Një burrë në Zveçan ka vdekur pasi dyshohet se pësoi sulm në zemër.
Policia e Kosovës tha se ai ishte dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Mitrovicë Veri dhe se “stafi mjekësor ka bërë përpjekje për ta kthyer në jetë, por viktima kishte ndërruar jetë”.
Për ngjarjen që ndodhi dje pasdite, policia tha se e ka cilësuar si “hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar.
The post Vdes një person në Zveçan, dyshohet për sulm në zemër appeared first on Gazeta Express.

