By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vdekja tragjike e 26-vjeçarit – Institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vdekja tragjike e 26-vjeçarit – Institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës
TOP Momenti

Vdekja tragjike e 26-vjeçarit – Institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës

Momenti
Published: July 29, 2026

E marta doli të jetë tragjike për një 26-vjeçar.

Ky i fundit humbi jetën pas rrëzimit të këtij vinçi në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

E në këtë rast, me lëndime të rënda përfundoi edhe bashkëpunëtori i tij.

Your browser does not support the video tag.

Për këtë të fundit, nga QKUK të enjten thonë se ndodhet në gjendje stabile.

“Pacienti që ju i referoheni vazhdon të marrë tretmanin e mëtutjeshëm mjekësor në Njësinë Intensive të QKUK-së. Për momentin gjendja e përgjithshme tij sa i përket parametrave vital prezantohet të jete stabile edhe pse lëndimet janë serioze. Vazhdon te jete i monitoruar dhe te marre tretmanin e nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Uka.

E për këtë rast, të mërkurën u bë e ditur se në ndalim përfunduan tre persona.
“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tre persona me inicialet A.Sh., nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’, si dhe B.S., në cilësinë e personit përgjegjës të kompanisë ndërtuese, dhe E.E., në cilësinë e personit të kompanisë investuese të projektit , nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’, nga neni 358, paragrafi.7 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Prokuroria Themelore Prishtinë.

E pas rastit, reagoi edhe ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kjo e fundit tha se përgjegjësia për këtë ngjarje, bie mbi Komunës së Prishtinës.

“Në cilësinë e Ministres së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, theksoj se përgjegjësia kryesore dhe e drejtpërdrejtë për lejimin, mbikëqyrjen e sigurisë dhe parandalimin e këtyre rasteve bie mbi Inspektoratin Komunal të Ndërtimit dhe vetë Komunën e Prishtinës. Këto dështime të njëpasnjëshme të nivelit lokal kërkojnë llogaridhënie të menjëhershme dhe të pashmangshme”, u shpreh Pacolli.

E pas kësaj, reagoi edhe i pari i Prishtinës.

Perparim Rama tha se kompetenca i takon, Inspektoratit Qendror të Punës.

“Rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente. Vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror, dhe presim që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për këtë rast”, ka thënë Rama.

E nuk vonoi shumë, me një reagim dolën edhe Inspektorati Qendror i Punës.

Fillimisht nga ky Inspektorat të martën thanë se subjekti në fjalë nuk ka qenë i inspektuar më parë për shkak se punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit.

E të mërkurën, dolën me një sqarim me të gjatë, duke thënë se rasti kërkon hetime dhe ekspertiza të mëtejshme.

Por, cilat janë shkaqet që çojnë në vdekjet tragjike të punëtoreve në vendin e punës?

“Do të thotë, neglizhenca është fund e krye e mosmarrjes së masave. Urgjent duhet të merren masa nga shteti dhe nga punëdhënësit, përndryshe duhet të mbyllen vendpunishtet. Është e turpshme që të humbë jetën një njeri nga pajisja gjatë montimit, apo të dëmtohen edhe objekte të tjera dhe të rrezikohen njerëzit. Ka mundur të jetë edhe dikush tjetër, ka mundur të ndodhë një fatalitet edhe më i madh. Mjerisht, neglizhenca është kryekëput shkaku i asaj që po ndodh”, ka thënë Bajraktari.

Ndryshe, nga rrëzimi i vinçit të martën, me dëme të konsiderueshme materiale përfundoi edhe kjo shtëpi në afërsi të vendpunishtes.

source

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?