenim që e kemi pas edhe në pjesët ku ka komunitet serb ne e kemi kryer punën tonë me përpikëri dhe kemi pas falëderime nga çdo herë na kanë ofruar bashkëpunim dhe nuk kemi pas asnjë dallim të keq as me komunitetin serb kurdo që kemi punuar…16’48Në momentin që e marrim një alarm kudo që ndodh çfarë situate ne nuk hezitojmë dhe e kemi kohën e reagimit asnjë minutë“, deklaroi ai.

Krahas pjesës juglindore të Kosovë e cila ka një monitorim dhe bashkërendim nga ana e zjarrfikësve për tu dal në ndihmë qytetarëve, kjo nuk mungon as në pjesën veriore të Kosovës.

Zëvendëskomandanti i Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Mitrovicën e Jugut, Sabri Abazi pohon se mjafton një thirrje nga baza qendrore e Agjenisë së Emergjencave që zjarrfikësit të bashkohen në ndihmë të qytetarëve, pa dallim kombësie.

Ai thotë se bashkëpunimi me ekipet e zjarrfikësve në pjesën veriore të Mitrovicës zhvillohet pa pengesa dhe me profesionalizëm, sa herë që ka nevojë për intervenim.

“Ne e bëjmë bashkëpunimin përmes qendrës së alarmimit 112. Të cilët në rast nevoje na thërrasin dhe koordinohemi përmes qendrës së alarmimit 112…. Sa ka nevojë, për kohën që e kemi… kemi bashkëpunimin, dalim, shkojmë, ju ndihmojmë. Njëherë e një kohë edhe vijnë na ndihmojnë pa pengesa, në mënyrë profesionale… Komunikimi është i mirë, bisedojmë me ta në raste të intervenimeve. Nuk kemi pengesë as ne, po as ata. Krejt kjo varet qysh kanë intervenime ata, nëse kanë nevojë, edhe ne në qoftë se kemi nevojë për bashkëpunim…. Pa dallim ne jemi që shërbejmë si komunitetit serb, si komunitetit rom, ashkalinj, egjiptian, boshnjak. Pa dallim ne shkojmë nëpër intervenime dhe nuk e shikojmë se cilës kombësi i përket”, deklaroi Abazi.

Abazi thotë se në shumë raste zjarrfikësit nga jugu dhe veriu kanë intervenuar bashkë për të lokalizuar zjarret.

“Natyra e intervenimeve, më e para është për shembull në qoftë se ka zjarre fushore-malore. Në ato intervenime shkojmë në bashkëpunim përmes qendrës së alarmimit 112, na kërkojnë ndihmë, iu dalim. Njëherë edhe neve kur kemi nevojë kërkojmë ndihmë përmes qendrës së alarmimit. Qendra e alarmimit e koordinon me njësinë zjarrfikëse të Mitrovicës së Veriut, edhe vijnë në ndihmë çdo herë”, ka treguar Abazi.

Sami Beqiri është njëri nga zjarrëfikësit e jugut, që nuk ngurron asnjëherë të ndërhyjë e ndihmojë në pjesën veriore të Kosovës e cila është e banuar me shumicë serbe. Për punën që e bënë që nga paslufta, thotë se është fisnike dhe se e bënë me dashuri e pa dallime.

“Në momentin që vijmë dhe pranojmë detyrën është për t’i ndihmua çdo kujt që ka nevojë pa marr parasysh a është serb, rom, turk, boshnjak të gjithë tek ne janë njësoj për tu dal ndihmë. Misioni ynë është me shpëtua jetë njerëzish dhe të mira materiale…166 Kemi për zjarre, për shtëpi, kemi kërkim shpëtim, ka që bien në ujë në pjesën andej, aksidente të ndryshme na ka bie me bashkëpunua bashkë…Bashkëpunimi shumë i mirë, në moment aty nuk dihet i kryejmë punë e dimë natyrën e punës çdo gjë është në rregull”, deklaroi ai.

E dikush ia ka parë hajrin kësaj pune, sa nga kolegët e ka mësuar gjuhën e tyre.

Kësisoj, serbi Bojan Angjelkoviq i cili nga viti 2010 është pjesë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Lipjan thotë se tash flet edhe shqip.

“Me kolegët jemi krejt në rregull, kemi shkuar bashkë në ndërhyrje, kemi punuar. ka pasur zjarre, ndërhyrje teknike, aksidente, krejt i kemi kaluar bashkë…. Po, vazhdimisht shkojmë pimë kafe, hamë bukë te njëri-tjetri, ashtu po. Çdo ditë para se me fillua punën pimë kafe bashkë, edhe pasi të mbarojmë shkojmë në shtëpi….. Me disa kolegë flas edhe serbisht edhe shqip, por më shumë shqip. Mësova pak shqip, nuk e di krejt, por e mësova pak”, shpreh ai.

Përveç detyrave prej zjarrfikësve që i ndajnë bashkë, zëvendëskomandanti i kësaj njësie, Ramë Matoshi thotë se me dy kolegët e tij nga komuniteti serb gëzojnë raporte të shëndosha.

Sipas tij edhe ushtrimi i misionit tek komuniteti në përgjithësi pavarësisht përkatësisë etnike bëhet pa dallim dhe gjithmonë përfundon me mirënjohje.

“Në përgjithësi mirë ngrënim bashkë, në terren nuk ka dallim a jemi shqiptarë, a serbë punën e kryejmë së bashku ndihmojmë njëri-tjetrin gjatë realizimit pa marr parasysh a tek komuniteti serb apo komunitetit shqiptarë nuk ka kurrfarë dallimi është punë humane ndihmojmë çdo njërin pa marr parasysh çfarë komuniteti janë në gjendje gaditshmërie..07’45 I festojmë festat s bashku ata tonat ne të tyre, nuk kemi kurrfarë problemi”, u shpreh ai.

Në Kosovë funksionojnë 34 Njësi Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, të cilat përbëhen nga rreth 830 pjesëtarë. /Kp/

You Might Also Like

Qumështi duhet të konkurojë me qumësht – jo me vaj palme, flasin nga Shoqata e Qumështorëve
Goditet me sëpatë 45-vjeçari në Delvinë, policia shoqëron autorin
Kalëzim penal ndaj tre personave një kompanie, dyshohet se përvetësuan mbi 54 mijë euro nga shitja e hekurit në “Kombinatin e Duhanit” në Prilep
Kryetari i Izmirit në Kosovë, Kurti: Kemi lidhje të veçantë me këtë qytet, u bë shtëpi për shumë shqiptarë të dëbuar nga dhuna dhe terrori i Serbisë
10 migrantë kishin paguar 25 mijë euro për rrugëtimin nga vendi i origjinës deri në Serbi, aktakuzë ndaj tre personave për kontrabandim me migrantë

LEXO GJITHASHTU

Tufa e dhive e prish rutinën  e trafikut mbrapa Teatrit, marshon nëpër rrugën kryesore
Tufa e dhive e prish rutinën  e trafikut mbrapa Teatrit, marshon nëpër rrugën kryesore
Lajme
Haxhiu udhëton në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
Haxhiu udhëton në Itali për hapjen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”
Lajme
Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Spiunoi për CIA-n në luftën kundër terrorizmit: Kosovari që pretendon se infiltroi Al Qaedën, lufton dëbimin nga SHBA’ja
Lajme
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Vuçiq i shkruan letër Ruttes për urën e Ibrit: S’duhet të hapet, s’është arritur asnjëherë marrëveshje
Lajme
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Spahiu premton njohjen nga Serbia nëse bëhet president: Pa qenë në pozitë, jam pranuar në Ministrinë e Jashtme të Serbisë
Lajme

You Might Also Like

61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti

61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online

August 20, 2026
61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online
TOP Momenti

61 për qind e gazetareve në Kosovë janë përballur me abuzim online

August 20, 2026
SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë
TOP Momenti

SHBA-ja sërish bën thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

August 20, 2026
Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk do të qëndrojmë si frikacakë
TOP Momenti

Mickoski për zgjedhjet e parakohshme: Nëse opozita i kërkon, ne nuk do të qëndrojmë si frikacakë

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?