Një 19-vjeçar ka humbur jetën të mërkurën pas një aksidenti trafiku në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Vlera Krasniqi, ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40, në fshatin Llazicë të Malishevës, ku dyshohet se i riu është vetaksidentuar me motoçikletë.
Sipas saj, menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor.
““Sot, rreth orës 15:40, në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë, përkatësisht në fshatin Llazicë të Malishevës, dyshohet se një person është vetaksidentuar me motoçikletë. Menjëherë pas pranimit të informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, ku mjeku ka konstatuar në vendin e ngjarjes se drejtuesi i motoçikletes ishte pa shenja jete”, ka deklaruar Krasniqi.

