By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë
TOP Momenti

Vuçiqi akuzoi Malin e Zi për “riedukim” të serbëve, kryeministri malazez i kundërpërgjigjet: Mos u bëj zëdhënës i Rusisë

Momenti
Published: August 12, 2026







Bota
August 12, 2026 – 09:21


Your browser does not support the video tag.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kritikuar marrëdhëniet aktuale mes Beogradit dhe Podgoricës, duke deklaruar se Mali i Zi dëshiron t’i “riedukojë” serbët dhe se synon të ketë marrëdhënie sa më të këqija me Serbinë.


Duke komentuar raportet mes dy vendeve, Vuçiqi ka kritikuar edhe politikën e jashtme të Podgoricës, veçanërisht mbështetjen e Malit të Zi ndaj sanksioneve evropiane kundër Rusisë.


Deklaratat e presidentit serb kanë nxitur reagimin e kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajiq, i cili ka theksuar se Podgorica nuk dëshiron konflikt me Beogradin, por marrëdhënie të mira fqinjësore dhe një orientim të qartë evropian.


“Mali i Zi nuk dëshiron konflikt me Serbinë. Duam marrëdhënie të mira fqinjësore, por edhe një politikë të qartë evropiane, të cilën, duket qartë, zoti Vuçiq nuk dëshiron ta kuptojë”, ka thënë Spajiqi.


Spajiqi ka kritikuar gjithashtu Vuçiqin për deklaratat e tij lidhur me Rusinë dhe luftën në Ukrainë, duke e pyetur presidentin serb për politikën e Beogradit ndaj Moskës dhe Perëndimit.


“Nuk është fort e përshtatshme që, nga pozita e tij, të marrë rolin e PR-it të Rusisë dhe t’u japë të tjerëve leksione për parimësinë”, ka deklaruar kryeministri malazez.


Më pas, Spajiqi i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë presidentit serb, duke vënë në pikëpyetje qëndrimin e Beogradit ndaj Rusisë dhe Ukrainës.


“Prandaj, një pyetje e thjeshtë për presidentin Vuçiq: si është e mundur që Serbia, sipas të dhënave të disponueshme, është një nga burimet më të rëndësishme të armëve dhe municionit për Ukrainën, ndërsa Moskës i dërgon një mesazh dhe Evropës një tjetër?”.


Spajiqi ka thënë se Mali i Zi nuk ka problem me qëndrimet e qarta, por me atë që i ka cilësuar si “standarde të dyfishta”.


“Ne në Mal të Zi nuk kemi problem me një qëndrim të qartë. E kemi vetëm me standardet e dyfishta”.


source

You Might Also Like

Qyteti i Shkupit: Nuk ka bakterie në ujin e Shkupit, ky është një sulm i orkestruar
Bytyqi pengon fizikisht hyrjen e Nagavcit në sallë – më pas e gjuan me letra
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb
Ganimete Musliu lag me ujë deputeten Arbërie Nagavci
Andovski: Nuk ka vend për panik, të respektohen masat e mbrojtjes personale nga ethet e Nilit Perëndimor

LEXO GJITHASHTU

Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë
Mërgim Lushtaku shtyhet fizikisht me Adnan Rrustemin gjatë adresimit për media, ndërhyjnë deputetet tjerë
Lajme
Eman Rrahmani: Rrenc je, shefin e ki rrenc, hajde këtu, Ardian Gola i përgjigjet: Ik atje
Eman Rrahmani: Rrenc je, shefin e ki rrenc, hajde këtu, Ardian Gola i përgjigjet: Ik atje
Lajme
Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit
Gruda debaton me deputetet e VV gjatë përplasjeve, Gërvalla: Kemi afat deri më 6 shtator për konstituimin e Kuvendit
Lajme
Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
Sigurimi tenton ta pengojë Ganimete Musliun që po përplaset me VV: Mos më prek se ndahesh keq
Lajme
“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-së
“Po të vjen era e gojës”, përplasje verbale në Kuvend, Gërvalla përballet me deputetet e PDK-së
TOP Momenti

You Might Also Like

Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor fillon hetimet
TOP Momenti

Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor fillon hetimet

August 12, 2026
MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në Maqedoni, mjetet nga huaja hungareze, nxitje e fuqishme për ekonominë
TOP Momenti

MF: 2.9 milionë euro përkrahje e re për investimet e kompanive në Maqedoni, mjetet nga huaja hungareze, nxitje e fuqishme për ekonominë

August 12, 2026
Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk
TOP Momenti

Tha se Serbia e humbi Kosovën, Rama reagon ndaj kritikave nga Prishtina: Ushtri trollësh nacionalistë turbo-folk

August 12, 2026
Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit
TOP Momenti

Çitaku përplaset verbalisht me Haxhiun: Do ta ndalim shkatërrimin e shtetit

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?