By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare
TOP Momenti

Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare

Momenti
Published: August 17, 2026

Nata e 17 janarit 1982, kur në Gjermani u vranë Kadri Zeka, Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, kishte shënuar edhe një zhvillim të rëndësishëm në përpjekjet për bashkimin e organizatave ilegale shqiptare. Sipas Saime Isufit, pikërisht atë natë kishte ndodhur bashkimi i organizatave, pas një procesi të gjatë bashkëpunimi dhe përpjekjesh për formalizimin e tij.

Duke folur në RTV Dukagjini në emisionin “Dosje” te moderatori i Debat Plus-it, Ermal Panduri, Isufi ka treguar për raportet mes Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, për organizimin e demonstratave të vitit 1981 në Evropë, si dhe për platformën që synonte bashkimin e organizatave shqiptare.

Your browser does not support the video tag.

Isufi tha se për veprimtarinë e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës kishte dëgjuar derisa ishte studente në Prishtinë. Në vitin 1979, kur Jusuf Gërvalla u largua nga Kosova, në mesin e studentëve, sipas saj, flitej për largimin e një poeti dhe gazetari të njohur.

“Kisha dëgjuar për të, se po nxirrte ‘Lajmëtarin e Lirisë’, nuk dija më tepër”, tha Isufi.

Më shumë për veprimtarinë e Jusuf Gërvallës kishte mësuar më vonë, pasi kishte shkuar në Zvicër dhe kishte parë nga afër kontaktet dhe bashkëpunimin e tij me Kadri Zekën.

Ajo ka rrëfyer se i kishte takuar personalisht Jusuf dhe Bardhosh Gërvallën dhe se së bashku me Kadri Zekën kishin udhëtuar në Gjermani, ku kishin marrë pjesë në një organizim për 28 Nëntorin.

“Kemi festuar 28 Nëntorin bashkë në Gjermani, në një sallë ku ishin mbledhur bashkëatdhetarët. Aty kanë mbajt fjalim Kadriu, Jusufi, u janë përgjigjur bashkëatdhetarëve në pyetjet e tyre”, tregoi ajo.

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun

E pyetur për raportet mes Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Isufi ka thënë se ato kishin qenë jashtëzakonisht të afërta.

“Shumë të mira. Më shumë se vëllazërore”, tha ajo.

Sipas Isufit, bashkëpunimi ishte intensifikuar veçanërisht pas demonstratave të pranverës së vitit 1981 në Kosovë. Ajo tha se Kadri Zeka, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe veprimtarë të tjerë kishin bashkëpunuar në organizimin e demonstratave të mërgatës shqiptare në Evropë.

Një moment i rëndësishëm, sipas saj, ishte 11 prilli 1981, kur në Bernë të Zvicrës ishte organizuar një demonstratë me bashkëatdhetarët shqiptarë.

“Hapin për t’i bërë demonstratat e ’81-ës e ka bërë Kadri Zeka”, deklaroi Isufi, duke shtuar se në organizime dhe vendimmarrje kishin bashkëpunuar edhe Jusuf Gërvalla dhe Ibrahim Kelmendi.

Ajo tha se gjatë vitit 1981 në Evropë ishin organizuar dhjetë demonstrata në mbështetje të kërkesave të shqiptarëve në Kosovë.

Isufi ka folur edhe për tezat e “Frontit Popullor për Republikën e Kosovës”, të hartuara në maj të vitit 1981. Sipas saj, dokumenti ishte konceptuar si platformë për afrimin dhe bashkimin e organizatave që vepronin në ilegalitet.

“Kur plasën demonstratat e pranverës ’81, atëherë dolën në shesh shumë veprimtarë, shumë organizata dhe kërkonin njëri-tjetrin. Erdhi koha e një platforme të përbashkët për t’u bashkuar organizatat”, tha ajo.

Sipas Isufit, platforma ishte hartuar nga Komiteti Drejtues i Organizatës Marksiste-Leniniste të Kosovës (OMLK), ndërsa në hartimin e saj kishin rol Kadri Zeka dhe Mehmet Hajrizi, si pjesëtarë të këtij komiteti.

“Kadri Zeka ishte hartues, edhe Mehmet Hajrizi, se këta kanë qenë në Komitetin Drejtues”, deklaroi Isufi.

Ajo tha se tezat më pas ishin dërguar në Zvicër dhe ishin përdorur nga Kadri Zeka në përpjekjet për bashkimin e organizatave.

E pyetur nëse Jusuf Gërvalla e kishte pranuar këtë platformë, Isufi u përgjigj pozitivisht, duke theksuar se mes tyre bashkëpunimi praktik tashmë ekzistonte dhe kishte mbetur të formalizohej edhe në formë të shkruar.

“Vetëm formaliteti i bashkimit me shkrim ka qenë në pyetje. Përndryshe, ata ishin të bashkuar. Ata vërtet ishin të bashkuar”, tha ajo.

Sipas rrëfimit të saj, pikërisht më 17 janar 1982 kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave.

“Dhe më 17 janar 1982, atë natë, ka ndodhur bashkimi i organizatave”, deklaroi Isufi.

Kur Panduri e pyeti nëse kjo nënkuptonte se bashkimi kishte ndodhur pikërisht natën e vrasjes së Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla, Isufi u përgjigj: “Po, po”.

Saime Isufi foli edhe për strukturën e OMLK-së, për të cilën tha se kishte vepruar për një periudhë të gjatë në ilegalitet dhe kishte krijuar celula edhe në Perëndim. Sipas saj, ndryshimet e emrit të organizimit gjatë viteve ishin përdorur edhe si taktikë për t’iu shmangur përndjekjes nga organet jugosllave./RTV Dukagjini/

You Might Also Like

Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona
BE-ja planifikon paketën më të gjerë të sanksioneve kundër Rusisë në vjeshtë
Nesër pa kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë
Dëgjohen dëshmitarët në gjykimin për fajde, thonë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë emocionale
Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara

LEXO GJITHASHTU

Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
Lajme
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij
Lajme
Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Lajme
“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
“Vajza më 1983, Arbnori lindi më 1985, Astriti më 1990, nuk i çonim në çerdhe nga frika se mësonin gjermanishten para shqipes”, Jeta familjare e Avni Deharit
Lajme
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Rusia dënon me 11 vjet burgim kritikun e Kremlinit, Lev Shlosberg
Lajme

You Might Also Like

“Pas 17 vjetësh martesë zbulova tradhtinë – tani kam frikë të dua përsëri”
TOP Momenti

“Pas 17 vjetësh martesë zbulova tradhtinë – tani kam frikë të dua përsëri”

August 17, 2026
Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar
TOP Momenti

Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar

August 17, 2026
Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
TOP Momenti

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun

August 17, 2026
Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive në territorin e vendit
TOP Momenti

Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive në territorin e vendit

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?