By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vështirësia për t’i rregulluar mediat sociale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vështirësia për t’i rregulluar mediat sociale
Lajme

Vështirësia për t’i rregulluar mediat sociale

Momenti
Published: August 30, 2026

Meta dhe platforma të tjera të mediave sociale përballen me padi që pretendojnë se përdorimi i tyre shkakton varësi tek të rinjtë. Tani rregullatorët po përpiqen të frenojnë modelet e tyre të biznesit.

Varësia, vetëlëndimi, vetëvrasja: strategjia e orientuar e angazhimit në Media Sociale është nën shqyrtim të rreptë pas dyshimeve se shkakton dëmtim të rëndë psikologjik, veçanërisht tek fëmijët.

Your browser does not support the video tag.

Platforma si Facebook, YouTube dhe TikTok fitojnë shuma marramendëse duke i mbajtur përdoruesit të lidhur, nëpërmjet “scrolling” pa ndërprerje si dhe rekomandimeve dhe njoftimeve të vazhdueshme.  

Për shembull, pronari i Facebook-ut, Meta, gjeneroi një rekord të ardhurash prej 196.2 miliardë dollarësh (168.3 miliardë euro) nga reklamat vitin e kaluar, të nxitura nga aftësia e saj për t’i mbajtur njerëzit të ngjitur pas ekraneve të tyre.

Ky model biznesi po përballet tani me pengesa të mëdha ligjore dhe rregullatore, me ndalimet e mediave sociale për personat nën 16 vjeç – që po përhapen në nivel botëror – dhe një valë në rritje padish, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në rastin më të fundit, në fillim të këtij muaji 29 shtete – përfshirë Kaliforninë, Koloradon dhe Nju Xhersin – paditën Metën, duke pretenduar se gjiganti i mediave sociale i projektoi platformat e tij për të krijuar varësi nga përdoruesit e rinj.

Në një marrëveshje të njoftuar të mërkurën, Meta pranoi të paguante deri në 18 miliardë dollarë për 47 shtete, distriktin e Kolumbias dhe territoret e Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe duke përfshirë një marrëveshje të veçantë prej 1 miliard dollarësh me Teksasin. Platforma gjithashtu pranoi të zbatojë kufizime përdorimi dhe të bllokojë adoleshentët nga përdorimi i aplikacioneve të saj gjatë natës.

Rritja e mediave sociale ia kaloi rregullores

Qeveritë në të gjithë botën e kanë kaluar dekadën e fundit duke shtrënguar rregullat, megjithatë politikëbërësit kanë vështirësi të ecin me hapin e teknologjisë, që ndryshon me shpejtësi.

Disa studime e lidhin përdorimin e mediave sociale tek adoleshentët me rritjen e ankthit, depresionit dhe pakënaqësisë me trupin. Ndërkohë, dokumentet e rrjedhura nga Meta në vitin 2021 treguan se studiuesit e kompanisë kishin identifikuar lidhje midis përdorimit të Instagram dhe shqetësimeve për imazhin e trupit dhe shëndetin mendor tek disa vajza adoleshente.

Sipas firmës “Sensor Tower” e cila merret me inteligjencën e tregut, në vitin 2025 adoleshentët amerikanë kalonin rreth 90 minuta në ditë, të fiksuar pas TikTok. Testet e bëra në vitin 2023  nga grupe si “Amnesty International” treguan se algoritmi i platformës mund të rekomandojë video që lidhen me depresionin dhe vetëlëndimin, për përdoruesit që janë të interesuar për përmbajtjen e shëndetit mendor.

“Kompanitë që veprojnë në këtë shkallë, me kaq shumë ndikim në jetën e njerëzve, duhet të përmbushin standardet themelore të sigurisë” – tha për DW Camille Carlton, drejtoreshë e lartë e strategjisë dhe ndikimit në Qendrën për Teknologji Humane. “Kjo nuk është ide radikale” – tha ajo. “Ky është i njëjti standard që ne aplikojmë për produkte të tjera si makinat, ilaçet dhe lodrat e fëmijëve.”

SHBA: siguri më të rreptë për fëmijët

Pas vitesh bllokimi, në SHBA po rritet mbështetja dypartiake për rregulla më të ashpra për mbrojtjen e fëmijëve nga dëmet e mediave sociale, përmes Aktit për Sigurinë Online të Fëmijëve (KOSA).

Planet përfshijnë masa më të forta sigurie për të miturit. Gjithashtu prindërve do t’u vihen në dispozicion më shumë mjete për të kontrolluar llogaritë e fëmijëve të tyre.

“Teknologjia po përparon kaq shpejt dhe provat e dëmit po shtohen kaq shpejt, saqë jam vërtet optimist se do të miratojmë legjislacion të rëndësishëm në seancën e ardhshme të Kongresit” – tha javën e kaluar për podkastin “The Conversation” të Politico-s, psikologu social Jonathan Haidt, autor i librit më të shitur “The Anxious Generation” (Brezi i ankthit).

Mbështetje teorike për modele alternative

Në Gjermani, Cornelia Sindermann, profesoreshë e psikologjisë në “Charlotte Fresenius Hochschule” në Heidelberg, ka studiuar qëndrimet e përdoruesve ndaj modeleve alternative të mediave sociale.

Këto përfshijnë planet e abonimit për të shmangur reklamat, të cilat Meta i ka testuar në Facebook dhe Instagram në BE-në me 27 anëtarë dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Hulumtimi i Sindermann-it i vitit 2024 zbuloi gjithashtu se më shumë se gjysma e të rriturve dhe dy të tretat e adoleshentëve do të ishin të gatshëm të paguanin për një version shërbimi të Facebook-ut, me siguri shumë më të fortë. Platformat e mediave sociale ka të ngjarë të “rishpikin” aspekte të modeleve të tyre të biznesit dhe të testojnë burime shtesë të ardhurash. Sindermann i tha DW-së se ajo është “dyshuese” se këto alternativa do të zëvendësojnë platformat më të njohura sociale. /DW

The post Vështirësia për t’i rregulluar mediat sociale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe vdes në vendin e punës
Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe ndërron jetë në vendin e punës
Ramadani: Ata (LVV) tashmë s’po e fshehin që janë bllokuesit
Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues, e do përmbysjen e shtetit
Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit

LEXO GJITHASHTU

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026
Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026
TOP Momenti
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
TOP Momenti
Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër
Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër
TOP Momenti
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Sherr me plagosje për zhurmën e fëmijëve në Korçë, arrestohen dy vëllezër
Lajme

Sherr me plagosje për zhurmën e fëmijëve në Korçë, arrestohen dy vëllezër

August 30, 2026
Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë
Lajme

Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë

August 30, 2026
Dy shtetas serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia në Stublinë–Doberqan
Lajme

Dy shtetas serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia në Stublinë–Doberqan

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve
Lajme

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?