By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Uji, energjia dhe pijet me ngritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Uji, energjia dhe pijet me ngritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë
Lajme

​Uji, energjia dhe pijet me ngritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë

Momenti
Published: May 28, 2026

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë të vitit 2026, sipas të cilit çmimet e prodhimit në vend kanë shënuar rritje si në baza tremujore, ashtu edhe vjetore.

Sipas ASK-së, indeksi i përgjithshëm i çmimeve të prodhimit është rritur për 2.3 për qind në tremujorin e parë të vitit 2026 krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2025.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkaq, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e prodhimit kanë shënuar rritje mesatare prej 7.9 për qind.

Rritjet më të mëdha në baza tremujore janë regjistruar te grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë me 34.4 për qind, prodhimi i pijeve me 15.9 për qind dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës me 9.6 për qind.

Sipas ASK-së, ngritje pati edhe në prodhimin e metaleve, përpunimin e produkteve ushqimore, prodhimin e produkteve kimike, tekstilit dhe produkteve të gomës e plastikës.

Në anën tjetër, rënie të çmimeve pati te energjia elektrike, gazi dhe furnizimi me ajër të kondicionuar me 2.7 për qind, si dhe te prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve.

Sa i përket krahasimit vjetor, rritjet më të larta u evidentuan te furnizimi me ujë me 32.2 për qind, energjia elektrike me 18.1 për qind, prodhimi i letrës me 15.5 për qind dhe prodhimi i pijeve me 15.2 për qind.

ASK njofton se ngritja e çmimeve është zbutur nga ulja në sektorin e trajtimit të mbeturinave, prodhimit të metaleve dhe produkteve të lëkurës.

The post ​Uji, energjia dhe pijet me ngritjen më të madhe të çmimeve në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

LEXO GJITHASHTU

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
TOP Momenti
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Lajme
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Lajme
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Lajme
Sot s’ka kufizim të qarkullimit të kamionëve
Sot s’ka kufizim të qarkullimit të kamionëve
Lajme

You Might Also Like

Bisedimet SHBA-Iran kanë mbetur në një ngërç – zhvillimet e fundit
Lajme

Bisedimet SHBA-Iran kanë mbetur në një ngërç – zhvillimet e fundit

August 19, 2026
ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare
Lajme

ShBA-ja i vendos sanksione kryetares së Gjykatës Penale Ndërkombëtare

August 19, 2026
Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës
Lajme

Aleanca mban konferencë për media në Kuvendin e Kosovës

August 19, 2026
Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës
Lajme

Kapet kosovari në Kroaci, po tentonte të kontrabandonte të 43 orë të dorës

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?