By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje
TOP Momenti

Xani: Kurti nuk do president që nuk e ka nën kontroll, prandaj mund ta çojë vendin sërish në zgjedhje

Momenti
Published: August 5, 2026

Analisti politik Visar Xani ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ku Kurti tha se synon zgjedhjen e një presidenti konsensual.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Xani tha se, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje ka synuar t’i mbajë për vete pozitat kryesore institucionale, ndërsa partitë e tjera po kërkojnë të jenë pjesë e vendimmarrjes.

“Partia e parë po lufton t’i mbajë të gjitha për vete, ndërsa partitë e tjera po kërkojnë të marrin një pjesë dhe të ndihen të përfaqësuara”, u shpreh Xani.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë debatit me analistin Valon Pozhari, i cili argumentoi se Vetëvendosje nuk po kërkon t’i marrë të gjitha institucionet për vete, Xani rikujtoi propozimin e mëhershëm të Kurtit për Glauk Konjufcën si kandidat për president.

“Si nuk po i do të gjitha për vete? Glauk Konjufca, që u propozua më herët për president, i kujt ishte? Kjo tregon se në mënyrë absolute është synuar që gjithçka të mbahet nën kontroll. Propozimet e tjera nuk kanë qenë serioze, por më shumë një kamuflim për të krijuar një arsye shtesë në rast të shkuarjes në zgjedhje”, tha ai.

Sipas Xanit, Kurti nuk do ta propozojë për president një person mbi të cilin nuk mund të ushtrojë ndikim.

“Zoti Kurti mund të na çojë edhe 500 herë në zgjedhje, por nuk do ta propozojë një president që nuk e ka nën kontroll dhe mbi të cilin nuk mund të ndikojë”, deklaroi Xani.

source

You Might Also Like

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

LEXO GJITHASHTU

Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?