By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Lajme

Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje

Momenti
Published: August 17, 2026

Pothuajse katër vjet pas skandalit në të cilën u përvetësuan paratë e destinuara për blerjen e armatimit nga Ukraina për mbrojtjen ndaj pushtimit rus, çështja po hetohet nga institucionet e drejtësisë në disa shtete, ndërsa gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje e Hercegovinë.

Prokuroria ukrainase konfirmoi për Radion Evropa e Lirë (REL) se Matias Zubak, një sipërmarrës kroat dhe pronar i njërës prej kompanive që morën pjesë në blerjen e dështuar, ka statusin e të dyshuarit dhe se është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Your browser does not support the video tag.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës porositi në tetor 2022 nga kompania ukrainase Lviv Arsenal 100.000 predha mortajash, me vlerë 36.6 milionë dollarësh.

Paratë u paguan paraprakisht, por predhat nuk u dorëzuan kurrë, ngjarje për të cilën REL-i kishte raportuar më herët. Përveç Lviv Arsenal, në marrëveshjen e kontraktuar morën pjesë edhe kompani nga disa vende evropiane, ndër to kompania sllovake Sevotech dhe WDG Promet nga Zagrebi.

Ndërkohë, kompania nga Zagrebi u vu në qendër të hetimeve të drejtësisë edhe në Bosnje e Hercegovinë për shkak të blerjes së fabrikës së eksplozivëve Vitezit në Bosnjën qendrore. Në dokumentet e drejtësisë ukrainase thuhet se fabrika u ble me paratë që ishin destinuar për armatimin e Ukrainës.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës konfirmoi për REL-in se Departamenti kryesor i hetimeve i Policisë Kombëtare të Ukrainës, nën mbikëqyrjen e prokurorisë, po zhvillon hetim në të cilin Zubak ka statusin e të dyshuarit.

Emri i tij ishte publikuar më herët në listën e personave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës që fshihen nga organet hetimore, ndërsa prokuroria ukrainase tani ka konfirmuar se ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Prokuroria thanë se hetimi është pezulluar pasi Zubak është shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa ligji ukrainas parashikon rifillimin e hetimeve pasi të përcaktohet vendndodhja e tij.

Kërkimi ndërkombëtar mund të zhvillohet me ndihmën e policisë ndërkombëtare, INTERPOL dhe përmes mekanizmave të tjerë të bashkëpunimit ndërkombëtar policor.

Matias Zubak u përfshi në bazën e të dhënave të personave që kërkohen nga Ukraina në tetor të vitit 2025.
Matias Zubak u përfshi në bazën e të dhënave të personave që kërkohen nga Ukraina në tetor të vitit 2025.

Emri i Zubakut aktualisht nuk figuron në bazën publike të INTERPOL-it për njoftim të kuqe të kërkimit, ndërsa REL-i nuk ka mundur të marrë nga kjo organizatë informacion nëse ndaj tij është lëshuar kërkim ndërkombëtar policor.

Aktakuzat në Bosnje e Hercegovinë

Tre vjet pasi Vitezit-i u dërgua në falimentim në vitin 2019, impianti i tij më me së shumti perspektiv për prodhimin e nitroglicerinës dhe eksplozivit plastik u shit për rreth 5.5 milionë euro kompanisë WDG Promet nga Zagrebi.

Falimentimi dhe shitja u shoqëruan me ankesa të shumta dhe kallëzime penale nga kreditorët, ndërsa gjithçka rezultoi me një aktakuzë për shitje të paligjshme ndaj katër personave, mes tyre edhe administratores së falimentimit, Behrija Huseinbegoviq.

Me rastin e shitjes së pronës së Vitezit-it po merret Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Krimit Ndërkantonal i Prokurorisë së Federatës së Bosnje e Hercegovinës, nga ku i cili institucion thanë për REL-in se Matias Zubak aktualisht është i dyshuar.

Emri i Zubakut përmendet në një pjesë të aktakuzës, ku Prokuroria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës pretendon se Vitezit-i është blerë me paratë që ishin të destinuara për blerjen e armatimit ukrainas.

Sipas aktakuzës, për blerjen e fabrikës në Bosnjën qendrore janë shpenzuar gjithsej 10.8 milionë marka, ndërsa këto para aktualisht janë të bllokuara në një llogari bankare, me vendim të Gjykatës Supreme të Federatës së Bosnje e Hercegovinës.

Çfarë po heton Çekia?

Përmes kompanisë sllovake Sevotech, paratë e destinuara për armatimin ukrainas iu transferuan WDG-së nga Zagrebi në një llogari në institucionin e kursimeve çek, Podnikatelska druzstevni zalozna.

Sipas dokumentit të Gjykatës së Lartë kundërkorrupsionit të Ukrainës, Sevotech i transferoi kompanisë WDG Promet në dhjetor 2022 gjithsej 11.34 milionë euro. Nga kjo shumë, kompania nga Zagrebi pagoi 5.52 milionë euro për blerjen e Vitezit-it.

Një pjesë e parave u transferua te kompani në Bullgari dhe Slloveni, ndërsa një pjesë në llogaritë e WDG Promet në Kroaci. Pjesa tjetër u tërhoq në para të gatshme nga llogaria e kompanisë në institucionin çek të kursimeve.

Nga WDG Promet më herët kanë pretenduar se paratë nga llogaria në Çeki u ishin vjedhur, përkatësisht, përmes falsifikimit të nënshkrimeve, ishin transferuar në llogaritë e personave dhe organizatave të tjera, duke mohuar se me to ishte blerë Vitezit-i.

Nga institucioni çek i kursimeve më herët i thanë REL-it se tërheqja e parave nga llogaria e WDG Promet ishte raportuar te institucionet çeke si transaksion i dyshimtë dhe se paratë ukrainase ishin përdorur për blerjen e fabrikës në Bosnjën qendrore.

Me rastin po merren edhe institucionet çeke të drejtësisë, të cilat vitin e kaluar i kërkuan gjithashtu Bosnjës dokumentacionin nga procedura e falimentimit të Vitezit-it. Mes të tjerash, u kërkuan dokumentet për shitjen e pronës, pagesën e paradhënies dhe çmimit të blerjes.

Nga Prokuroria e Lartë e Shtetit në Pragë i thanë REL-it se procedura penale është në fazën e hetimit dhe, në përputhje me Ligjin çek për procedurën penale, zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, ndaj aktualisht nuk mund të japin asnjë informacion.

Zubak nuk iu përgjigj pyetjeve të REL-it lidhur me procedurat që zhvillohen ndaj tij në Ukrainë, Çeki dhe Bosnje e Hercegovinë, as për atë nëse do t’u përgjigjet institucioneve të drejtësisë.

Ai në tetor të vitit të kaluar, në një prononcim për media, tha se nuk kishte marrë asnjë dokument nga Bosnje e Hercegovina. Ai konfirmoi se ndodhet në kërkim nga Ukraina, por se në Zagreb kishte dhënë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit, duke thënë se ende “bëj biznes me Ukrainën”.

Sipas informacioneve të publikuara vitin e kaluar në mediat kroate, Zubak, me kërkesë të Ukrainës, ishte marrë në pyetje më herët para Gjykatës së Qarkut në Zagreb. REL-i kërkoi konfirmim të këtyre informacioneve nga Gjykata e Qarkut në Zagreb, por deri në publikimin e këtij teksti ka marrë përgjigje.

Çfarë po ndodh me Vitezit-in?

Rrënoja, mbeturina dhe salla të zbrazëta – këto janë pamjet e Vitezit-it të sotëm, që dëshmojnë për degradimin dhe shkatërrimin shumëvjeçar të ish-gjigantit industrial në Bosnjën qendrore.

E vendosur disa kilometra larg Vitezit, fabrika e barutit për raketa dhe eksplozivëve dikur punësonte mijëra njerëz, ndërsa sot është në qendër të hetimeve policore dhe prokuroriale.

Qeveria e Federatës së Bosnje e Hercegovinës, si pronare shumicës së aksioneve në Vitezit, me vendimin e së cilës kompania u dërgua në procedurë të falimentimit, deri në aksionin policor, bastisjet dhe arrestimet në tetor të vitit të kaluar, rrallë ishte prononcuar publikisht për problemet që pasuan shitjen e fabrikës. /REL

The post Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
“Shqiptarët duhet të kalojnë vetëm 3% nëpër banka shkollore, ka qenë qëndrim publik i maqedonëve”, Avni Dehari: Më pas në Preshevë e gjeta vetën
Arrestohet një i dyshuar për falsifikim të dokumenteve në Jarinjë
Saime Isufi rrëfen veprimtarinë ilegale: Si u krijuan “Shqiponjat e Arta” në Gjilan më 1975
Saime Isufi zbulon prapaskenat e takimit në Stamboll: Kadri Zeka u kthye i dëshpëruar, u ftohën raportet me Jusuf Gërvallën

LEXO GJITHASHTU

Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara
Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara
TOP Momenti
“Pas 17 vjetësh martesë zbulova tradhtinë – tani kam frikë të dua përsëri”
“Pas 17 vjetësh martesë zbulova tradhtinë – tani kam frikë të dua përsëri”
TOP Momenti
Vëllai lindi 6 muaj pasi babai u burgos”, Si e mbajti nëna familjen dhe si u shkollua Dehari në kohë të vështira
Vëllai lindi 6 muaj pasi babai u burgos”, Si e mbajti nëna familjen dhe si u shkollua Dehari në kohë të vështira
Lajme
Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë
Gjatë javës së fundit u regjistruan 25 raste të reja me fruth në Kosovë
Lajme
Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare
Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare
TOP Momenti

You Might Also Like

“Babën tim e kanë marrë n’burg dhe nuk është kthyer më, unë kam qenë dy vjeç”, rrëfimi ekskluziv i Avni Deharit për jetën e tij
Lajme

“Babën tim e kanë marrë n’burg dhe nuk është kthyer më, unë kam qenë dy vjeç”, rrëfimi ekskluziv i Avni Deharit për jetën e tij

August 17, 2026
Ymeri: Vlera e kontratës së KEK me maqedonët aq sa paguajnë kosovarët për 3-4 muaj import të rrymës
Lajme

Ymeri: Vlera e kontratës së KEK me maqedonët aq sa paguajnë kosovarët për 3-4 muaj import të rrymës

August 17, 2026
Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë
Lajme

Nesër s’do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave mbi 20 tonë

August 17, 2026
Kryeministri francez përballet me reagimin ndaj zjarreve, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen në të gjithë Evropën
Lajme

Kryeministri francez përballet me reagimin ndaj zjarreve, ndërsa flakët vazhdojnë të përhapen në të gjithë Evropën

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?