By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit
Lajme

Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit

Momenti
Published: August 18, 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku një 20-vjeçar francez dyshohet se është vrarë me thikë në shezlongët e plazhit, para një lokali.

Siç raporton A2CNN, autori i dyshuar është shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Sipas Policisë së Sarandës konflikti ka nisur për motive të dobëta.

Your browser does not support the video tag.

“Rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, para një lokali në Ksamil, është gjetur pa shenja jete shtetasi francez M. M., rreth 20 vjeç, i cili dyshohet se është goditur me mjet prerës (thikë). Nga veprimet paraprake dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 20-vjeçari është goditur me mjet prerës nga shtetasi S. V., 29 vjeç, banues në Has, i cili është larguar menjëherë pas ngjarjes. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Detaje të reja janë bërë publike për 29-vjeçarin, i dyshuar nga Policia shqiptare për vrasjen me thikë të një shtetasi francez në Ksamil. Francezi i identifikuar si Miguel Mendes rreth 20 vjeç, u gjet pa shenja jete rreth orës 05:15, në shezlongët e plazhit, përpara një lokali në Ksamil. Sipas të dhënave paraprake të Policisë, ai dyshohet se u godit me mjet prerës pas një konflikti për motive të dobëta.

Dorasi, i cili dyshohet se u largua menjëherë pas ngjarjes, rezulton të ketë pasur probleme të mëparshme me drejtësinë në Angli.  Në vitin 2023, ai ishte shpallur fajtor në Angli për posedim të një arme sulmuese, konkretisht një perforues metalik për grusht, si dhe për posedim të kokainës dhe drejtim automjeti pa siguracion.

Ngjarja e parë në Kent

Më 13 prill 2024, në Kent, Vata dyshohet se po drejtonte një automjet të klonuar, i cili u përmbys pasi ai nuk iu bind urdhrit të policisë për t’u ndaluar në autostradën A20, në East Malling. Ai arriti të largohej dhe nuk u kap në atë moment. Megjithatë, gjatë kontrollit të automjetit, policia gjeti disa qese me kokainë dhe targa automjetesh.

17 ditë më pas, ndjekje policore në Cambridge

Më 30 prill 2024, vetëm 17 ditë pas incidentit në Kent, Vata u përfshi në një tjetër ndjekje me policinë, këtë herë në Cambridge. Policia ishte njoftuar se një Toyota RAV4 gri, e raportuar e vjedhur, po qarkullonte në qytet. Patrullat e Njësisë së Policisë Rrugore të Cambridgeshire e lokalizuan automjetin në Catherine Road.

Kur oficerët tentuan të komunikonin me Vatën, i cili ishte në drejtim të makinës, ai hipi në bordurë dhe u largua me shpejtësi. Pak më vonë, ai ndaloi për të zbritur një pasagjer dhe më pas vazhdoi drejt Clara Rackham Road. Atje, Vata braktisi automjetin dhe u largua me vrap, ndërsa dyshohet se hodhi një pako me kokainë në një shkurre.

Pas kontrolleve, policia e gjeti të fshehur në kopshtin e pasmë të një banese. Në momentin e arrestimit, ai kishte me vete 560 paund. Gjithashtu, oficerët gjetën targa automjetesh në makinën që ai drejtonte. Vata rezultoi pozitiv edhe për drejtim automjeti nën efektin e drogës.

Tashmë, emri i 29-vjeçarit është rikthyer në vëmendje pas ngjarjes së rëndë në Ksamil, ku ai dyshohet se goditi për vdekje me thikë shtetasin francez Miguel Mendes. Policia vijon kërkimet për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

The post Vrasja e 20-vjeçarit nga Franca në Ksamil, u gjet i vdekur në shezlongët e plazhit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çitaku për takimin e Haxhiut: Një parti e papërgjegjshme, që i ka kapur institucionet
Zjarret në Shqipëri, Ministria e Mbrojtjes: 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive, angazhohen qindra forca dhe mjete
Totaj i rendit dështimet e Qeverisë Kurti: Ekonomi në krizë, izolim dhe premtime të pambajtura
Moska nën sulm këtë mëngjes: Shpërthimet jehojnë, njerëzit ikin
I kërkuar nga gjykata, arrestohet në Podujevë personi i dënuar për posedim droge

LEXO GJITHASHTU

BDI: Rifillon ndërtimi pa leje në tokë shtetërore, Komuna e Çairit dhe Bashkia e Shkupit heshtin
BDI: Rifillon ndërtimi pa leje në tokë shtetërore, Komuna e Çairit dhe Bashkia e Shkupit heshtin
TOP Momenti
Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet me 100 euro
Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet me 100 euro
TOP Momenti
“Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal
“Rasti i 400 kg kokainë”, të akuzuarit vepruan si pjesë e një grupi kriminal
Lajme
Çitaku: Albin Kurti të vijë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues
Çitaku: Albin Kurti të vijë në Kuvend dhe të hapë rrugën për rikthimin e rendit kushtetues
Lajme
Munguan PDK, LDK e Aleanca, takimi i Haxhiut me kryetarët e partive tjera – fotografi
Munguan PDK, LDK e Aleanca, takimi i Haxhiut me kryetarët e partive tjera – fotografi
TOP Momenti

You Might Also Like

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi
Lajme

Hoxhaj për takimin e thirrur nga Haxhiu: S’ka proces tjetër politik pa u konstituuar Kuvendi

August 18, 2026
Çmimet e derivateve – nafta njëjtë, benzina 1 cent më lirë
Lajme

Çmimet e derivateve – nafta njëjtë, benzina 1 cent më lirë

August 18, 2026
Probleme të njëpasnjëshme – ​KEK njofton se njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik
Lajme

Probleme të njëpasnjëshme – ​KEK njofton se njësia A3 ndalet për shkak të një defekti teknik

August 18, 2026
Nis takimi te Haxhiu, i shkojnë Kurti, Kusari -Lila, Gërvalla dhe përfaqësues të partive të pakicave
Lajme

Nis takimi te Haxhiu, i shkojnë Kurti, Kusari -Lila, Gërvalla dhe përfaqësues të partive të pakicave

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?