By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Zgjatet afati, mundësi e re për qytetarët të përfitojnë 30 mijë denarë për lidhje me gaz natyror
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Zgjatet afati, mundësi e re për qytetarët të përfitojnë 30 mijë denarë për lidhje me gaz natyror
TOP Momenti

Zgjatet afati, mundësi e re për qytetarët të përfitojnë 30 mijë denarë për lidhje me gaz natyror

Momenti
Published: July 7, 2026

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale njofton se në “Gazetën Zyrtare” është publikuar Programi për ndryshimin e Programit për nxitjen e furnizimit me gaz në amvisëri për vitin 2026, me të cilin afati për aplikim për mbështetje financiare zgjatet deri më 31 tetor 2026.

Me këtë vendim, Ministria u jep një mundësi shtesë të gjitha amvisërive që ende nuk kanë arritur të aplikojnë, ta shfrytëzojnë mbështetjen shtetërore dhe të përfitojnë deri në 30.000 denarë, përkatësisht deri në 70 për qind të shpenzimeve të bëra për kyçje në rrjetin e gazit natyror ose për blerjen e një kaldaje me gaz.

Your browser does not support the video tag.

“Për zbatimin e kësaj mase janë siguruar 3 milionë denarë, ndërsa mjetet do të ndahen sipas parimit ,,i pari që aplikon – i pari që përfiton”, deri në shterimin e fondit. Zgjatja e afatit është bërë me një qëllim të qartë – që sa më shumë qytetarë të kenë mundësi ta shfrytëzojnë këtë masë dhe të ulin shpenzimet për ngrohje, duke përdorur njëkohësisht një burim energjie më të pastër dhe më efikas. Të drejtë aplikimi kanë amvisëritë që gjatë vitit 2026 do të realizojnë kyçjen e shtëpisë në sistemin e shpërndarjes së gazit natyror, si dhe amvisëritë që do të blejnë një kaldajë me gaz për një objekt që tashmë ka qenë i kyçur në sistem deri më 1 janar 2026. Çdo amvisëri mund të paraqesë vetëm një kërkesë”.

“Ministria u bën thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që t’i paraqesin me kohë kërkesat e tyre, në përputhje me kushtet e shpalljes publike. Më shumë informacione janë në dispozicion në faqen zyrtare të Ministrisë – www.energy.gov.mk“.

“Pas përfundimit të afatit, një komision i formuar nga Ministria do t’i shqyrtojë aplikimet e dorëzuara, ndërsa mbështetja financiare do t’u paguhet të gjithë përfituesve që i plotësojnë kushtet e përcaktuara. Mbështetja e qytetarëve, përmirësimi i efikasitetit energjetik dhe krijimi i kushteve më cilësore për jetë mbeten ndër prioritetet kryesore të Ministrisë së energjisë, minierave dhe burimeve minerale. Përmes masave të tilla, Ministria vazhdon të zbatojë politika që sjellin përfitime të drejtpërdrejta për familjet dhe kontribuojnë në një të ardhme energjetike më të sigurt, më të pastër dhe më të qëndrueshme”, thonë nga ministria.

You Might Also Like

QMK: Në 24 orët e fundit, në vend janë regjistruar gjithsej 26 zjarre, dy janë aktive
Gjorgievski: Me Ribalancimin e të ri të buxhetit do të rriten investimet kapitale në Shkup
Arrestohet në Prishtinë një person me urdhërarrest të lëshuar nga Suedia
Shqipëria me naftë rreth 30% më të shtrenjtë, pa masa mbrojtëse – rajoni i rikthen ato
Të shtëna me armë në Viti, policia në kërkim të të dyshuarit

LEXO GJITHASHTU

Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Mbi 1000 të vdekur nga përmbytjet katastrofike në Nepal dhe Kinë
Lajme
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President
Lajme
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Jeta në muajin gusht edhe më e shtrenjtë në Gjermani
Lajme
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Irani lëshon raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron: Përgjigjia do të jetë e ashpër
Lajme
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
Përleshje në një lokal në Fushë Kosovë, arrestohen tre persona
TOP Momenti

You Might Also Like

Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra
TOP Momenti

Në rrugët e Maqedonisë qarkullojnë automjete mesatarisht 19.4 vjet të vjetra

September 1, 2026
​Nis viti i ri shkollor
TOP Momenti

​Nis viti i ri shkollor

September 1, 2026
Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president
TOP Momenti

Sondazhi i Telegrafit: 83% e votuesve e konsiderojnë të pranueshëm Bekim Sejdiun për president

September 1, 2026
PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava
TOP Momenti

PDK edhe sot aksion para PDK-së, të pranishëm drejtorë dhe aktivistë nga Anamorava

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?