Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka lagur me ujë deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.
Ngjarja ka ndodhur gjatë zhvillimeve të tensionuara në Kuvend, në një seancë ku deputetët janë përfshirë në debate dhe përplasje mes vete.
Sipas pamjeve nga vendi i ngjarjes, Musliu i ka hedhur ujë Nagavcit, duke shkaktuar reagime në sallë. /Telegrafi/


