By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin
Lajme

Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin

Momenti
Published: May 25, 2026

Udhëheqësi i Kinës Xi Jinping, ka shprehur besim gjatë një takimi në Pekin me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se partneriteti gjithëpërfshirës strategjik midis dy vendeve do t’i çojë ato “në nivele të reja”.

Xi ia ndau Vuçiqit “Medaljen e Miqësisë”, çmimin më të lartë shtetëror të Kinës për shtetasit e huaj.

Your browser does not support the video tag.

Vuçiq ndodhet në një vizitë pesëditore në Kinë, ku, sipas tij, do të diskutojë për bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe ekonomik me Xinë.

Serbia, megjithëse kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, vitet e fundit është kthyer gjithnjë e më shumë kah Kina.

Your browser does not support the video tag.

Përveç bashkëpunimit politik dhe ekonomik, ajo po e rrit edhe bashkëpunimin ushtarako-teknik, duke u bërë vendi i parë evropian që blen armë kineze.

Zyrtarët nga të dy vendet i quajnë marrëdhëniet e tyre “miqësi të hekurt”.

Presidentët e Serbisë dhe Kinës me bashkëshortet e tyre para takimit të delegacioneve të të dy vendeve, më 25 maj 2026.
Presidentët e Serbisë dhe Kinës me bashkëshortet e tyre para takimit të delegacioneve të të dy vendeve, më 25 maj 2026.

Gjatë takimit, Vuçiq dhe Xi lëshuan një deklaratë të përbashkët mbi promovimin dhe ndërtimin e një komuniteti Serbi-Kinë me një të ardhme të përbashkët në epokën e re dhe një deklaratë të përbashkët mbi avancimin e përbashkët të zbatimit të katër nismave globale.

Serbia dhe Kina kanë nënshkruar disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

Vuçiq e falënderoi Xinë për, siç tha ai, ndihmën e Kinës për Serbinë në kohë të vështira.

“Faleminderit, president Xi, për gjithçka që kemi arritur së bashku, për pjesëmarrjen me ne në ndërtimin e Serbisë, për ndërtimin e ekspozitës së bashku dhe faleminderit që e ndihmuat Serbinë në kohë të vështira”, tha ai.

Para takimit të tij me Xinë, lideri serb u tha gazetarëve se midis temave në formatin më të ngushtë të takimit me presidentin kinez do të jetë bashkëpunimi ushtarako-teknik dhe ekonomik.

“Nuk mund të flas për disa çështje të ndërlikuara që nuk janë gjithmonë plotësisht publike, siç është bashkëpunimi ushtarako-teknik. Ne gjithashtu kemi disa kërkesa, disa dëshira. Kjo është për një format më të ngushtë”, tha Vuçiq.

Ai deklaroi se formati më i gjerë i bisedimeve do të përfshijë politikën dhe mbështetjen në organizatat ndërkombëtare.

Pas bisedimeve me kryeministrin kinez Li Jiang, Vuçiq deklaroi se ata diskutuan investime të reja, projekte infrastrukturore, si dhe çështje të rëndësishme gjeopolitike dhe rajonale.

Ai deklaroi se i kishte kërkuar kryeministrit kinez të ndihmonte në gjetjen e një partneri strategjik për kompaninë e tekstilit “Jumko” dhe fabrikën e mobiljeve “Simpo” në Serbinë jugore.

Tema e diskutimit ishte zbatimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë midis Serbisë dhe Kinës, dhe Vuçiq tha se Serbia eksportoi 20 për qind më shumë në Kinë në vitin 2025.

Presidenti i Serbisë komentoi gjithashtu marrëdhëniet midis Perëndimit dhe Kinës, duke thënë se proteksionizmi po bëhet vlerë kyç e Perëndimit sepse nuk mund të konkurrojë në tregun e lirë me Kinën.

Vuçiq u takua gjithashtu me kryetarin e Komitetit Kombëtar të Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez, Wang Huning, të cilin ai e quajti “Kissingeri kinez”.

“Ky është një njeri që gjithmonë ka marrë pjesë në krijimin e politikës së jashtme kineze, duke formësuar ideologjinë kineze. Unë i kam shkruar me kujdes të gjitha ato që më tha”, tha Vuçiq.

Raportohet se gjatë vizitës të dy presidentët do të nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët dhe se do të nënshkruhen rreth 30 marrëveshje.

Para se të nisej për në Kinë, Vuçiq njoftoi se ishte arritur një marrëveshje për një miliard euro investime.

Marrëdhëniet e Serbisë me Kinën janë forcuar qëkurse Partia Progresive Serbe (SNS) erdhi në pushtet 14 vjet më parë. /REL

The post Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitës së tij në Pekin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gara për kryeprokurorin, Zejnullah Gashi merr më së shumti pikë
Mustafa: Represioni ndaj qumështores Vita tregon luftën e qeverisë kundër sektorit privat dhe prodhuesve vendorë
Dushi: LDK-ja pa rritje në tri palë zgjedhje, kërkojmë përgjegjësi nga lidershipi
Gashi: Dogana dhe ministria përgjegjëse për moskontrollin e derivateve
Dyshohet se të plagosurit në Podujevë kanë lidhje familjare

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan jashtëzakonisht zhgënjyese
Lajme

Shtyrja e aktgjykimit nga Specialja: Serwer e sheh si shenjë pozitive, Joseph e quan jashtëzakonisht zhgënjyese

July 2, 2026
Vidiç u kërcënua me vdekje nga grupe të krimit të organizuar: Përgjegjësinë për kërcënimet ndaj meje e mbajnë policia, prokuroria dhe ata që i dhanë pushtet Kokezës
Lajme

Vidiç u kërcënua me vdekje nga grupe të krimit të organizuar: Përgjegjësinë për kërcënimet ndaj meje e mbajnë policia, prokuroria dhe ata që i dhanë pushtet Kokezës

July 2, 2026
Gucati: Shtyrja e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e papranueshme, s’rrimë duarkryq
Lajme

Gucati: Shtyrja e aktgjykimit ndaj katërshes së UÇK-së e papranueshme, s’rrimë duarkryq

July 2, 2026
Policia jep detaje: Tre të plagosurit në Podujevë dyshohet se kishin probleme familjare, i katërti kalimtar rasti
Lajme

Policia jep detaje: Tre të plagosurit në Podujevë dyshohet se kishin probleme familjare, i katërti kalimtar rasti

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?