Presidenti amerikan Donald Trump u ka premtuar votuesve nga 5 mijë dollarë për çdo qytetar të rritur amerikan, nëse Partia Republikane arrin të mbajë kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin në zgjedhjet e mesmandatit.
Trump e bëri këtë premtim gjatë fjalimit në konventën republikane për zgjedhjet e mesmandatit të mërkurën.
Ai tha se pagesa do të financohej nga “fuqia dhe suksesi i jashtëzakonshëm ekonomik” i SHBA-së, por nuk dha detaje se si do të financohej konkretisht kjo masë apo si do të kontrollohej ku do të shpenzoheshin paratë.
“Dividend” prej 5 mijë dollarësh, sipas Trumpit, do të mund të shpenzohej vetëm brenda Shteteve të Bashkuara.
Trump kishte premtuar më herët edhe çeqe prej 2 mijë dollarësh për qytetarët, të financuara nga të ardhurat prej tarifave, por kjo pagesë ende nuk është realizuar, shkruan DW.
The post Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse republikanët fitojnë zgjedhjet appeared first on Gazeta Express.

