Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të enjte në Strellc të Deçanit, ku dyshohet se një person ka vrarë aksidentalisht babain e tij.
Rastin për Dukagjinin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Rreth orës 13:43, Policia ka marrë informacione se në bjeshkën e Strellcit në oborrin e një stani është një person i vrarë – informatat fillestare janë se bëhet fjalë për një vrasje aksidentale. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një armë teksa në vendin e ngjarjes janë të gjitha ekipet relevante”, u shpreh Rugova.
Teksa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë të ditur se prokurori kujdestar është në vendin e ngjarjes.
“Prokurori i shtetit dhe gjitha njësitet relevante policore janë në vendin e ngjarjes duke ndërmarre veprimet e nevojshme”, u shpreh Nikçi.

