By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë

Momenti
Published: August 20, 2026









Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë vizitës së tij në rajonin e Toplicës, ku ka premtuar se së shpejti fillon ndërtimi i autostradës deri në Merdar, ka folur gjerësisht për zhvillimet në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti, institucionet e Kosovës dhe vendet perëndimore, ndërsa ka kërkuar nga NATO-ja që të pengojë hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicën e Veriut.

Your browser does not support the video tag.


Duke folur për mediat serbe, Vuçiq tha se sonte do t’i dërgojë një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, me kërkesë që ura të mos hapet.


“Sonte po i dërgoj letër Rutes. Dhe çfarë mund të bëjmë ne? Aq sa mundemi të luftojmë, do të luftojmë”, tha Vuçiq.


Ai e lidhi çështjen e urës me atë që e cilësoi si presion ndaj serbëve në Kosovë, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe “ndihmësit e tij në Perëndim” për atë që e quajti “terrorizim” të serbëve.


Sipas Vuçiqit, serbët në Kosovë po përballen me arrestime, keqtrajtime dhe akuza të rreme. Ai foli edhe për rastin e Nenad Rashkoviqit, duke pretenduar se ai ishte keqtrajtuar nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës.


“Bëhet fjalë për terror, jo vetëm nga Albin Kurti, por edhe nga ndihmësit e tij në Perëndim”, tha Vuçiq.


Ai e përdori rastin e Rashkoviqit edhe për të sulmuar politikën e Kurtit, duke thënë se “shpina e Nenad Rashkoviqit është fytyra e Albin Kurtit”. Në një deklarim të mëhershëm, Vuçiq kishte thënë gjithashtu se Kurti nuk është i interesuar për dialog.


“Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë”


Deklarata më e fortë e Vuçiqit për Kosovën lidhej me Listën Serbe.


“Atë ditë kur nuk do ta kemi më Listën Serbe, nuk do të ketë as serbë në Kosovë”, tha presidenti serb.


Megjithatë, Vuçiq më pas e zgjeroi kuptimin e kësaj deklarate, duke sqaruar se me “Listën Serbe” nuk nënkupton domosdoshmërisht vetëm subjektin politik me këtë emër, por një subjekt që, sipas tij, përfaqëson Beogradin, Serbinë dhe popullin serb në Kosovë.


Deklarata është në linjë me qëndrimin që Vuçiq kishte shprehur më 3 gusht, kur kishte paralajmëruar se nëse një listë e mbështetur nga Beogradi nuk e fiton besimin e serbëve në Kosovë, “nuk do të kalojnë dy vjet” dhe serbët nuk do të mbeten në Kosovë.


Kështu, në deklaratat e tij të fundit, Vuçiq e paraqet përfaqësimin politik të mbështetur nga Beogradi si një faktor vendimtar për, siç e përshkruan ai, “mbijetesën” e serbëve në Kosovë.


Autostrada Nish–Merdar është projekt që historikisht është paraqitur nga Beogradi si lidhje drejt Kosovës dhe më tej drejt Shqipërisë. Në vitin 2021, Vuçiqi e kishte lidhur eksplicitisht me lidhjen me serbët në Kosovë dhe me marrëdhëniet me shqiptarët.


Ndryshe, Toplica ka një rëndësi të veçantë në kujtesën historike shqiptare. Rajoni ishte një nga hapësirat nga të cilat shqiptarët u dëbuan gjatë luftërave serbo-osmane të viteve 1877–1878, pas të cilave territore të banuara nga shqiptarë iu bashkuan Principatës së Serbisë. Një pjesë e madhe e të dëbuarve u vendosën më pas në territoret e Kosovës.


source

You Might Also Like

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un

LEXO GJITHASHTU

Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

You Might Also Like

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026
Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut
TOP Momenti

Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?