By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trumpi duhet ta refuzojë kërkesën e rreme të Kinës për respekt të ndërsjellë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trumpi duhet ta refuzojë kërkesën e rreme të Kinës për respekt të ndërsjellë
TOP Momenti

Trumpi duhet ta refuzojë kërkesën e rreme të Kinës për respekt të ndërsjellë

Momenti
SHARE

Pekini përdor diplomacinë për të maskuar kërcënimin dhe agresionin.

Nga: Miles Yu / The Washington Times
Përkthimi: Telegrafi.com

Teksa presidenti Trump nis udhëtimin e tij shumë të pritur për t’u takuar me udhëheqësin e Partisë Komuniste Kineze [PKK], Xi Jinping, Pekini ka përforcuar – në mënyrë të parashikueshme – kërkesën e tij të njohur për “respekt të ndërsjellë” si themel për bashkëpunimin ShBA-Kinë.

Kjo frazë tingëllon e arsyeshme, madje fisnike. Megjithatë, funksionon si kërkesë për heshtje, nënshtrim dhe dorëzim moral.

Kryesorja, kur PKK-ja kërkon “respekt për Kinën”, ajo në shumë nivele kryen një mashtrim të qëllimshëm konceptual.

Së pari, nënkupton në mënyrë mashtruese se rrënja e tensioneve në marrëdhëniet ShBA-Kinë qëndron në “mungesë të respektit” të Amerikës ndaj Kinës, dhe jo në sjelljen dhe armiqësinë e vetë Pekinit kundër ShBA-së. Kjo përfshin praktika shkatërruese tregtare, vjedhje masive të pronësisë intelektuale, luftë kibernetike kundër infrastrukturës amerikane dhe zinxhirë furnizimi me pararendës të fentanilit që ushqejnë vdekje masive në Amerikë.

Ekziston gjithashtu spiunazhi i tërbuar, operacionet zgjedhore dhe të keqinformimit, si dhe ngacmimi dhe represioni transnacional brenda Shteteve të Bashkuara, së bashku me mbështetjen e disa prej regjimeve më antimerikane në botë – të gjitha të ndjekura me një armiqësi ideologjike ndaj sistemit politik amerikan dhe si pjesë e një strategjie afatgjatë për të zëvendësuar udhëheqjen globale të ShBA-së.

Në këtë kuptim, kërkesa e PKK-së për “respekt të ndërsjellë” nuk është aspak e ndërsjellë.

– Lexo po ashtu nga Miles Yu: Makineria e zemërimit të Kinës: Fuqi apo performancë?

Së dyti, PKK-ja e barazon në mënyrë të rreme veten me Kinën dhe popullin kinez, duke nënkuptuar se kritika ndaj PKK-së është armiqësi ndaj vetë Kinës, por PKK-ja nuk është Kina.

Partia nuk ka legjitimitet politik apo kulturor. Është imponim i huaj mbi popullin kinez përmes një ideologjie radikale komuniste perëndimore që synon të eliminojë traditën vendase kineze dhe fijet e saj kulturore, ndërsa institucionalizon indoktrinimin e ideologjisë marksiste-leniniste.

Së treti, duke e paraqitur veten si viktimë të një “hegjemonie amerikane” me mungesë respekti, partia e përdor si armë “Shekullin e poshtërimit” të Kinës nga fuqitë e huaja imperialiste për të kërkuar simpati dhe bindje nga bota. Megjithatë, poshtërimi më i madh që i është shkaktuar Kinës nuk erdhi nga të huajt, por nga vetë PKK-ja.

Kjo ishte gjatë shekullit kur ndodhi themelimi i PKK-së nga agjentët e Kominternit të Vladimir Leninit – në Shangai në vitin 1921 – jo gjatë shekullit kur ndodhi Lufta e Opiumit në vitet ’40 të shekullit XIX. Për ironi, vërtet ekzistonte një formë e kahershme dhe e lehtë e mungesës së respektit ndaj PKK-së nga shumë udhëheqës perëndimorë – zakonisht nga ata më miqësorët.

Për dekada me radhë, Uashingtoni e trajtoi Kinën komuniste jo si fuqi serioze me veprimtari të pavarur, por si një “Kartë kineze” gjeopolitike për t’u përdorur kundër kërcënimeve të tjera. Pekini u josh fillimisht për të balancuar Bashkimin Sovjetik, më pas për të frenuar Korenë e Veriut dhe më vonë për të stabilizuar tregjet globale. Ky nuk ishte respekt i mirëfilltë. Ishte instrumentalizim paternalist.

Në një aspekt paradoksal, ishte administrata Trump ajo që e braktisi e para këtë mentalitet orientalistik të “Kartës së Kinës” dhe e trajtoi haptazi PKK-në si kundërshtar parësor strategjik dhe rival të barabartë. Për herë të parë në gjysmë shekulli, që nga presidenti Nixon, Uashingtoni e njohu Pekinin si forcë qendrore që formëson rendin global.

Në një aspekt të çuditshëm, por real, ky ishte respekt i vërtetë që i jepej një rivali serioz, ambiciet e të cilit duhet të përballen dhe të mposhten për vetëruajtje.

Megjithatë, njohja si një fuqi e madhe nuk jep respekt moral. Asnjë regjim nuk meriton respekt ndërkombëtar teksa në mënyrë sistematike tregon mosrespektim ndaj botës.

PKK-ja drejton shtetin më ndotës në botë, pavarësisht premtimeve të pafundme për përgjegjësi mjedisore. Mbetet një nga shkelësit më agresivë në botë të të drejtave të pronësisë intelektuale, duke vjedhur teknologji dhe sekrete tregtare në shkallë të gjerë. Ajo fuqizon disa nga regjimet më të rrezikshme në botë, duke u ofruar mbështetje diplomatike dhe ekonomike regjimeve të papërgjegjshme, veçanërisht Koresë së Veriut, Kubës, Venezuelës, Iranit dhe Rusisë.

Një regjim mund të respektohet vetëm nëse respekton popullin e vet. Asnjë perandori e jashtme nuk vrau më shumë kinezë, nuk shkatërroi më shumë kulturë kineze dhe nuk ndau më shumë familje kineze sesa vetë PKK-ja.

Hapi i Madh Përpara prodhoi urinë më vdekjeprurëse në historinë njerëzore. Revolucioni Kulturor shkatërroi tempuj, tradita, dijen dhe besimin shoqëror në një tërbim barbarie ideologjike. PKK-ja paraqitet si shpëtimtarja e Kinës, ndërkohë që është arkitektja kryesore e vuajtjes moderne të Kinës.

Të paktën 70 milionë njerëz vdiqën nën sundimin komunist pas vitit 1949, pa llogaritur qindra miliona fëmijë të palindur të humbur për shkak të politikave shtrënguese të kontrollit të popullsisë. Sot PKK-ja operon shtetin më të avancuar oruellian të mbikëqyrjes në botë, duke kryer mizori ndaj pakicave, ndërsa censuron mospajtimin, burgos gazetarë, përndjek besimtarë fetarë dhe kriminalizon shprehjen e lirë.

Një qeveri që i frikësohet së vërtetës dhe shkel popullin e vet kaq shumë nuk mund t’i japë botës leksione të besueshme për “respektin”.

Po ashtu, PKK-ja nuk tregon respekt ndaj fqinjëve të saj. Pekini kërcënon Tajvanin, ushtron presion ekonomik ndaj Koresë së Jugut, përplaset me Indinë në kufirin në Himalaje, frikëson Filipinet në Detin e Kinës Jugore, detyron Vietnamin dhe antagonizon Japoninë.

Vendet që kritikojnë Pekinin përballen rregullisht me hakmarrje ose ndëshkim. Që nga themelimi, regjimi komunist ka zhvilluar më shumë luftëra dhe ka nxitur më shumë konflikte rajonale se çdo qeveri tjetër e pasluftës në Azi. Sot PKK-ja komandon forcën më të madhe ushtarake në botë, nën kontrollin e partisë më të madhe marksiste-leniniste në botë, udhëhequr nga një sundimtar – “Ëndrra kineze” e të cilit parashikon haptazi dominimin kinez të rendit global.

Po ashtu, sistemi grabitqar ekonomik i PKK-së nuk meriton respekt. Pekini shtrembëron tregjet globale përmes subvencioneve masive shtetërore, transferimit të detyruar të teknologjisë, mbylljeve selektive të tregut, manipulimit të valutës dhe përdorimit si armë të zinxhirëve të furnizimit dhe mineraleve të rralla.

Megjithatë, regjimi vazhdimisht paraqitet si viktimë e “hegjemonisë perëndimore”, sidomos e fuqisë amerikane. PKK-ja pretendon viktimizim teksa viktimizon të tjerët dhe dënon ndërhyrjen e huaj ndërkohë që kryen spiunazh kibernetikë në shkallë industriale dhe operacione globale për ndikim.

Përgjigjja e duhur nuk është armiqësia ndaj Kinës apo popullit kinez. Viktimat më të mëdha të PKK-së janë vetë populli kinez: qytetarë të privuar nga liria e fjalës, nga gjykatat e pavarura, historia e pacensuruar, liria fetare dhe të drejtat themelore të njeriut. Bota duhet ta bëjë një dallim të qartë midis popullit kinez dhe shtetit autoritar partiak që sundon mbi ta. /Telegrafi/

Mënyra më e mirë për ta “respektuar” PKK-në nuk është ta lajkatosh apo t’i tolerosh ankesat e saj të fabrikuara, por të ushtrosh presion që të sillet në mënyrë të respektueshme. Demokracitë duhet t’i përballin haptazi udhëheqësit e PKK-së, të sfidojnë drejtpërdrejt narrativat e rreme dhe të verifikojnë çdo premtim përmes veprimeve dhe jo përmes retorikës.

Bota duhet të qëndrojë me vendosmëri në krah të atyre që frikësohen ose janë të heshtur nga Pekini, përfshirë kombet fqinje dhe vetë popullin kinez. Besimi nuk mund të ekzistojë pa të vërtetën. Respekti nuk mund të ekzistojë pa reciprocitet. Respekti i ndërsjellë nuk mund të kërkohet nga një regjim që ua mohon sistematikisht atë të drejtë të tjerëve. /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestohet shtetasi serb në Shkup, dyshohet për përgatitjen e një vrasje me pagesë
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën kontroll, nuk ka shenja përhapjeje
Siljanovska-Davkova: Shteti ynë ka nevojë urgjente për bashkëpunim me diasporën
Aksident trafiku në rrugën Gradsko – Prilep, humb jetën një person
Hamza: Rasti me Remin nuk është i njëjtë, Limaj u largua nga PDK-ja dhe formoi parti politike
Share This Article
Facebook Email Print

Follow US

Find US on Social Medias
FacebookLike
XFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Popular News
Avokatët britanikë i përgjigjen Speciales: Legjitimiteti varet nga aftësia për t’i zbatuar standardet në praktikë
TOP Momenti

Avokatët britanikë i përgjigjen Speciales: Legjitimiteti varet nga aftësia për t’i zbatuar standardet në praktikë

Momenti
Momenti
May 12, 2026
Vazhdon seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë
Dëmtohet vetura zyrtare e gjykatëses në Prishtinë, policia nis hetimet
Mexhiti: VLEN do të jetë parti e qendrës së djathtë
Gjendet e mbytur një 32-vjeçare në Vlorë, trupi u konstatua nga bashkëshorti i saj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Categories

  • ES Money
  • U.K News
  • The Escapist
  • Insider
  • Science
  • Technology
  • LifeStyle
  • Marketing

About US

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.
Quick Link
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?