By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin
TOP Momenti

Vuçiq del sërish në mbrojtje të Radoiçiqit, ekspertët: Mesazh i rrezikshëm për rajonin

Momenti
Published: July 3, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dalë sërish hapur në mbrojtje të organizatorit të sulmit terrorist në Banjksë, Milan Radoiçiq, duke deklaruar se ai nuk po ndiqet penalisht për sulmin terrorist në Banjskë, por për shkak të Kosovës.

Vuçiq e tha publikisht këtë në fillimjavë, ani pse nga Interpoli është lëshuar njoftim i kuq për Radoiçiqin, për të cilin së fundmi u raportua se i ofrohet siguri nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Your browser does not support the video tag.

Dhe jo vetëm Radoiçiq, por edhe Zvonko Veselinoviqit, ani pse të dy janë në listën e zezë të Amerikës, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Për zyrtarët qeveritarë të Kosovës kjo deklaratë e presidentit serb dëshmon se sistemi i drejtësisë serbe kontrollohet nga vet ai, i cili njëkohësisht inkurajon sulme ndaj policëve të shtetit kosovar.

Ndërsa ekspertët e sigurisë vlerësojnë mesazh shqetësues dhe kërkojnë reagim më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kjo dëshmon atë që bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës e kanë theksuar vazhdimisht. Vuçiqi po e injoron kërkesën e Interpolit, duke treguar shpërfillje të plotë ndaj sundimit të ligjit. Sipas tij, kjo përbën vazhdimësi të luftës hibride kundër Kosovës dhe një mesazh që mund të nxisë elementë ekstremistë serbë të sulmojnë zyrtarë policorë, me bindjen se nuk do të mbajnë përgjegjësi, pasi veprimet e tyre do të arsyetohen si politike. Ai e cilëson këtë si një fazë të re të kërcënimit hibrid që Vuçiqi po e adreson në funksion të tensioneve të brendshme në Serbi”, ka thënë Nuredin Ibishi- ekspert i sigurisë .

Mbrojtja publike e Milan Radoiçiqit, nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, dërgon një mesazh të gabuar dhe rrezikon të inkurajoj veprime destabilizuese në rajon thotë, Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus.

Kjo lidhje e ngushtë mes tyre është edhe njëherë konfirmim i qartë për bashkësinë ndërkombëtare që nuk duhet të suportohet në asnjë masë Serbia me në krye me Aleksandar Vuçiqin, dhe duhet të sanksionohet dhe të krijohen reforma për llogaridhënie dhe ndalim të terrorizmit. Nëse kjo vazhdon me tutje atëherë i bie që në të ardhmen Serbia është duke u nxitur që të kryejë në të ardhmen sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vende të tjera fqinje”, ka thënë Gurakuç Kuçi- Instituti Octopus

Autoritetet serbe nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiq ani pse mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Për më tepër ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ku ka edhe vendbanim të regjistruar në Beograd.

Prokuroria Speciale e ka përfshirë Radoiçiqin në aktakuzën ndaj 45 personave, duke e cilësuar si organizator dhe udhëheqës të grupit terrorist.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill, dënoi tre të akuzuar, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën që autoritetet në Serbi t’i arrestojnë dhe t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë./RTK

You Might Also Like

Pse ndihemi keq sapo mbarojnë pushimet?
Zjarr në fshatin Qaskovë të Klinës, flakët kaplojnë një fushë
Mingarkohen emergjencat mjekësore, shkak temperaturat e larta
Muriqi vazhdon shkëlqimin, tri gola në tri ndeshjet e fundit për Fenerbahçen
SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak

LEXO GJITHASHTU

Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
TOP Momenti
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
TOP Momenti
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
TOP Momenti
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
TOP Momenti
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
TOP Momenti

You Might Also Like

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia

August 31, 2026
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
TOP Momenti

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025

August 31, 2026
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
TOP Momenti

Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik

August 31, 2026
Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
TOP Momenti

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?