By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Xabi Alonso flet për rikthimin e Mykhailo Mudryk
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Xabi Alonso flet për rikthimin e Mykhailo Mudryk
TOP Momenti

Xabi Alonso flet për rikthimin e Mykhailo Mudryk

Momenti
Published: August 4, 2026







Sport
August 04, 2026 – 20:21


Your browser does not support the video tag.

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka konfirmuar se Mykhailo Mudryk mund të luajë në ndeshjen ndaj Juventusit në Hong Kong, pasi dënimi katërvjeçar për doping iu anulua.


Anësori ukrainas iu bashkua sërish skuadrës të martën dhe u prit me entuziazëm të madh nga tifozët vendas.


Gjatë konferencës për shtyp në stadiumin “Kai Tak”, Alonso bëri të ditur se Mudryk është i gatshëm për t’u përfshirë në listën e ndeshjes së së mërkurës ndaj Juventusit.


Futbollisti, i transferuar nga Shakhtar Donetsk për 89 milionë funte, u rikthye në stërvitje pasi procedurat për rastin e tij të dopingut me Federatën Angleze të Futbollit përfunduan në favor të tij.


Mudryk ishte pezulluar përkohësisht pasi rezultoi pozitiv me substancën meldonium. Ndeshja e tij e fundit ishte në nëntor të vitit 2024, kur shënoi ndaj Heidenheimit në Ligën e Konferencës.


Pas ankesës në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport (CAS), dënimi iu anulua, duke i hapur rrugën rikthimit në stërvitje. Në seancën e hapur të së martës, ai mori duartrokitjet më të mëdha nga tifozët e pranishëm.


Duke folur për mediat, Alonso u shpreh i lumtur për rikthimin e ukrainasit, por theksoi se atij do t’i duhet kohë për të arritur formën optimale.


“U stërvitëm dje. Ai erdhi direkt nga aeroporti në hotel. Dita e djeshme ishte më shumë për ndjesitë dhe emocionet e rikthimit me skuadrën, si dhe për të vlerësuar gjendjen e tij fizike.


Po, ai mund të luajë. Ndoshta 90 minuta janë ende herët, por ai është në dispozicion. Është grumbulluar dhe mund të aktivizohet.


Jemi shumë të lumtur që Misha është sërish me ne. E patë buzëqeshjen e tij dhe sa i lumtur është që është pjesë e ekipit, sepse për një kohë të gjatë është stërvitur i vetëm.”


Pavarësisht se Mudryk ka edhe pesë vite kontratë me Chelsean, klubi ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij.


Sipas raportimeve, tri skuadra të Premierligës, mes tyre Coventry City i drejtuar nga Frank Lampard, kanë shprehur interesim për ta marrë në huazim.


I pyetur për spekulimet rreth së ardhmes së lojtarit, Alonso deklaroi: “Nuk kemi marrë ende një vendim. Duhet ta vlerësojmë situatën. Ai është një lojtar i veçantë, por edhe rasti i tij është i veçantë, ndaj duhet të tregojmë ndjeshmëri. Është normale të presim që rikthimi në formën dhe ritmin maksimal të kërkojë më shumë kohë”.


Ndërkohë, Chelsea ka përforcuar edhe stafin teknik me specialistin e goditjeve standarde Austin MacPhee, i ardhur nga Aston Villa, ndërsa përforcimi i ri Danny Welbeck është gjithashtu në garë për të luajtur ndaj Juventusit.





source

You Might Also Like

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 66-të
Abdixhiku tregon se a i ka të gjitha votat brenda LDK-së nëse arrihet marrëveshja me LVV-në
Gjini akuzon Kurtin se po përgatit terrenin për zgjedhje të reja: Po manipulon opinionin publik
223 filma do të shfaqen në edicionin e 25-të të DokuFest-it
Begaj i kërkon Ekuadorit njohjen e Kosovës gjatë pritjes së ambasadorit të ri

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

“Nuk kemi apetit për kryetar të Kuvendit” – Abdixhiku e konsideron si figurë ceremoniale
TOP Momenti

“Nuk kemi apetit për kryetar të Kuvendit” – Abdixhiku e konsideron si figurë ceremoniale

August 4, 2026
Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson bashkë në New York, ndezen thashethemet për lidhje
TOP Momenti

Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson bashkë në New York, ndezen thashethemet për lidhje

August 4, 2026
Gjini i përgjigjet Kurtit: Më mirë ia di emrin gjermanit se sa Aleancës
TOP Momenti

Gjini i përgjigjet Kurtit: Më mirë ia di emrin gjermanit se sa Aleancës

August 4, 2026
Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht
TOP Momenti

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?