By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
Lajme

Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat

Momenti
Published: August 19, 2026

Numri i të rinjve që nuk mund të gjejnë punë ose një vend për të mësuar një zanat në Gjermani është në rritje. Në të njëjtën kohë vendi ka nevojë për punëtorë të kualifikuar.

Pothuajse çdo i dhjeti i të rinjve të moshës 20 deri në 24 vjeç në Gjermani është i papunë ose nuk ka ndonjë vend për përgatitje profesionale apo ndonjë zanat. Këto janë të dhënat e publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, të cilat bazohen në një krahasim me të dhënat e zyrës statistikore evropiane Eurostat.

Your browser does not support the video tag.

Përqindja e të rinjve të papunë në grupmoshën e përmendur është rritur nga 8.8 përqind në vitin 2022 në dhjetë përqind sa është aktualisht.

Arsyet për këtë trend negativ janë të ndryshme. Disa prej tyre janë të natyrës shëndetësore, ndërsa të tjerët nuk kanë një punë sepse ende presin për një vend në një universitet ose në një kompani për të filluar të mësojnë një zanat.

Perspektivë e pasigurt

Instituti i Shkencave Ekonomike dhe Sociale (WSI) i Fondacionit Hans Böckler e vlerësoi këtë zhvillim shoqëror në Gjermani si “shqetësues”. Për të rinjtë që e gjejnë veten në këtë situatë, kjo do të thotë “perspektiva të pasigurta për të ardhmen dhe me shumë mundësi një rrugë të vështirë drejt jetës së biznesit”, tha drejtoresha e WSI-së, Bettina Kohlrausch. “Për tregun gjerman të punës, kjo do të thotë se po humbet staf i rëndësishëm profesional.”

Kohlrausch shton se është shumë e nevojshme të ofrohen mundësi të mira për të mësuar zanate dhe mbështetje të mëtejshme në mënyrë që të rinjtë të gjejnë një rrugë drejt një pozicioni në kompani dhe më pas të kalojnë me sukses në tregun e punës.

Rumania me statistikat më të këqija 

Megjithatë ky trend negativ gjerman është më i ulët në krahasim me mesataren e BE-së, e cila është 12.9 përqind. Holanda ka shkallën më të ulët të të rinjve të papunë të moshës 20 deri në 24 vjeç me vetëm 5.6 përqind. Pas saj vjen Suedia me 7.3 përqind dhe Republika Çeke me 7.6 përqind.

Përqindja më e lartë e të rinjve të papunë të kësaj grupmoshe është regjistruar në Rumani me 22.8 përqind. Si në Bullgari (17.3 përqind) ashtu edhe në Francë (16.2 përqind), një numër i madh i të rinjve nuk kanë një punë ose një vend për të mësuar ndonjë zanat. Aktualisht nuk ka të dhëna për Luksemburgun.

Në Gjermani, si në mesataren e BE-së, vajzat dhe gratë janë më të prekura nga papunësia. Një pamje e ndryshme shfaqet kur bëhet fjalë për ndryshimin midis qytetit dhe fshatit. Në Gjermani, të rinjtë në qytet janë më shpesh të papunë sesa në fshat, ndërsa mesatarisht në Bashkimin Evropian, të rinjtë në qytet kanë më shumë gjasa të kenë një punë sesa ata në fshat. /DW

The post Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimet e reja të derivateve, nafta sot arrin në 1.77 euro-litri
Këto janë 10 familjet më të pasura në Zvicër
Aksident në rrugën Mitrovicë-Prishtinë: Vdesin dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç
Ushtria amerikane publikon pamje të dërgimit të aeroplanmbajtëses drejt Lindjes së Mesme
Ish-ministri ukrainas i Mbrojtjes që u shkarkua bën thirrje për zgjedhje presidenciale

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
Arrestohet një shtetas algjerian pas vjedhjes në një market në Prishtinë
TOP Momenti
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
TOP Momenti
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
LSDM: Mickoski dhe OBRM-PDUKM festuan në qytetin ku u helmuan mbi pesë mijë qytetarë, Gostivari nuk harron
TOP Momenti
LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare, komunikacioni zhvillohet pa pengesa
TOP Momenti
Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot
Zelensky propozoi kandidatët për ministër të Brendshëm dhe ministër të Jashtëm, Parlamenti voton sot
Lajme

You Might Also Like

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët 
Lajme

‘Roboti “thyen” rekordin e shpejtësisë së Usain Bold, por…’ – Pamjet tregojnë se teknologjia ende ka gjëra për të mësuar nga humanët 

August 19, 2026
Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin
Lajme

Deputeti i LDK-së: Kemi komunikim të shëndetshëm me Hamzën e Gjinin

August 19, 2026
YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video
Lajme

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video

August 19, 2026
Indonezia regjistron mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit vdekjeprurës të fundjavës
Lajme

Indonezia regjistron mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit vdekjeprurës të fundjavës

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?