By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

Momenti
Published: August 24, 2026

Dikur në shtëpi, sot pranë kontejnerëve.

Divanet dhe mobiliet e vjetra po vazhdojnë të përfundojnë në hapësira publike në Prishtinë.

E për qytetarët, kjo situatë është bërë shqetësuese.

Your browser does not support the video tag.

Andaj, ata po kërkojnë më shumë organizim për largimin e tyre.

“Është pa përgjegjësi e qytetarëve, por edhe grumbullimi duhet me qenë pak i planifikum. Për shembull, siç ka qenë përpara, do kontejnerë që kanë ardhur çdo dy javë edhe i kanë qit këto mbeturinat vëllimore, mobilet të cilat janë jashtë përdorimit. Ish kon mirë prapë me u aktivizu që ato me u hudh e mbrenda ditës me u marrë. Kështu që ata qytetarë, ata që s’kanë ndërgjegje, po i lënë kështu edhe po i japin ambientit një hije të keqe. Papastërtia mundet me u përhapë, ndonjë sëmundje infektive”, shprehet Nexhmie Cubolli -qytetare

Kundër personave që hedhin mbeturina të tilla në hapësira publike janë paraparë edhe gjoba deri në 500 euro.

Por, për qytetarët, vetëm ndëshkimi nuk është zgjidhje.

“Nuk është zgjidhje. Ti mas pari duhesh me i gjetë zgjidhje ku t’i çon ajo. Unë e kom pa njeriun me traktor duke e zbrazur atë materialin ndërtimor me copa betoni, i zbrazke në kontejner… Është me të vërtetë e tmerrshme veç me pa me sy sa është tronditëse, sa kauqa, sa dyshekë. Kjo është për çdo kritik”, thotë Hysni Zuka-qytetar.

Megjithatë, nga Komuna thonë ndryshe.

Sipas shefit të Rendit Komunal, Alban Ymeri, shqiptimi i gjobave ka ndikuar në uljen e rasteve të hedhjes së mbeturinave në vende publike.

“Po çdo herë gjobat janë publikuar dhe ky ka qenë një mesazh për secilin qytetarë që t’i përmbahet rregullave të përcaktuara nga ana e komunës dhe mbeturina të hudhen vetëm në kontejnerët adekuat, por edhe në mbetjet inerte ose mobile të ndryshme që i kanë në deponinë e caktuar nga ana e komunës…. Kemi shumë raste të gjobave që janë identifikuar dhe janë gjobitë. Kemi mbi 50 raste, në varësi të shumave të ndryshme që shqiptohen, nga 100 euro deri në 800 euro, nga ana e inspektorëve”, thotë Ymeri.

Në lidhje me mbeturinat vëllimore, Komuna e Prishtinës ka krijuar edhe platformën “mbeturinat.com”.

Përmes saj, qytetarët mund të kërkojnë falas largimin e mbeturinave të mëdha nga shtëpitë e tyre.

 

 

 

 

 

source

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026
Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë
TOP Momenti

Aleanca të dielën mbajti aksion para Qeverisë

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?