By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb
TOP Momenti

Policia e Kosovës hedh poshtë akuzat e Listës Serbe se rrahu një serb

Momenti
Published: August 12, 2026

Togeri i Policisë së Kosovës, Erduan Baliqi, i ka hedhur poshtë akuzat e Listës Serbe se pjesëtarë të policisë kanë përdorur dhunë ndaj një qytetari serb në veri të vendit, por tha se tashmë këto pretendime po hetohen nga IPK-ja.

Pretendimet e një qytetari serb nga veriu i Kosovës, i identifikuar në disa raportime si Nenad Raskoviq, se është sulmuar dhe keqtrajtuar fizikisht nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës, janë publikuar në media në Beograd dhe në rrjete sociale të eksponentëve politikë serbë.

Your browser does not support the video tag.

Për rastin ka reaguar edhe Lista Serbe, duke pretenduar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë përdorur dhunë ndaj qytetarit serb.

Raportimet për keqtrajtim të Nenad Rashkoviqit, Inspektorati Policor fillon hetimet

Baliqi, në një prononcim për KosovaPress tha se Policia nuk ka ndonjë informacion në lidhje me pretendimet e personit në fjalë apo edhe të Listës Serbe.

“Ajo çfarë mund të themi në lidhje me pretendimet e personit apo personave në fjalë është se policia nuk ka një informacion të tillë. Nuk e kemi ndonjë informacion se është përdorur forca ndaj ndonjë personi. Megjithatë, mbrëmë rreth orës 21:00 e kemi pranuar një informacion se një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Megjithatë, njësitet tona relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në momentin kur kanë dalë në media dhe kur ka pretenduar se është rrahur nga policia, gjithmonë sipas pretendimit të tij, ne menjëherë e kemi thirr Inspektoratin Policor dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Inspektorati Policor i Kosovës do të zhvillojë hetime në lidhje me pretendimet e palës”, tha Baliqi për KosovaPress.

Tutje, ai konfirmoi se policia ka vepruar në pjesën veriore të vendit mbrëmë, pasi tha se policia në vazhdimësi pranon informacione se në lokacione të ndryshme mund të gjenden armë.

“Ne kemi operuar në atë pjesë, mirëpo sa i përket pretendimeve të tij se kanë qenë policia ata që e kanë rrahur, ne nuk kemi informacion se policia ka përdorur forcë tek ndonjë person i mundshëm aty. Siç kemi thënë, policia pranon në vazhdimësi informacione se në lokacione të ndryshme mund të gjendet armatim dhe ne nuk i neglizhojmë ato informacione dhe jemi të obliguar t’i verifikojmë ato informacione”, tha Baliqi për KosovaPress.

Hetimet e Inspektoratit Policor pritet të sqarojnë rrethanat e rastit dhe nëse gjatë operacionit policor është përdorur forcë ndaj personit në fjalë.

You Might Also Like

Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së zë ballinat e mediave ndërkombëtare
Gurë, përplasje me kordonin policor dhe bllokim trafiku, policia raporton për dy të arrestuar
Përfshijini këto katër lloje frutash në dietën e fëmijës suaj
Andin Hoti: Me dy duar do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale
Sulejmani: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e komunës, mund të hapen paralele të reja

LEXO GJITHASHTU

Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruar, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Lajme
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Gjenerali Clark për dënimet në Hagë: Jam i shokuar dhe i zemëruat, s’kam parë asnjë dëshmi që e justifikojnë këtë vendim
Lajme
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Djali i Kadri Veselit: Ju kisha lutë të na kurseni nga pyetjet, ishin 24 orë kaotike, i falënderoj njerëzit e Kosovës
Lajme
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Endrit Thaçi pas aterimit në Prishtinë: Gjykatë kriminale, besojmë se do të kthehen të pafajshëm në Gjyqin e Apelit
Lajme
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Arrijnë në Prishtinë djemtë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit
Lajme

You Might Also Like

Historiania holandeze për dënimet e Speciales: Janë goxha të larta krahasuar me krime të ngjashme
TOP Momenti

Historiania holandeze për dënimet e Speciales: Janë goxha të larta krahasuar me krime të ngjashme

September 16, 2026
Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit të Hagës: Beteja nuk ka mbaruar
TOP Momenti

Djali i Hashim Thaçit reagon pas vendimit të Hagës: Beteja nuk ka mbaruar

September 16, 2026
Qytetarët vazhdojnë pretestën në shesh, premtojnë se nuk do ta sulmojmë Policinë dhe institucionet
TOP Momenti

Qytetarët vazhdojnë pretestën në shesh, premtojnë se nuk do ta sulmojmë Policinë dhe institucionet

September 16, 2026
Inspektorët e tregut arkëtuan gjoba me vlerë mbi 3,4 milionë denarëve për një javë
TOP Momenti

Inspektorët e tregut arkëtuan gjoba me vlerë mbi 3,4 milionë denarëve për një javë

September 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?