By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit
Lajme

Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit

Momenti
Published: August 30, 2026

Sehfi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, e ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se po e bllokon funksionalizimin e institucioneve të vendit.

Deputetë të PDK-së dhe të Aleancës shkuan sot në Kuvend për të kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.

Your browser does not support the video tag.

Tahiri tha nga foltorja e Kuvendit se Kurti po ndjek skenarë politikë që po e pengojnë funksionalizimin e shtetit.

“Si rezultat i fuqisë së madhe politike që qytetari i Kosovës ia ka dhënë Albin Kurtit, po i shohim skenarët e tij politikë që në vazhdimësi me prodhu situata, të cilat e pengojnë funksionalizimin e shtetit të Kosovës, pavarësisht që ai ka mbërrijt edhe më 28 dhjetor, edhe më 7 qershor me marrë mbështetjen popullore dhe me e fitu pushtetin 100%. Po na po e shohim dhe besoj shumë që janë vetëdijësuar qytetarët e Republikës së Kosovës e më së shumti votuesit e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes që Albin Kurtit nuk po i mjafton pushteti 100%. Ai e do përmbysjen e shtetit”, tha ai.

Tahiri tha se tendenca e Kurtit është ta “cenojë rendin kushtrtues, ligjor të këtij vendi”.

“Qe 24-5 ditë thotë për marrëveshje politike, takohet një herë në javë me Lumir Abdixhikun. Pse nuk po e mbërrin marrëveshjen politike? Pse nuk po e gjejnë kandidatin e përbashkët? Pse nuk po vjen Kuvebd me e funksionalizu Kuvendin? Se presidenti që ka me u zgjedh ka me u zgjedh prej këtij Kuvendi. Jo prej skenarëve politikë qysheve e skutave e duke i u shmangur edhe gazetarëve, duke i nënçmuar edhe qytetarët e Kosovës“, tha ai.

Tahiri është shprehur i bindur se kjo qasje nuk do të ketë sukses, duke përmendur edhe kundërshtimin që, sipas tij, ekziston nga gjeneratat e reja.

Deputeti i zgjedhur i PDK-së ka thënë se qytetarët presin punë, projekte konkrete dhe rezultate, ndërsa ka kërkuar më shumë drejtësi dhe barazi për të rinjtë.

“Qytetarët e Kosovës presin punë, presin projekte konkrete dhe presin rezultate të cilat janë në dobi të tyre sepse na kur dolëm dhe dolëm e promovojmë platforma politike kemi obligim me ardhur këtu dhe me realizuar projekte që i përgjigjen sfidave të kohës dhe nga ana tjetër vizion e përkushtim e punë e angazhim që Kosova me qenë shtet më i fortë, me perspektivë më të madhe dhe me mirëqenie më të plotë. Të rinjtë e Kosovës kërkojnë drejtësi, kërkojnë barazi, madje jo veç kërkojnë, po edhe meritojnë. Nuk mundemi na në 2026-ën me përjetuar pabarazinë nëpër institucione publike, pabarazinë në sektorët tjerë të jetës, nënçmimin, përçarjen, ofendimin, propagandën që 6-7 vjet janë këtu ato që i janë servuar qytetarëve të Republikës së Kosovës prej Albin Kurtit”, shtoi Tahiri.

The post Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues dhe po e bllokon funksionalizimin e shtetit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe vdes në vendin e punës
Gjermani: Tetovari bie nga skelja dhe ndërron jetë në vendin e punës
Ramadani: Ata (LVV) tashmë s’po e fshehin që janë bllokuesit
Tahiri: Kurti po e cenon rendin kushtetues, e do përmbysjen e shtetit
Sherr me plagosje për zhurmën e fëmijëve në Korçë, arrestohen dy vëllezër

LEXO GJITHASHTU

Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026
Sot garojnë katër përfaqësues të Kosovës në Taranto 2026
TOP Momenti
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
Emri i Bekim Sejdiut përmendet për president, Harry Bajraktari: Kandidati ideal për Kosovën
TOP Momenti
Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër
Një i vdekur dhe pesë të plagosur nga të shtënat në një rave bar në Zvicër
TOP Momenti
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
Shtatë raste të dhunës në familje u raportuan në 24 orët e fundit, katër persona dërgohen në mbajtje
TOP Momenti
Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
Zjarri në Pelister është lokalizuar, por rreziku nuk ka kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë
Lajme

Aksidenti në Klinë–Skenderaj, vdes në QKUK personi i lënduar rëndë

August 30, 2026
Dy shtetas serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia në Stublinë–Doberqan
Lajme

Dy shtetas serbë hyjnë ilegalisht në Kosovë, ndalohen nga policia në Stublinë–Doberqan

August 30, 2026
“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve
Lajme

“Shpresë dhe frikë”: Familjarët e të zhdukurve presin me ankth rezultatet e zhvarrimeve

August 30, 2026
UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë
Lajme

UNMIK-u: Çështja e të zhdukurve s’duhet të politizohet, Prishtina dhe Beogradi të bashkëpunojnë

August 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?