By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti

Haxhiu e Kurti kërkojnë hapjen e arkivave nga Serbia

Momenti
Published: August 31, 2026

“Sofra e zbrazur qe 26 vite”

Kështu shkruan në pankartën që po e mbajnë në duar.

E të tjera si kjo, u panë gjatë së dielës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë.

Your browser does not support the video tag.

Familjarët erdhën për homazhe te Memoriali i Personave të Zhdukur.

E përveç tyre, për homazhe erdhën edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Shefja e shtetit në detyrë tha se për mbi 1500 personat e zhdukur kërkimet po vazhdojnë.

“Janë edhe mbi 1,500 persona të zhdukur me dhunë gjatë luftës, të cilët ende nuk janë gjetur. Për familjet pritja vazhdon, ndërsa për Republikën e Kosovës ende vazhdon të jetë një kapitull i hapur i cili nuk do të mbyllët deri sa të gjendet edhe personi i fundit. Kërkimet nuk janë ndalur dhe janë gjetur mbetje mortore. Vetëm në muajin e fundit në Kalludër dhe Jabukë të Zubin Potokut janë gjetur mbetje mortore të së paku 23 personave”, tha Haxhiu.

Ndërsa kryeministri në detyrë, Kurti rikujtoi zotimin e Serbisë për bashkëpunim në hapjen e arkivave.

“Mos harrojmë edhe deklaratën e 2 majit të vitit 2023, me të cilën Serbia zotohet që do të bashkëpunojë për hapjen e arkivave në mënyrë që të zbardhet e vërteta. Më duhet ta ritheksoj që një ndër dosjet më të rëndësishme që të deklasifikohet është ajo e brigadës së motorizuar ushtarake të Ushtrisë Jugosllave 37, e cila ka kryer shumë masakra në Kosovë e posaçërisht në Drenicë”, u shpreh Kurti.

Ai tha se Kosova nuk mund të presë deri në vitin 2044 për hapjen e tyre.

“Nuk mund të presim deri në vitin 2044 që të hapen këto arkiva. Ato do të duhej që të hapeshin që dje, që pardje. Ndërkohë që janë klasifikuar pikërisht në vitin 2014, atëherë kur presidenti aktual i Serbisë, Vuçiç, ishte ministër i Mbrojtjes dhe ishte gjithashtu dhe koordinatori i shërbimeve sekrete informative. Tash merreni me mend, ky që është presidenti i Serbisë sot, në vitin 2014 kur janë klasifikuar dosjet e Ushtrisë Jugosllave që kanë kryer krime në Kosovë, e në veçanti e brigadës së motorizuar 37, ka qenë ministri i Mbrojtjes dhe koordinatori i shërbimeve informative dhe sekrete të Serbisë”, tha Kurti

Për homazhe te ky memorial ishin edhe përfaqësues nga Ambasada Amerikane.

 

source

You Might Also Like

SHBA-ja godasin raketahedhësit iranianë në ishullin Larak
Fjalët e Dolly Parton që tregojnë pse ajo ishte shumë më tepër se një yll muzike
Mbi 200 nxënës rezultojnë të zhdukur pas përmbytjeve në Nepal
Vushtrria kërkon reagim të institucioneve pas incidenteve në ndeshjen me Dritën
Zakonet që çojnë drejt problemeve serioze në martesë

LEXO GJITHASHTU

Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
Një i vdekur dhe dy të lënduar në një aksident në Mirditë
TOP Momenti
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
19 vdekje në vendin e punës deri në gusht – Azemi: Viti mund të jetë më i rëndë se 2025
TOP Momenti
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
Vetëvendosje i kundërpërgjigjet Ramës për NPB-në: Nga viti 2018 kemi paralajmëruar se është në rrezik
TOP Momenti
Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
Për gjashtë muaj 13 vrasje në Kosovë
TOP Momenti
“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore
“Islamic Relief Kosova” shpërndan çanta me mjete shkollore
TOP Momenti

You Might Also Like

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak
TOP Momenti

Numri i të punësuarve për qershorin e 2026 është më i lartë se ai i vitit paraprak

August 31, 2026
​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë
TOP Momenti

​OVL-UÇK: Serbia duhet t’i hapë arkivat, institucionet ndërkombëtare ta detyrojnë ta bëjë këtë

August 31, 2026
SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak
TOP Momenti

SHBA sulmon objektivat ushtarake iraniane në Ishullin Larak

August 31, 2026
Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon
TOP Momenti

Shqiptarët dhe të huajt blejnë shtëpi për t’i dhënë me qira, por biznesi po ndryshon

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?