By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi
TOP Momenti

Avokati i Popullit: Taksat e larta gjyqësore mund të pengojnë qasjen në drejtësi

Momenti
Published: September 10, 2026

Avokati i Popullit ka publikuar opinion lidhur me ndikimin e Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore në realizimin e së drejtës për qasje në drejtësi Prishtinë, 10 shtator 2026 – Përmes këtij opinioni Avokati i Popullit shprehë pikëpamjet e tij nga këndvështrimi i të drejtave të njeriut, lidhur me Udhëzimin Administrativ Nr.03/2025 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore, nëse aplikimi i taksave gjyqësore sipas këtij udhëzimi administrativ është në përputhje me standardet kushtetuese dhe evropiane për qasje efektive në drejtësi.

Sipas një njoftimi për media thuhet se Avokati i Popullit vlerëson se edhe pse Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) ka kompetencë për të miratuar skemën unike të taksave gjyqësore, ushtrimi i kësaj kompetence duhet të jetë në harmoni me garancitë kushtetuese për qasje efektive në drejtësi dhe me parimin e proporcionalitetit të përcaktuar në nenin 3 të po këtij ligji.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo nënkupton se taksat gjyqësore, ndonëse mund të justifikohen nga nevoja për administrim dhe funksionim efikas të gjyqësorit, nuk duhet të vendosen në atë mënyrë që të krijojnë pengesa disproporcionale për inicimin e procedurave gjyqësore apo për ushtrimin e mjeteve juridike”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim Avokati i Popullit thekson se taksat gjyqësore të përcaktuara me UA nr.03/2025 derdhen në Buxhetin e Republikës së Kosovës dhe jo drejtpërdrejt në buxhetin e sistemit gjyqësor, gjë që dobëson lidhjen ndërmjet rritjes së taksave dhe përmirësimit të funksionimit të gjyqësorit. Për këtë arsye, nevoja dhe proporcionaliteti i rritjes së taksave duhet të arsyetohen në mënyrë të veçantë dhe të bazohen në vlerësime konkrete të ndikimit të tyre në qasjen efektive në drejtësi.

Në këtë drejtim, rritja e konsiderueshme e taksave gjyqësore, pagesat shtesë për ushtrimin e mjeteve juridike dhe pasojat procedurale të mospagesës së tyre mund të krijojnë barriera financiare disproporcionale, të cilat dekurajojnë inicimin dhe zhvillimin e procedurave gjyqësore, veçanërisht për qytetarët që nuk përfitojnë nga mekanizmat e përjashtimit ose nga ndihma juridike falas.

“Në dritën e standardeve të vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ekziston rrezik real që, në formën aktuale, dispozitat e UA nr.03/2025 të prodhojnë efekte disproporcionale në raport me të drejtën për qasje në drejtësi. Për këtë arsye, Avokati i Popullit konsideron se Këshilli Gjyqësor i Kosovës duhet ta rishqyrtojë sistemin e taksave gjyqësore, me qëllim të sigurimit të një balancë të drejtë ndërmjet interesit publik për funksionimin efikas të sistemit gjyqësor dhe garantimit të qasjes efektive dhe të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
​KGJK-ja ndryshon përbërjen e Komisionit Vlerësues, emërohen Milenkoviq dhe Bislimi
Kryeprokurorja me akuza ndaj Thaçit në Hagë: Formoi grupe për të ndikuar te dëshmitarët

LEXO GJITHASHTU

Vendoset flamuri gjigant “Liria ka emër” në selinë e Odës së Mjekëve
Vendoset flamuri gjigant “Liria ka emër” në selinë e Odës së Mjekëve
Lajme
Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
Lajme
Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Lajme
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Lajme
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të
Lajme

You Might Also Like

Besoj në zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme
TOP Momenti

Besoj në zgjidhjen me dy shtete në Lindjen e Mesme

September 10, 2026
Pa rrymë disa pjesë të Butelit, Petrovecit, Studeniçanit dhe Karposhit
TOP Momenti

Pa rrymë disa pjesë të Butelit, Petrovecit, Studeniçanit dhe Karposhit

September 10, 2026
Privohet nga liria 48 vjeçari nga Sedllarca, dyshohet se e zhvati një grua për dy vite duke e kërcënuar
TOP Momenti

Privohet nga liria 48 vjeçari nga Sedllarca, dyshohet se e zhvati një grua për dy vite duke e kërcënuar

September 10, 2026
Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë
TOP Momenti

Deklaratat përfundimtare në rastin e Thaçit dhe të tjerëve – lidhur me akuzat për administrim të drejtësisë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?