Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar për një seri të re sulmesh ukrainase me rreze të gjatë ndaj objektivave strategjike brenda territorit të Rusisë, duke thënë se synimi është dobësimi i kapaciteteve të Moskës për të vazhduar luftën.
Sipas Zelenskyt, një nga objektivat e goditura ishte Qendra Progress në rajonin Samara, ndërmarrje e lidhur me Roscosmos dhe e përfshirë, ndër të tjera, në prodhimin e pajisjeve elektronike. Ai tha se gjatë këtij operacioni janë përdorur raketa “Flamingo”, ndërsa objektivi ndodhej rreth 900 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Sulmet ukrainase, sipas presidentit, kanë përfshirë edhe bazën ajrore Savasleyka, rreth 700 kilometra larg Ukrainës. Zelensky tha se në këtë bazë ndodhen avionë të përdorur nga forcat ruse për lëshimin e raketave kundër territorit ukrainas.
Kievi pretendon se ka marrë konfirmim edhe për dëme në një objekt të industrisë së naftës në Ust-Luga, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra nga kufiri ukrainas.
“Plani ynë për goditjet në distancë të gjatë ndaj Rusisë për këtë luftë po zbatohet dhe është e rëndësishme që potenciali i Rusisë për të zhvilluar luftën të reduktohet”, deklaroi Zelensky.
Ai falënderoi njësitë ukrainase të përfshira në operacione, duke vlerësuar saktësinë e goditjeve ndaj objektivave të përcaktuara.
Ukraina ka intensifikuar sulmet me rreze të gjatë ndaj infrastrukturës ushtarake dhe energjetike ruse, si pjesë e strategjisë së saj për të dobësuar kapacitetet që Moska përdor për vazhdimin e luftës.
Today, there are new significant results from our deep strikes. In Russia’s Samara region, one of the key enterprises within Roscosmos – the Progress Center, which was involved, among other things, in electronics production – was hit. Flamingo missiles were used. A good… pic.twitter.com/1BlZpmvKRN
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 15, 2026

