By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara
TOP Momenti

Kastrati ngre shqetësime për sigurinë në institucione, Vela mohon qasjen e personave të paautorizuar në dokumente të klasifikuara

Momenti
Published: August 17, 2026

Deklaratat e ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, lidhur me rastet e dyshuara të spiunazhit në Kosovë, kanë nxitur reagimin e ish-shefit të Kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, i cili ka kundërshtuar pretendimet se persona të paautorizuar kanë pasur qasje në dokumente të klasifikuara në Presidencë.

Duke folur për rastet e fundit të dyshuara të spiunazhit, Kastrati ka theksuar se të gjithë zyrtarët dhe punonjësit që shërbejnë në institucionet më të rëndësishme të shtetit, përfshirë Presidencën dhe Kryeministrinë, duhet të pajisen me certifikata të sigurisë.

Your browser does not support the video tag.

“Unë kam qenë vetë drejtues i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe çdo oficer, çdo punonjës që punon në Presidencë, në Kryeministri, në vendet që janë me rëndësi të veçantë të shtetit, duhet ta kenë certifikatën e sigurisë”, ka deklaruar ai.

Ish-komandanti i FSK-së ka pretenduar gjithashtu se personi i dyshuar për spiunazh, i cili kishte punuar në Presidencë dhe Kryeministri, ka pasur qasje në dokumente sekrete për rreth dy vjet.

“Dy vite ka punuar. Ai ka pasë qasje edhe në dokumente sekrete atje, në Presidencë. Ai ka mundur të hyjë prej zyre në zyrë dhe të ketë qasje. Ai ishte fotografuar edhe me agjentët e BIA-s”, është shprehur Kastrati.

Sipas tij, mbetet e paqartë se sa informacione mund të jenë zbuluar nga një person që ka pasur qasje në institucione të tilla.

“Prej dokumenteve, prej qasjes së politikës sonë, prej koncepteve e strategjisë së punës në Presidencë, çdo gjë ai ka pasur qasje”, ka deklaruar ai në emisionin “Five” në RTV Dukagjini.

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë

Kastrati ka shkuar edhe më tej, duke thënë se, sipas informacioneve që pretendon se i ka marrë nga burime të ndryshme, persona të dyshuar për spiunazh mund të jenë të pranishëm në nivele të ndryshme institucionale.

“Fatkeqësisht, sipas mendimit tim, spiun ka në të gjitha nivelet, prej nivelit politik, nivelit më të lartë shtetëror, nivelit operativ të mesëm dhe nivelit taktik”, ka thënë ai.

Megjithatë, këto deklarata janë kundërshtuar nga ish-shefi i Kabinetit të Presidentes, Blerim Vela, i cili ka sqaruar se dokumentet e klasifikuara ruhen sipas procedurave të përcaktuara dhe nuk mund të aksesohen nga persona që nuk kanë autorizimin e nevojshëm.

Sipas Velës, informacionet e klasifikuara të prodhuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe institucionet e tjera ruhen në kasafortën presidenciale dhe mund të aksesohen vetëm nga presidenti dhe personeli i autorizuar.

“Asnjë anëtar i Këshillit Konsultativ nuk ka as mundësi e as kompetencë për qasje në dokumente të tilla. Një ish-udhëheqës i FSK-së do të duhej t’i njihte më mirë këto rregulla para se të komentonte çështje kaq të ndjeshme dhe të ngrinte dyshime të pabazuara për kalkulime politike”, ka deklaruar Vela.

🧵

Informatat e klasifikuara të prodhuara nga AKI dhe institucionet tjera që i dërgohen Zyrës së Presidentit ruhen, sipas procedurave të përcaktuara, në kasafortën presidenciale dhe mund të aksesohen vetëm nga Presidenti e personeli i autorizuar prej tij.https://t.co/mWwNSoLbti
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) August 17, 2026

You Might Also Like

Kulla: Nëse sot Maqedonia është në prag të anëtarësimit në BE, meritë të veçantë ka Marrëveshja e Ohrit
Deri në 20 minuta pritje në dalje nga Kosova te Dheu i Bardhë
Shpërthen motori i një skafi në Himarë, pësojnë djegie 4 persona
BE-ja planifikon paketën më të gjerë të sanksioneve kundër Rusisë në vjeshtë
Nesër pa kufizime për qarkullimin e kamionëve mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
“Asnjëherë s’kam besu në versionin e Prokurorisë – Madje dëgjoja zëra që thonin e kanë gjenetike…” Çka e preku më së shumti Deharin pas vdekjes së djemve të tij?
Lajme
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
Dikush më telefonoi nga burgu dhe tha: Kam një lajm të keq”, Avni Dehari rrëfen si e morën vesh për Astritin
Lajme
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij
“Arbnori sa e mbaroi fakultetin, Astriti ishte absolvent, e kishin jetën përpara…”, Avni Dehari flet ekskluzivisht për vdekjen e dy djemve te tij
Lajme
Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Politikani i njohur rus kundër luftës dënohet me 11 vjet burg
Lajme
Dëgjohen dëshmitarët në gjykimin për fajde, thonë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë emocionale
Dëgjohen dëshmitarët në gjykimin për fajde, thonë se i dëmtuari ishte në gjendje të rëndë emocionale
TOP Momenti

You Might Also Like

“Pas 17 vjetësh martesë zbulova tradhtinë – tani kam frikë të dua përsëri”
TOP Momenti

“Pas 17 vjetësh martesë zbulova tradhtinë – tani kam frikë të dua përsëri”

August 17, 2026
Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare
TOP Momenti

Saime Isufi: Natën kur u vranë Kadri Zeka e vëllezërit Gërvalla kishte ndodhur edhe bashkimi i organizatave ilegale shqiptare

August 17, 2026
Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar
TOP Momenti

Mësimi shqip në mërgatë, lidhje mes gjuhës dhe identitetit kombëtar

August 17, 2026
Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
TOP Momenti

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?