By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit
Lajme

Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit

Momenti
Published: September 10, 2026

Elmedin Konakoviq, ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjë e Hercegovinës, u ka dërguar letër të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara (OKB), në të cilën ka tërhequr vëmendjen për, siç ka thënë, “ngjarjet thellësisht shqetësuese në Serbi pas varrimit të kriminelit të luftës, Ratko Mlladiq”.

Konakoviq ka vënë theks të veçantë te mënyra se si është organizuar kthimi i mbetjeve mortore të Mlladiqit dhe varrimi i tij në Beograd. Ai ka deklaruar se mbetjet mortore të ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, i dënuar me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, janë kthyer në Serbi me avion të Qeverisë së Serbisë.

Your browser does not support the video tag.

Arkivoli, sipas tij, ishte mbuluar me flamurin shtetëror të Serbisë dhe ishte bartur nga pjesëtarë të Ushtrisë së Serbisë.

Komemoracioni është mbajtur në Shtëpinë e Ushtrisë së Serbisë, ndërsa varrimi në Beograd është bërë me nderime ushtarake dhe të shtëna nderi.

Roli i Vuçiqit

Ministri ka vënë në dukje edhe praninë e zyrtarëve të lartë të Serbisë. Mes tyre ishin ministri i Mbrojtjes, Bratislav Gaçiq, ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, ministri i Kulturës, Nikola Selakoviq, dhe ministri pa portofol, Nenad Popoviq.

Në letër, ai ka theksuar veçanërisht praninë e zyrtarëve nga entiteti boshnjak i Republikës Srpska, përfshirë presidentin dhe kryeministrin e RS-së, si dhe anëtarin e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës nga RS.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk mori pjesë në varrim, por, sipas Konakoviqit, ai “mbrojti publikisht veprimet e institucioneve shtetërore lidhur me kthimin dhe varrimin e Mlladiqit dhe hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare”.

Konakoviq u ka shtruar shteteve anëtare të OKB-së pyetjen nëse komuniteti ndërkombëtar do ta pranonte që një shtet tjetër evropian t’i bënte nderime të ngjashme Hermann Geringut ose Wilhelm Keitelit, zyrtarë të lartë nazistë të dënuar para Gjykatës Ushtarake Ndërkombëtare në Nuremberg.

Ai ka rikujtuar se Mlladiqi është dënuar nga Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ), i themeluar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, dhe se vendimet ndaj tij janë konfirmuar edhe para Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale.

Konakoviq ka deklaruar se nuk mund të ekzistojnë standarde të ndryshme për kriminelët e dënuar të luftës.

Ai ka theksuar se parimi “kurrë më” nuk mund të jetë selektiv.

Sipas tij, problemi merr një dimension institucional kur për glorifikimin e kriminelëve të luftës të dënuar përfundimisht përdoren burime shtetërore, forcat e armatosura, institucionet ushtarake dhe anëtarë të qeverisë.

Shefi i diplomacisë boshnjake ka rikujtuar në letër edhe faktet e përcaktuara ndërkombëtarisht për rolin e Serbisë gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë.

Ai i është referuar Rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së A/RES/47/121, me të cilën janë dënuar shkeljet e sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të Bosnjë e Hercegovinës nga Serbia.

Ai ka rikujtuar gjithashtu se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë kishte konstatuar se Serbia kishte ofruar mbështetje të konsiderueshme ushtarake dhe financiare për forcat nën komandën e Ratko Mlladiqit.

Serbia shkeli Konventën për Gjenocidin

Konakoviq ka deklaruar se Serbia, sipas aktgjykimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2007, ka shkelur detyrimin e saj sipas Konventës për Gjenocidin për ta parandaluar gjenocidin në Srebrenicë, si dhe detyrimin për ta dorëzuar Mlladiqin në TPNJ.

Sipas tij, pikërisht këtu qëndron një nga kontradiktat kryesore të zhvillimeve aktuale – shteti për të cilin organi më i lartë gjyqësor i OKB-së ka konstatuar se nuk e kishte parandaluar gjenocidin në Srebrenicë dhe se nuk e kishte përmbushur detyrimin për arrestimin dhe dorëzimin e Mlladiqit, tani ka mundësuar nderime shtetërore dhe ushtarake për një person të dënuar për gjenocid.

Konakoviq i është referuar edhe Rezolutës A/RES/78/282 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, të miratuar më 23 maj 2024, me të cilën është vendosur Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë të vitit 1995.

Në letër ai ka rikujtuar se kjo rezolutë dënon veprimet përmes të cilave glorifikohen persona të dënuar përfundimisht për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, përfshirë përgjegjësit për gjenocidin në Srebrenicë.

Sipas vlerësimit të tij, veprimet e institucioneve të Serbisë pas vdekjes së Mlladiqit hyjnë drejtpërdrejt në kuadër të sjelljeve që Asambleja e Përgjithshme e OKB-së i ka dënuar.

Konakoviq ka paralajmëruar gjithashtu se Konventa për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit i obligon shtetet nënshkruese që ta parandalojnë dhe ndëshkojnë gjenocidin, ndërsa Karta e OKB-së kërkon veprim në funksion të ruajtjes së paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, drejtësisë dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas tij, këto detyrime cenohen seriozisht kur një person i dënuar përfundimisht për gjenocid, me ndihmën e institucioneve shtetërore, paraqitet si hero kombëtar.

Në të njëjtën kohë, ai ka theksuar se qëndrimi i tij nuk i referohet fajësisë kolektive të popullit serb. Përgjegjësia penale ndërkombëtare është individuale, ndërsa shqetësimi lidhet me autoritetet politike dhe institucionet publike që, siç ka thënë ai, glorifikojnë të dënuarin, poshtërojnë viktimat dhe rrezikojnë pajtimin dhe stabilitetin rajonal.

“Shteti po e sponsorizon kriminelin”

Konakoviq u ka propozuar shteteve anëtare të OKB-së tri hapa konkretë.

I pari është dënimi publik i glorifikimit zyrtar dhe institucional të Ratko Mlladiqit, përfshirë përdorimin e burimeve shtetërore, strukturave ushtarake dhe nderimeve ushtarake.

Ai ka theksuar veçanërisht paraqitjen e imazhit të Mlladiqit me mesazhin “Drejt Potoçarit”, duke e cilësuar atë si thirrje të drejtpërdrejtë për dhunë gjenocidale dhe paralajmërim për rrezikun e përsëritjes së saj.

Hapi i dytë, sipas Konakoviqit, duhet të jenë sanksionet e synuara dhe masat e tjera kufizuese ndaj zyrtarëve dhe personave që organizojnë, mbështesin, promovojnë ose mundësojnë glorifikimin institucional të personave të dënuar për gjenocid dhe krime të tjera të rënda ndërkombëtare.

Hapi i tretë është riafirmimi publik i përfundimit dhe autoritetit të aktgjykimeve të TPNJ-së, Mekanizmit Ndërkombëtar Rezidual për Tribunalet Penale dhe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocidin në Srebrenicë, si dhe refuzimi i përpjekjeve për mohimin, relativizimin ose rishpjegimin politik të tyre.

Konakoviq ka përfunduar duke thënë se glorifikimi i autorëve të gjenocidit duhet të ketë pasoja konkrete.

“Personi të cilin tribunali i OKB-së e ka dënuar për gjenocid nuk mund të shndërrohet në hero të sponsorizuar nga shteti pa përgjigje”, ka deklaruar Konakoviq.

Ai ka shtuar se as një shtet për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se nuk e ka parandaluar gjenocidin nuk mund t’i bëjë nderime një personi të dënuar për kryerjen e tij pa pasoja.

Shefi i diplomacisë boshnjake ka paralajmëruar se heshtja në rrethana të tilla nuk është neutralitet, por “rrezik që glorifikimi i kriminelëve të luftës të bëhet dukuri shoqërisht dhe institucionalisht e pranueshme”.

The post Konakoviq iu shkruan shteteve anëtare të OKB-së: Kërkon sanksione ndaj Serbisë pas varrimit me nderime të Mlladiqit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të
ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë

LEXO GJITHASHTU

28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
TOP Momenti
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
TOP Momenti
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Lajme
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Lajme
Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Lajme

You Might Also Like

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV
Lajme

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV

September 10, 2026
Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës
Lajme

Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës

September 10, 2026
Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi
Lajme

Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi

September 10, 2026
Fjalët përmbyllëse për rastin e ndërhyrjes në drejtësi, Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje
Lajme

Fjalët përmbyllëse për rastin e ndërhyrjes në drejtësi, Thaçi i vetëm në sallë, të tjerët me videolidhje

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?