By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: YouTube bllokon kanalin e regjisorit kontrovers serb Emir Kusturica – publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
YouTube bllokon kanalin e regjisorit kontrovers serb Emir Kusturica – publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun
Lajme

YouTube bllokon kanalin e regjisorit kontrovers serb Emir Kusturica – publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun

Momenti
Published: August 20, 2026

Platforma YouTube ka bllokuar kanalin e regjisorit kontravers serb Emir Kusturica, të cilin ai e krijoi në bashkëpunim me Sputnik Serbia.

Siç raporton Meduza, kanali publikonte përmbajtje të prodhuar në bashkëpunim me shërbimin në gjuhën serbe të Sputnikut dhe përmbante gjithsej 243 video, përfshirë emisione, programe dhe materiale muzikore të Kusturicës.

Your browser does not support the video tag.

Kanali numëronte rreth 30 mijë abonentë para se të bllokohej.

Emir Kusturica ka qenë një nga figurat publike që ka shprehur vazhdimisht mbështetje për presidentin rus, Vladimir Putin, dhe politikat e Kremlinit.

Kusturica ka bërë më parë deklarata pro-ruse në disa raste.

Në veçanti, gjatë Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, regjisori foli kundër përpjekjeve të Perëndimit për të “zhdukur kulturën ruse”.

Përveç kësaj, regjisori njoftoi planet për të bërë një film kushtuar zhvillimit shpirtëror të Rusisë dhe rrugës së saj ortodokse.

YouTube ka ndërmarrë masa kundër kanaleve që promovojnë propagandën ruse që nga viti 2020, ndërsa shumica e tyre u hoqën pas nisjes së pushtimit të plotë rus të Ukrainës në vitin 2022.

Platforma ka bllokuar gjithashtu edhe kanale të personazheve të njohur që janë përfshirë në listat e sanksioneve të vendeve perëndimore.

Ndërkohë, autoriteti rus për mbikëqyrjen e mediave dhe komunikimeve, Roskomnadzor, ka ngadalësuar funksionimin e YouTube në Rusi, një veprim që lidhet pjesërisht me bllokimin e mijëra kanaleve të konsideruara si pjesë e rrjetit të propagandës ruse.

Margarita Simonyan, kryeredaktore e kanalit rus të propagandës RT, reagoi ndaj heqjes së kanalit. Ajo e quajti regjisorin serb një mik të ngushtë dhe e mirëpriti atë në “klubin” e atyre, kanalet e të cilëve ishin hequr nga platforma./Telegrafi

The post YouTube bllokon kanalin e regjisorit kontrovers serb Emir Kusturica – publikonte përmbajtje në bashkëpunim me Sputnikun appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pas Evropës edhe Amerika ‘shijon’ një eklips: “Hëna e përgjakur” ndriçon qiellin me 28 gusht
Rusia kryen një sulm masiv me raketa në Kiev, të paktën 6 të vrarë dhe 33 të plagosur
1 Shtatori pa grevë: SBAShK-u konfirmon gatishmërinë për mësim, ngre shqetësimin për “tepricën teknologjike”
Molliqaj: Abdixhiku e ka marrë peng LDK-në në shërbim të Kurtit
BBC: Përparim i madh me vaksinën që ndalon rikthimin e kancerit

LEXO GJITHASHTU

Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius
Moti sot: Kryesisht me diell, temperaturat deri në 33 gradë Celsius
Lajme
EBA pezullon tregtinë dhe transaksionet financiare me Iranin, përshkallëzohet tensioni në rajon
EBA pezullon tregtinë dhe transaksionet financiare me Iranin, përshkallëzohet tensioni në rajon
Lajme
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës
Arrestohet njeriu i afërt me Zelenskin, operacion i madh antikorrupsion në presidencën e Ukrainës
Lajme
Rekord i ri: Borxhi amerikan tejkalon 40 trilionë dollarë
Rekord i ri: Borxhi amerikan tejkalon 40 trilionë dollarë
Lajme
Rusia nis të importojë karburant për shkak të rënies së prodhimit të rafinerive
Rusia nis të importojë karburant për shkak të rënies së prodhimit të rafinerive
Lajme

You Might Also Like

Të paktën 100 persona humbën jetën në një aksident vdekjeprurës në një minierë ari në Afrikë
Lajme

Të paktën 100 persona humbën jetën në një aksident vdekjeprurës në një minierë ari në Afrikë

August 20, 2026
Shpërthim i madh i salmonelës në Evropë: Më shumë se 500 të infektuar, një person i vdekur
Lajme

Shpërthim i madh i salmonelës në Evropë: Më shumë se 500 të infektuar, një person i vdekur

August 20, 2026
Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik
Lajme

Portugalia ndalon mbulimin e fytyrës në publik

August 20, 2026
A është “Ekspresi i Kaspikut” i Putinit një linjë e re jetike mes Rusisë dhe Iranit?
Lajme

A është “Ekspresi i Kaspikut” i Putinit një linjë e re jetike mes Rusisë dhe Iranit?

August 20, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?