By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Shkodra, Reshani e Hajrizi” – si po bëhet Serbia vendstrehimi i “preferuar” për të arratisurit nga Kosova? 
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Shkodra, Reshani e Hajrizi” – si po bëhet Serbia vendstrehimi i “preferuar” për të arratisurit nga Kosova? 
TOP Momenti

“Shkodra, Reshani e Hajrizi” – si po bëhet Serbia vendstrehimi i “preferuar” për të arratisurit nga Kosova? 

Momenti
Published: August 15, 2026

Gushti i vitit të kaluar, ishte tronditës për Gjilanin.

Në mes të ditës e në mes të qytetit, u krye një vrasje e trefishtë.

Si të dyshuar për këtë rast, u tha të janë Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin.

Your browser does not support the video tag.

Por, ani pse kaloi plot mbi një vit që nga kjo ditë, vendndodhja e tyre ende nuk dihet.

Në këtë formë, tre të dyshuarit mbetën të pakapshëm për drejtësinë.

“Janë shqetësuese për shkak se këta persona duhet të identifikohen se ku gjenden dhe ndaj tyre të ndërmerren veprime konkrete, konform aktakuzave që i kanë ata. Mirëpo, në raste të caktuara ndodhë që personat e tillë që kryejnë vrasje, do të thotë vepra penale të rënda, të gjenden në territore të shteteve ku nuk kemi marrëdhënie bilaterale me ta, që i bie se në një mënyrë i mbrojnë kryerësit e veprave penale, sikurse me Serbinë për shembull, apo vende tjera. Prandaj, është vështirë që pa një bashkëpunim të ndërsjellë mes shteteve të bëhet ekstradimi i personave të tillë”, deklaroi Refki Morina, profesor i lëndëve policore.

E më gjatë se këta tre, në arrati po qëndron Enver Sekiraqa.

Ky i fundit, arriti që organeve të drejtësisë t’u ikte nga duart, pasi gjyqtari Agim Kuqi në vitin 2024, habiti të gjithë kur ia hoqi masën e arrestit shtëpiak.

E gjitha kjo, pasi Sekiraqa më parë ishte dënuat me 25 vjet burgim, për shtytje në vrasjen e policit Triumf Riza në vitin 2007.

Për këtë, ish zv/ministri i brendshëm Valdet Hoxha, thotë se shteti duhet t’i intensifikojë përpjekjet që këta persona të sillen para drejtësisë.

“Shteti duhet ta demonstrojë vullnetin e tij, brenda të mundshmes natyrisht, sepse ka situata ku ata të dyshuarit mund të jenë jashtë shtetit, por ka edhe mekanizma të tjerë, si lëshimi i fletarresteve, fletërreshtimit ndërkombëtar e kështu me radhë. Pra, shteti ka përgjegjësi dhe çdo i dyshuar që është në arrati është potencialisht rrezik për përsëritjen e veprave të tilla apo të ngjajshme penale”, tha avokati Valdet Hoxha.

Një tjetër person që qëndroi gjatë në arrati, ishte edhe Egzon Reshani.

Edhe ky i fundit, për t’iu shmangur drejtësisë në Kosovë, zgjodhi të fshihej në Serbi.

Por, Reshanin, Policia e Kosovës, arriti ta kapte para se ta linte territorin e Kosovës.

“Më datë 03.08.2026, pak pas orës 22:00, Policia e Kosovës, gjegjësisht zyrtarët e Policisë Kufitare, në SPMK-Muqivërcë, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së vijës kufitare, në zonën e fshatit Karaqevë e Poshtme, kanë identifikuar një automjet të dyshuar duke lëvizur nga drejtimi i fshatit Breznicë/Serbi, në drejtim të territorit të Republikës së Kosovës.Pas vlerësimit të situatës, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë veprime të menjëhershme operative me ç’ rast automjeti është ndaluar në fshatin Novosellë, ku gjatë kontrollit policor, pasagjeri në automjet, i identifikuar si Egzon Reshani, ka tentuar t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u larguar me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë/Serbi”, njoftoi Policia e Kosovës.

E gushti i këtij viti, doli të jetë muaji i fundit në arrati edhe për Dukagjin Nikollajn.

Ky i fundit u ekstradua në Kosovë nga një tjetër shtet mosnjohjes, Spanja, si i dyshuar për një vrasje që ndodhi në vitin 2023, në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë.

Kurse rasti më i njohur, mbetet ai i të arratisurit nga burgu i Smrekonicës.

Edhe Faton Hajrizi kishte zgjedhur Serbinë për t’i ikur autoriteteve kosovare, ku vrau një polic serbë, për t’u vrarë më pas nga këta të fundit në korrikun e vitit 2024.

source

You Might Also Like

Shpërthen gypi i ujësjellësit, ndërpritet furnizimi me ujë në Gadime dhe rrethinë
Policia jep detaje për operacionin ndërkombëtar “ORIENTI” dhe goditjen e trafikimit të narkotikëveve
Dita e 77-të, nuk ndalet protesta në Tiranë
“Keqpërdorimi i pozitës”, një muaj paraburgim për gjyqtarin e arrestuar Avdirrahman Gashi
PSG-ja transferon fenomenin e Ajaxit, Mika Godts firmos kontratë pesëvjeçare

LEXO GJITHASHTU

Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren
Deliu i reagon Deharit: Arsyetim skandaloz, thirre seancën e respekto rregulloren
TOP Momenti
Konsumoni sa më shumë spinaq për t’u dukur më e bukur
Konsumoni sa më shumë spinaq për t’u dukur më e bukur
TOP Momenti
Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë, kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
Deri në 1 orë pritje te Dheu i Bardhë, kështu paraqitet gjendja në pikat kufitare
TOP Momenti
Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi
Dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare – Një muaj paraburgim për gjyqtarin Avdirrahman Gashi
Lajme
Gjenden trupat e 21 palestinezëve nën rrënoja në Gaza
Gjenden trupat e 21 palestinezëve nën rrënoja në Gaza
TOP Momenti

You Might Also Like

RDK me aksion para Kuvendit, kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe afateve
TOP Momenti

RDK me aksion para Kuvendit, kërkojnë respektimin e kushtetutës dhe afateve

August 15, 2026
Aksident tragjik në Suharekë, humb jetën 29-vjeçarja
TOP Momenti

Aksident tragjik në Suharekë, humb jetën 29-vjeçarja

August 15, 2026
Shqipëria në betejë me flakët nga toka dhe ajri
TOP Momenti

Shqipëria në betejë me flakët nga toka dhe ajri

August 15, 2026
PDK e Aleanca refuzojnë ftesat e Haxhiut për marrëveshje konsensuale
TOP Momenti

PDK e Aleanca refuzojnë ftesat e Haxhiut për marrëveshje konsensuale

August 15, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?