By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Blakaj kritikon BE-në për standarde të dyfishta ndaj Kosovës, përmend mbrojtjen e rezervuarëve strategjikë në 27 shtete anëtare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Blakaj kritikon BE-në për standarde të dyfishta ndaj Kosovës, përmend mbrojtjen e rezervuarëve strategjikë në 27 shtete anëtare
Lajme

Blakaj kritikon BE-në për standarde të dyfishta ndaj Kosovës, përmend mbrojtjen e rezervuarëve strategjikë në 27 shtete anëtare

Momenti
Published: July 23, 2026

Njohësi i sigurisë, Korab Blakaj i është drejtuar me një letër të hapur Bashkimit Evropian, duke e kritikur atë për zbatimin e standardeve të dyfishta ndaj Kosovës, veçanërisht në çështjet që lidhen me sundimin e ligjit, sovranitetin dhe mbrojtjen e rezervuarit të Ujmanit.

Your browser does not support the video tag.

Në letrën e tij, Blakaj thotë se Bashkimi Evropian kërkon nga vendet kandidate respektimin e sundimit të ligjit, mbrojtjen e interesit publik, të drejtave pronësore dhe mjedisit, por argumenton se në rastin e Kosovës këto standarde nuk zbatohen në mënyrë të barabartë.

Një pjesë e argumentimit të tij lidhet me Liqenin e Ujmanit, për të cilin ai thotë se duhet të trajtohet sipas të njëjtave standarde që zbatohen për rezervuarët strategjikë në vendet e Bashkimit Evropian.

Në letër, Blakaj kritikon gjithashtu qasjen e BE-së ndaj veriut të Kosovës, strukturave paralele të mbështetura nga Serbia, çështjes së manastireve ortodokse serbe dhe veprimeve të institucioneve të Kosovës në zbatimin e ligjit, duke kërkuar që Bashkimi Evropian të mbajë të njëjtin standard për të gjitha shtetet.

Ndërkohë, praktika në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tregon se mbrojtja e rezervuarëve dhe liqeneve artificiale që shërbejnë si burime të ujit të pijshëm ose kanë rëndësi strategjike për furnizimin me ujë dhe energji rregullohet përmes legjislacionit kombëtar dhe regjimeve të veçanta të mbrojtjes.

Në të gjitha 27 shtetet anëtare ekzistojnë rezervuarë ose liqene artificialë ku zbatohen kufizime të rrepta ose ndalime për ndërtimin e objekteve private pranë brigjeve, me qëllim mbrojtjen e cilësisë së ujit, ekosistemeve dhe sigurisë së infrastrukturës ujore.

Shembuj të tillë përfshijnë rezervuarët Rappbode në Gjermani, Mornos në Greqi, Castelo de Bode në Portugali, Starina në Sllovaki, Švihov në Çeki, Iskar në Bullgari, El Atazar në Spanjë, Upper Sûre në Luksemburg, Bornsjön në Suedi, Campotosto në Itali dhe dhjetëra rezervuarë të tjerë në Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Hungari, Irlandë, Letoni, Lituani, Maltë, Holandë, Poloni, Rumani dhe Slloveni.

Sipas praktikave të vendeve anëtare, zonat përreth këtyre rezervuarëve mbrohen përmes zonave sanitare, zonave të mbrojtjes së ujit dhe regjimeve të konservimit të natyrës, ku kufizohen ose ndalohen ndërtimet për të garantuar furnizimin afatgjatë me ujë të pijshëm dhe mbrojtjen e interesit publik.

Duke iu referuar këtyre praktikave, Blakaj argumenton se edhe Liqeni i Ujmanit duhet të trajtohet sipas të njëjtave standarde, duke theksuar se Kosova nuk kërkon trajtim të veçantë, por zbatim të njëjtë të parimeve që Bashkimi Evropian aplikon brenda vendeve të tij anëtare.

Lista e 27 shteteve anëtare të BE-së, ku ndërtimi i objekteve private është i ndaluar afer liqenëve sipas legjislacionit të BE

source

You Might Also Like

Dyshohet se djali vrau babain aksidentalisht në Strellc të Deçanit
Ekspertët e OKB-së dënojnë përshkallëzimin SHBA-Iran, bëjnë thirrje për rikthim në negociata
Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohen se falsifikonin dokumente për persona në kërkim ndërkombëtar
Vdes një 19-vjeçar në aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë
Rrustemi: Edhe opozita e ka në dorë (mos)thirrjen e seancës konstituive, VV po i jep kohë dialogut për marrëveshje 

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri, katër të dyshuar shoqërohen në polici
Lajme

Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri, katër të dyshuar shoqërohen në polici

July 23, 2026
Ndalohet një person në Deçan nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” 
Lajme

Ndalohet një person në Deçan nën dyshimin për “vrasje nga pakujdesia” 

July 23, 2026
BE-ja kërkon që partitë të mos ushtrojnë presion ndaj KGJK-së për çështjen e gjyqtarëve serbë
Lajme

BE-ja kërkon që partitë të mos ushtrojnë presion ndaj KGJK-së për çështjen e gjyqtarëve serbë

July 23, 2026
S’ndalen aksidentet me fatalitet, për 7 muaj mbi 50 të vdekur në rrugët e Kosovës
Lajme

S’ndalen aksidentet me fatalitet, për 7 muaj mbi 50 të vdekur në rrugët e Kosovës

July 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?