By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja
Lajme

PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja

Momenti
Published: September 13, 2026

Partia Demokratike e Kosovës vlerëson se situata e krijuar rreth konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka hyrë në një fazë që kërkon qartësi përfundimtare kushtetuese, pas shkeljes së afateve, bllokimit të përsëritur të procesit dhe vendosjes së kushteve të reja politike nga Lëvizja Vetëvendosje.

PDK rikujton se Kuvendi i Republikës së Kosovës është dashur të konstituohet brenda afatit 30-ditor, më së largu më 7 gusht, sipas Kushtetutës dhe Aktgjykimit KO124/25 të Gjykatës Kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

Në komunikatën për media, tutje PDK deklaron:

PDK vlerëson se Lëvizja Vetëvendosje e shkeli këtë afat, ndërsa më pas vendosi vetë një afat të ri, 6 shtatorin, të cilin gjithashtu nuk e respektoi.

Përkundër kësaj, Partia Demokratike e Kosovës, për hir të 16 shtatorit dhe vendimit të madh që pritet në Hagë, pranoi të marrë pjesë në seancat e Kuvendit edhe përtej këtyre afateve, me qëllimin e vetëm që procesi i konstituimit të përfundonte.

PDK mori pjesë në seancat e 9 dhe 11 shtatorit, me ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje dhe me vullnet të plotë për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit. Megjithatë, në të dyja rastet, procesi u pengua nga Lëvizja Vetëvendosje përmes arsyetimeve të reja lidhur me zgjedhjen e nënkryetarëve të opozitës.

Partia Demokratike e Kosovës e mbajti fjalën dhe votoi kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje për nënkryetar të Kuvendit. Në anën tjetër, LVV e theu premtimin e dhënë publikisht dhe refuzoi ta votonte kandidaten e PDK-së për nënkryetare. Ky veprim dëshmoi edhe një herë se, për LVV-në, fjala e dhënë vlen vetëm deri në momentin kur u shërben interesave të saj politike.

PDK vlerëson se, pasi e ka bllokuar vetë procesin e konstituimit, Lëvizja Vetëvendosje tani deklaron se është e gatshme t’i votojë nënkryetarët, por duke e lidhur këtë me mënyrën e votimit për Presidentin e Republikës.

Për Partinë Demokratike të Kosovës, Kushtetuta nuk është pazar politik. Konstituimi i Kuvendit është detyrim kushtetues dhe nuk mund të kushtëzohet me votimin e opozitës për Presidentin apo me marrëveshje të tjera politike.

Për këtë arsye, PDK nuk do të vazhdojë të marrë pjesë nga një seancë në tjetrën, në një proces ku vazhdimisht ndryshojnë kushtet dhe krijohen pengesa të reja. Edhe pjesëmarrja në një seancë tjetër nuk ofron asnjë garanci se procesi do të përmbyllet dhe se nuk do të paraqiten kërkesa apo kushte të tjera.

Partia Demokratike e Kosovës konsideron se situata e krijuar tashmë kërkon qartësi kushtetuese. Ekspertët e PDK-së janë duke punuar në përgatitjen e rastit, i cili do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për procesin në tërësi.

Deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës mbetet i qartë: PDK nuk do të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Mjaft me afate të shkelura, kushte të reja dhe pazare politike. Tani fjalën duhet ta thotë Gjykata Kushtetuese.

The post PDK: Nuk marrim pjesë në seanca, pas shkeljes së afateve dhe bllokimit të Kuvendit nga VV – fjalën duhet ta thotë Kushtetuesja appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Vetëvendosje ia voton Listës Srpska nënkryetaren e Kuvendit, zgjedhet Tanja Vujoviq
Albulena Haxhiu e shpall të konstituuar Kuvendin pa nënkryetarin nga PDK-ja
Slavko e Igor Simiq dhe Liliana Stefanoviq s’i marrin votat për nënkryetar të Kuvendit
Kujtim Shala merr votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës
LVV e vazhdon seancën konstituive me qëndrime të reja, mungon PDK-ja dhe Aleanca

LEXO GJITHASHTU

Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit me 75 vota
TOP Momenti
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
LSDM: Statistikat ekonomike të Mickoskit nuk janë realitet, qytetarët përballen me krizë financiare dhe paga të ulëta
TOP Momenti
Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Paris Guri hyjnë bashkë në sallë
Vjosa Osmani, Lumir Abdixhiku e Paris Guri hyjnë bashkë në sallë
Lajme
Lista Serbe arrin në Kuvend, do të jetë pjesë e seancës
Lista Serbe arrin në Kuvend, do të jetë pjesë e seancës
Lajme
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
PDK shkresë zyrtare Haxhiut – pezullon kandidaturën e Çitakut për nënkryetare (Dokument)
TOP Momenti

You Might Also Like

Zemaj: LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera
Lajme

Zemaj: LVV i ndërron qëndrimet gjithmonë për t’i vënë në kurth partitë tjera

September 13, 2026
Sipas deputetit Rexhaj “LVV e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit”
Lajme

Sipas deputetit Rexhaj “LVV e ka bërë kompromisin e fundit për konstituimin e Kuvendit”

September 13, 2026
Deputetja e LVV-së ua bën deputetëve “obligative” prezencën në Kuvend: Uroj që partitë opozitare të ndërrojnë qëndrim
Lajme

Deputetja e LVV-së ua bën deputetëve “obligative” prezencën në Kuvend: Uroj që partitë opozitare të ndërrojnë qëndrim

September 13, 2026
Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit
Lajme

Nagavci pret pjesëmarrjen e PDK-së dhe LDK-së në seancë: Të mundësojnë funksionalizimin e Kuvendit

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?