By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen
Lajme

Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen

Momenti
Published: August 7, 2026

Zbatimi i reformave të përcaktuara nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor po zhvillohet me ritme të ngadalta në Kosovë. Mosrespektimi i detyrimeve brenda afateve mund të sjellë edhe humbjen e mjeteve të ndara për vendin.

Të dhënat e publikuara nga WeBalkans tregojnë se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë shënuar nivele të ndryshme përparimi, ndërsa Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina renditen në fund sa i përket realizimit të reformave.

Your browser does not support the video tag.

Nga shuma fillestare prej 882.6 milionë eurosh e paraparë për Kosovën përmes Planit të Rritjes, deri tani vendi ka përfituar 61.8 milionë euro.

Materiali, të cilit i referohet KosovaPress, thekson se pas aprovimit të Agjendës së Reformave nga Komisioni Evropian, Kosova ka filluar të miratojë legjislacion të ri, të zbatojë ndryshime institucionale, të digjitalizojë administratën publike dhe të avancojë menaxhimin e financave publike. Megjithatë, ecuria e këtij procesi vlerësohet si e ngadaltë.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cituar në publikimin e WeBalkans, ka njoftuar se vetëm Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina nuk e kanë dorëzuar ende raportimin zyrtar mbi zbatimin e reformave.

“Vetëm Bosnjë e Hercegovina dhe Kosova nuk kanë raportuar ende formalisht për zbatimin e reformave”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian.

Brukseli ka sqaruar se disbursimi i fondeve është i lidhur me përmbushjen e reformave për të cilat është rënë dakord, ndaj vendet e rajonit duhet t’i realizojnë detyrimet brenda afateve të caktuara.

Duke përcjellë qëndrimin e Komisionit Evropian, në material thuhet se “Pagesat janë të kushtëzuara me përmbushjen e hapave të reformave”.

Kur ka vonesa, shteteve u jepet një periudhë plotësuese për realizimin e kushteve. Por nëse detyrimet nuk përmbushen as gjatë këtij afati shtesë, fondet përkatëse rrezikojnë të humben.

Komisioni Evropian ka paralajmëruar, sipas WeBalkans, se “Nëse kushtet nuk përmbushen brenda periudhës shtesë, shuma përkatëse mund të humbet dhe të rialokohet te përfituesit e tjerë në vitet pasuese”.

Projektet që financohen përmes Planit të Rritjes duhet të përmbyllen deri në fund të vitit 2027. Komisioni Evropian ka bërë të qartë se nuk është planifikuar shtyrje apo zgjatje e këtij afati.

Përmes Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor synohet afrimi ekonomik i shteteve të rajonit me Bashkimin Evropian. Kjo parashihet të arrihet me integrimin gradual në tregun e përbashkët evropian, fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe përshpejtimin e reformave themelore.

Sigurimi i fondeve nga Mekanizmi për Reforma dhe Rritje kushtëzohet drejtpërdrejt nga zbatimi i hapave të përcaktuar në agjendën e reformave të secilit shtet.

The post Veç Bosnja më “poshtë” se Kosova në zbatimin e Planit të Rritjes, rrezikohen fondet nëse reformat vonohen appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi
Parashikimi i motit për të dielën – Temperaturat pritet të arrijnë deri në 33 gradë
Operacioni ‘Orienti’ në Greqi ku u arrestua një kosovar me 325 kg marihuanë, droga kishte destinacion Turqinë, detaje të reja
Zelensky: Ukraina goditi objektiva strategjike deri në 900 kilometra brenda Rusisë
Përfundon me sukses turneu evropian në tenis “Peja Open 2026”

LEXO GJITHASHTU

Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
TOP Momenti
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
TOP Momenti
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
TOP Momenti
“Keqpërdorimi i pozitës”, një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
“Keqpërdorimi i pozitës”, një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
TOP Momenti
PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare
PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare
TOP Momenti

You Might Also Like

Ukraina godet qendrën raketore ruse
Lajme

Ukraina godet qendrën raketore ruse

August 15, 2026
Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje
Lajme

Koreja e Jugut kërkon bisedime me Phenianin: Koha për një regjim paqeje

August 15, 2026
Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes 29-vjeçarja, lëndohet edhe një person tjetër
Lajme

Aksident me fatalitet në Suharekë, vdes 29-vjeçarja, lëndohet edhe një person tjetër

August 15, 2026
Të shtëna në universitetin amerikan, pesë të plagosur – të dyshuarit në arrati
Lajme

Të shtëna në universitetin amerikan, pesë të plagosur – të dyshuarit në arrati

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?