By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë
TOP Momenti

Haziri: Populli e ka bërë pjesën e vet, radha e institucioneve – Historia do mbajë mend çfarë keni bërë

Momenti
Published: September 27, 2026

Në sheshin e Prishtinës është mbajtur nata e 11-të e protestës kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, në fjalimin e tij ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të ndërmarrin veprime, duke thënë se pas 11 ditësh protestë qytetarët presin veprim institucional.

Në fillim të fjalimit, Haziri ka përkujtuar masakrën e familjes Deliu në Abri të Epërme, duke theksuar se më 26 shtator 1998 forcat serbe vranë 22 anëtarë të kësaj familjeje.

“Para se të fillojmë sonte, dua të kujtojmë një nga plagët më të rënda të luftës sonë. Pikërisht më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat serbe masakruan 22 anëtarë të familjes Deliu. Por në mesin e asaj masakre, në gjirin e nënës së saj të vrarë, u gjet e gjallë një foshnjë. Vetëm gjashtë javëshe. Emri i saj ishte Diturie Deliu. Gjashtë javë jetë. E mbuluar me gjakun e nënës së saj, Dituria mbijetoi atë ditë, por nuk arriti t’i mbijetonte gjatë pasojave të asaj tragjedie”, ka thënë Haziri, raporton eo.

Ai ka bërë thirrje për një minutë heshtje në nderim të viktimave të masakrës.

“Sonte, para se të flasim për të tashmen, le ta kujtojmë Diturinë. Le ta kujtojmë nënën e saj. Le t’i kujtojmë 22 anëtarët e familjes Deliu të masakruar atë ditë. Dhe le t’i kujtojmë të gjithë ata që me jetën e tyre paguan çmimin e lirisë që ne e gëzojmë sot. Ju ftoj për një minutë heshtje!”, ka deklaruar ai.

Pas minutës së heshtjes, Haziri është ndalur te qëllimi i protestave, duke thënë se tashmë, pas 11 ditësh, qytetarët nuk presin vetëm që kërkesat e tyre të dëgjohen.

“Vëllezër dhe motra! Sonte është dita e njëmbëdhjetë! Njëmbëdhjetë ditë e njëmbëdhjetë net që ky shesh flet. Njëmbëdhjetë ditë që kërkesat tona janë dëgjuar. Askush nuk mund të thotë më: ‘Nuk ju kemi dëgjuar.’ Na keni dëgjuar! Por pas njëmbëdhjetë ditësh, ajo që po presim është veprimi!”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, protesta synon që zëri i qytetarëve të shndërrohet në veprim institucional.

“Sepse ne nuk kemi ardhur këtu çdo natë vetëm që dikush të na dëgjojë, të na përshëndesë dhe pastaj të vazhdojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kemi ardhur që zëri i këtij sheshi të shndërrohet në veprim institucional”, ka deklaruar ai.

Haziri ka kritikuar edhe institucionet politike për, siç tha, kërkesat e vazhdueshme për kohë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të protestojnë.

“Dhe këtu dua ta bëjmë një dallim. Populli ka 11 ditë në rrugë. 11 ditë që vjen këtu pa pyetur a është ditë pune, a është fundjavë, a bie shi apo jo. Ndërsa politikës nuk i mjaftuan 11 ditë! Politika kërkon ende kohë. Edhe sa? Sa ditë duhet të qëndrojë populli në rrugë që politika ta kuptojë se nuk po kërkojmë edhe një deklaratë? Nuk po kërkojmë edhe një reagim! Nuk po kërkojmë të na thoni se na kuptoni! Po kërkojmë veprim!”, ka thënë organizatori.

Ai ka përmendur me radhë ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

“Dhe mos harroni pse jemi këtu! Hashim Thaçi! Kadri Veseli! Rexhep Selimi! Jakup Krasniqi! Katër emra që sonte nuk janë këtu me ne. Por kur ky shesh thërret UÇK – këta emra janë pjesë e historisë për të cilën po flasim!”, ka deklaruar Haziri.

Ai më pas u ka kërkuar protestuesve që të ngrinin zërin për secilin prej tyre.

“Prandaj dua t’ju dëgjoj sonte! Kur them Hashim Thaçi – ngrijeni zërin! Kur them Kadri Veseli – ngrijeni zërin! Kur them Rexhep Selimi – ngrijeni zërin! Kur them Jakup Krasniqi – ngrijeni zërin! Sepse njëmbëdhjetë net nuk kemi ardhur këtu për të heshtur. Kemi ardhur për ta ngritur zërin! Dhe sonte le të dëgjohet ky shesh: UÇK! UÇK! UÇK!”, ka thënë ai.

Haziri ka kritikuar partitë politike për atë që e cilësoi si garë mes tyre për të dëshmuar se kush e mbështet më shumë UÇK-në.

“Populli e ka bërë pjesën e vet. Tash është radha e institucioneve! Por çfarë po shohim ndërkohë? Kanë filluar garën mes partive. Kush e do më shumë UÇK-në. Kush foli i pari. Kush bëri deklaratën më të fortë. Kush e mbështeti protestën më shumë. Jo! UÇK-ja nuk është garë partiake!”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka thënë se edhe protestuesit janë përballur me etiketime dhe kategorizime partiake.

“Dhe tash kanë filluar të merren edhe me protestuesit. Kanë filluar të protestojnë kundër protestuesve! Kanë filluar të na vendosin etiketa. Të na numërojnë sipas partive. Të na tregojnë se kujt i përkasim. Prandaj sonte dua t’ua them shumë qartë: Unë nuk jam Çlirimi i Vetëvendosjes! Nuk jam Çlirimi i PDK-së! Nuk jam Çlirimi i LDK-së! Nuk jam Çlirimi i AAK-së! Unë jam Çlirimi i UÇK-së! Dhe ky shesh nuk është i asnjë partie. Ky shesh është i UÇK-së!”, ka thënë ai.

Sipas Hazirit, partitë politike nuk kanë dhënë ende përgjigjen që protestuesit po kërkojnë.

“UÇK-ja nuk është pronë e asnjë partie politike! E partitë politike, tash e njëmbëdhjetë ditë, nuk po e japin përgjigjen që duhet”, tha ai.

source

You Might Also Like

Irlanda vendos të luajë ndaj Izraelit, një lojtar tërhiqet nga skuadra
Arijon Ibrahimoviq e shënon golin e parë me Gjermaninë U-21
Rama nderon vëllezërit Bytyqi: Kosova u detyrohet përjetësisht luftëtarëve
Shqipëria e nis me fitore fushatën e Ligës së Kombeve
Çitaku: Sonte, çdo ditë e çdo natë UÇK

LEXO GJITHASHTU

Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Si i rekruton Rusia bjellorusët për luftën në Ukrainë? Metodat dhe pasojat
Lajme
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
Endrit Thaçi falënderon pjesëmarrësit në protestë: Zëri ynë nuk shuhet
TOP Momenti
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Ivanka Trump në takimin e presidentit amerikan Donald Trump dhe Xi Jinping, shfaqet me veshjen 6 mijë dollarëshe me detaje kristalesh
Lajme
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime për fëmijë
Lajme
“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
“Jo në emrin tim”, tifozët “Kuq e Zi” dërgojnë mesazh për ish-krerët e UÇK-së gjatë përballjes Shqipëri – Bjellorusi
TOP Momenti

You Might Also Like

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së
TOP Momenti

Futbollistët e Shqipërisë festojnë me flamurin e UÇK-së

September 27, 2026
Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës
TOP Momenti

Defekt në një tubacion, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës

September 27, 2026
“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë
TOP Momenti

“Kjo tragjedi e prek nga afër Shqipërinë”, MEPJ reagon për shpërthimin me 6 viktima në Athinë

September 26, 2026
Kosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia
TOP Momenti

Kosova shkëlqen në Mal të Zi, Kori “Siparantum” mposht korin nga Serbia

September 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?