By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: U vra në Itali, trupi iu gjet në një makinë të fundosur në lum, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
U vra në Itali, trupi iu gjet në një makinë të fundosur në lum, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar
Lajme

U vra në Itali, trupi iu gjet në një makinë të fundosur në lum, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar

Momenti
Published: September 10, 2026

Karabinierët në Padova kanë intensifikuar hetimet për vrasjen e Ferdinant Hotit, 35-vjeçarit shqiptar, trupi i të cilit u gjet brenda një automjeti të fundosur në lumin Tergola. Identifikimi i viktimës u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë kontaktet dhe lëvizjet e fundit të viktimës, i cili nuk kishte një banesë të regjistruar, por jetonte në Mirano. Dyshimi kryesor është se ai nuk është vrarë në vendin ku u gjet trupi, por në një tjetër zonë, ndërsa dyshohet se ai është ekzekutuar në Venecia.

Your browser does not support the video tag.

Viktima dyshohet se është vrarë me një plumb në kokë. Karabinierët po analizojnë kamerat e sigurisë në San Giorgio delle Pertiche dhe zonat përreth, me qëllim gjurmimin e itinerarit të automjetit tip Fiat Bravo, brenda të cilit ndodhej trupi.

Në zonën e Camposampierese ndodhen rreth 200 kamera sigurie dhe 50 sisteme për identifikimin e targave, çka u jep hetuesve shpresë për të rindërtuar lëvizjet e makinës. Në fokus janë edhe kamerat e një mobilierie pranë vendit ku automjeti përfundoi në lumin Tergola.

Paralelisht, autoritetet po analizojnë të dhënat e antenave telefonike të aktivizuara gjatë natës mes së hënës dhe të martës, kur dyshohet se trupi u fsheh. Hetuesit nuk përjashtojnë përfshirjen e më shumë se një personi dhe po verifikojnë lidhjet e mundshme me persona të përfshirë në shpërndarjen e drogës në zonën e Miranos.

Hetimet janë fokusuar edhe të një tjetër incident i ndodhur në Mirano mes 30 qershorit dhe 1 korrikut, kur një shtetas shqiptar u qëllua me armë zjarri në shpatull teksa po kthehej në shtëpi me partneren e tij.

Sipas hetimeve të atëhershme, sulmi dyshohet se u krye nga dy persona (me kombësi shqiptare), të cilët e prisnin pranë banesës.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave në mënyrë kronologjike, duke shkuar pas në kohë për të përcaktuar se kur dhe nga ku mbërriti automjeti. Dyshohet se autorët e kanë vëzhguar mirë zonën ku fundosën makinën me trupin e pajetë të Hotit.

The post U vra në Itali, trupi iu gjet në një makinë të fundosur në lum, hetuesit zbardhin lëvizjet e fundit të 35-vjeçarit shqiptar appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Inflacioni s’ka të ndalur në Kosovë – çmimet në gusht u rritën për mbi 7 për qind krahasuar me vitin e kaluar
Trump premton 5 mijë për çdo qytetar nëse fitojnë republikanët
E vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin, drejtësia italiane rihap rastin
“Zhvillimet e fundit në Kuvend”, Prattipati në LDK për takim me Abdixhikun
Thirrje urgjente Brukselit – Mbi 100 eurodeputetë kërkojnë zhbllokimin e 200 miliardë eurove asete ruse për Ukrainën

LEXO GJITHASHTU

Putini thotë “s’ka mobilizim”, por Rusia po përgatitet: Qindra mijëra thirrje dhe plane për luftë
Putini thotë “s’ka mobilizim”, por Rusia po përgatitet: Qindra mijëra thirrje dhe plane për luftë
Lajme
50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe 22 mjete të konfiskuara në Ferizaj
50 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe 22 mjete të konfiskuara në Ferizaj
Lajme
Burrit i gjendet koka e krokodilit brenda valixhes në aeroport, rrezikon burg ose deri në 200 mijë euro gjobë
Burrit i gjendet koka e krokodilit brenda valixhes në aeroport, rrezikon burg ose deri në 200 mijë euro gjobë
Lajme
Personi që ndërroi jetë në QKUK ishte i paraburgosur në Dyz, SHKK jep detaje
Personi që ndërroi jetë në QKUK ishte i paraburgosur në Dyz, SHKK jep detaje
TOP Momenti
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Lajme

You Might Also Like

Lladrovci fton për 12 Shtator: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!
Lajme

Lladrovci fton për 12 Shtator: Të bashkuar me kërkesën për drejtësi!

September 10, 2026
Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale
Lajme

Ushtria gjermane drejt përdorimit të AI në fushëbetejë, teston 30 mjete të inteligjencës artificiale

September 10, 2026
Shkoi për trajtim, nuk doli më i gjallë nga klinika – Nisin hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis
Lajme

Shkoi për trajtim, nuk doli më i gjallë nga klinika – Nisin hetimet për vdekjen e Giorgos Mazonakis

September 10, 2026
Nënkryetari i Gjykatës në Prishtinë: Departamenti Special me 173 lëndë në punë
Lajme

Nënkryetari i Gjykatës në Prishtinë: Departamenti Special me 173 lëndë në punë

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?