By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
TOP Momenti

Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë

Momenti
Published: August 31, 2026

Një në Malishevë dhe dy në Prizren.

Ky është numri i vrasjeve,  që javën e fundit e tronditën Kosovën.

Mesnatën e së enjtes , një 15-vjeçar është therur për vdekje  nga një 17- vjeçar.

Your browser does not support the video tag.

E ky rast,  nuk na solli viktimën e vetme të kësaj jave.

Krejt kjo, meqë edhe një grua 25 vjeçare, shtatzënë, u vra të hënën në Malishevë.

Por edhe një tjetër grua, 80 vjeçare, dyshohet se u vra të mërkurën në Prizren.

Për të dy  vrasjet, të dyshuar janë burrat e tyre.

Këto nuk janë ndodhitë e vetme që dëshmojnë për përmasat e këtij fenomeni.

“Gjate periudhës janar – qershor 2026 janë raportuar 13 vrasje. Gjate vitit 2025 janë raportuar 19 vrasje. Lidhur me vrasjet e ndodhura në familje në periudhën janar-26 gusht 2026, janë regjistruar 4 viktima të gjinisë femërore, duke përfshirë viktimën e rastit të Prizrenit”, thuhet nga Policia e Kosovës.

E këto ngjarje, sipas sociologut Genc Xërxa, ndodhin për një sërë arsyesh.

“Kemi një situatë ku sot realisht jemi një shoqëri patriarkale ku gruaja shihet brenda shoqërisë më shumë si pronë sesa si një partnerë i devotshëm dhe i barabartë në marrëdhëniet tona familjare. Pastaj kemi të bëjmë edhe me normalizimin e dhunës institucionalisht ku në disa raste qoftë edhe një shuplake e vogël, apo një konflikt që mund të ndodh mes qifteve mundohet të normalizohet dhe pastaj ajo po përsëritet dhe s’po mund të kontrollohet”, thotë Xërxa për Tëvë1.

Njohësi i sigurisë, Fatmir Çollaku, thotë se numri i episodeve të vrasjeve është shqetësues për të gjithë shoqërinë.

“Fatkeqësisht është në rritje numri i rasteve dhe kjo paraqet shqetësim të madh sepse cdo jetë e humbur e njeriut nga vrasjet është humbje e madhe, jo vetëm për familjarët por edhe për ne si shoqëri. Vrasjet e shumta apo të shpeshta krijojnë ndjesinë e një pasigurie edhe për ne të tjerët, sidomos vrasja e gjinisë femërore. E në këtë kontekst shoqëria në përgjithësi e institucionet relevante duhet të ndërmarrin diçka”, shprehet Çollaku.

Çollaku e sheh si problem edhe posedimin e armëve pa leje.

“Kur arma e zjarrit është mjeti i kryerjes së veprës penale të vrasjes atëherë parandalimi konsiston në marrjen apo mbledhjen e armëve pa leje në duart e qytetarëve. E që sipas njohësve të kësaj problematike është një numër ende i madh i konsiderueshëm në duart e qytetarëve, pavarësisht që ky numër më herët para 10 apo 20 vjetëve ka qenë shumë më i madh”, vlerëson ai.

Ndërsa,  Çollaku  kërkon nga institucionet përgjegjëse masa më të forta parandaluese, për ta shmangur përsëritjen e të tilla rasteve.

 

source

You Might Also Like

Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia

LEXO GJITHASHTU

19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
TOP Momenti
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
TOP Momenti
“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore
“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore
TOP Momenti
Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak
Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak
TOP Momenti
​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë
​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë
TOP Momenti

You Might Also Like

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak
TOP Momenti

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

August 31, 2026
Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon
TOP Momenti

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon

August 30, 2026
​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana
TOP Momenti

​Kapaj i “The Odyssey” kurs falas për fyellin: Interes i madh nga të rinjtë, këtë vit edhe nga Tirana

August 30, 2026
Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë
TOP Momenti

Nga Gjeneva, thirrje për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur në Kosovë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?