By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 223 filma do të shfaqen në edicionin e 25-të të DokuFest-it
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
223 filma do të shfaqen në edicionin e 25-të të DokuFest-it
TOP Momenti

223 filma do të shfaqen në edicionin e 25-të të DokuFest-it

Momenti
Published: August 4, 2026









Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, DokuFest, do të mbahet për herë të 25-të në Prizren, nga 7 deri më 15 gusht. Në kuadër të festivalit do të shfaqen gjithsej 223 filma, duke përfshirë edhe filmat garues.

Your browser does not support the video tag.


Sipas një njoftimi të DokuFest-it, këtë vit festivali ka pranuar 3 mijë e 687 aplikime filmash nga e gjithë bota, ndërsa 104 prej tyre janë përzgjedhur për të konkurruar në tetë kategori zyrtare. Në njoftim thuhet se përzgjedhja garuese përfshin disa nga filmat dokumentarë e të shkurtër më të guximshëm dhe më aktualë të vitit, si dhe një numër të madh premierash botërore.


Tema kryesore e edicionit të 25-të të festivalit është “Persistent Defiance” (Mosbindje e Vazhdueshme), ndërsa slogani “Show up or it doesn’t count!” (Doku sepse duhet!) do të trajtojë konfliktet e kohës sonë, krizën klimatike dhe transformimet shoqërore. Sipas organizatorëve, kjo qasje pasqyron frymën e DokuFest-it ndër vite për të promovuar shprehjen e lirë dhe artikulimin e qëndrimeve edhe në rrethana të vështira.


Programi i festivalit do të përfshijë filma nga Kosova, rajoni dhe vende të ndryshme të botës. Përveç garave kombëtare dhe ndërkombëtare, publiku do të ketë mundësi të ndjekë programet Balkan Dox, Balkan Shorts, International Feature Dox, International Short Dox, International Shorts, Human Rights Dox dhe Green Dox, si dhe programet e kuruara View from the World, Fiction / Non-Fiction, Music on Film, Special Screenings, Blast from the Past, Focus Ireland, Masters of Shorts dhe Parajanov Triptych.


Shfaqjet e filmave do të mbahen në lokacione të ndryshme të Prizrenit, përfshirë DokuKino, DokuKino Plato, Art’s Theatre, sallat e Teatrit “Bekim Fehmiu” dhe Abi Qarshinë. Gjithashtu, aktivitetet DokuTalks do të organizohen në Shkollën e Muzikës, ndërsa programi DokuKids në shkollën “Lidhja e Prizrenit”.


Në kuadër të festivalit do të zhvillohet edhe programi Spotlight, i kushtuar regjisores britanike Sophie Fiennes, programi i realitetit virtual Doku Immersive, aktivitetet për fëmijë DokuKids, si dhe platforma profesionale Short Film Forum, e cila bashkon kineastë dhe profesionistë të industrisë së filmit nga vende të ndryshme të botës.


Një nga të ftuarit kryesorë të festivalit do të jetë dokumentaristi i njohur botëror Mark Cousins. Ai në Prizren do të sjellë dy kapituj filmikë nga vepra e tij 16-orëshe “The Story of Documentary Film”. Këto shfaqje, të përfshira në kategorinë Special Screenings, u kushtohen viteve 1960 dhe 1980.


Programi muzikor DokuNights do të nisë më 12 gusht dhe do të zgjasë katër net. Koncertet do të mbahen në një nga hapësirat ikonike të Prizrenit, Andrra Stage.


DokuFest, përmes njoftimit të tij, ka ftuar të gjitha mediat në Kosovë dhe rajon që gjatë ditëve të festivalit të përcjellin nga afër programin dhe aktivitetet. Organizatorët kanë bërë të ditur gjithashtu se në ditët në vijim do të publikohen detaje të reja për programet View from the World dhe Country in Focus, anëtarët e jurisë ndërkombëtare, masterklasat, panelet dhe programin e koncerteve.


source

You Might Also Like

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 66-të
Abdixhiku tregon se a i ka të gjitha votat brenda LDK-së nëse arrihet marrëveshja me LVV-në
Gjini akuzon Kurtin se po përgatit terrenin për zgjedhje të reja: Po manipulon opinionin publik
Begaj i kërkon Ekuadorit njohjen e Kosovës gjatë pritjes së ambasadorit të ri
“Nuk kemi apetit për kryetar të Kuvendit” – Abdixhiku e konsideron si figurë ceremoniale

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson bashkë në New York, ndezen thashethemet për lidhje
TOP Momenti

Bebe Rexha dhe Jordan Clarkson bashkë në New York, ndezen thashethemet për lidhje

August 4, 2026
Gjini i përgjigjet Kurtit: Më mirë ia di emrin gjermanit se sa Aleancës
TOP Momenti

Gjini i përgjigjet Kurtit: Më mirë ia di emrin gjermanit se sa Aleancës

August 4, 2026
Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht
TOP Momenti

Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët më 10–12 gusht

August 4, 2026
Xabi Alonso flet për rikthimin e Mykhailo Mudryk
TOP Momenti

Xabi Alonso flet për rikthimin e Mykhailo Mudryk

August 4, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?