By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Trump thotë se s’do të nxitohet për marrëveshje me Iranin: S’më interesojnë zgjedhjet afatmesme, ata s’kanë zgjidhje tjetër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Trump thotë se s’do të nxitohet për marrëveshje me Iranin: S’më interesojnë zgjedhjet afatmesme, ata s’kanë zgjidhje tjetër
Lajme

Trump thotë se s’do të nxitohet për marrëveshje me Iranin: S’më interesojnë zgjedhjet afatmesme, ata s’kanë zgjidhje tjetër

Momenti
Published: May 27, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump të mërkurën u zotua se do të arrijë një marrëveshje të favorshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin, duke paralajmëruar se përpjekjet e regjimit për ta lodhur me pritje nuk do të funksionojnë sepse “nuk më interesojnë zgjedhjet afatmesme”, raporton CNN.

“Ata menduan se do të më prisnin më gjatë se unë, e dini? Do ta presim ne atë, ai ka zgjedhjet afatmesme”, tha Trump gjatë një mbledhjeje të kabinetit, duke minimizuar shqetësimet për koston politike të luftës brenda vendit.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk më interesojnë zgjedhjet afatmesme. Shikoni çfarë ndodhi mbrëmë, ajo ishte një parathënie për zgjedhjet afatmesme. Njerëzit e kuptojnë këtë” tha ai, duke iu referuar kandidatit të mbështetur prej tij që fitoi balotazhin paraprak republikan për Senatin në Teksas.

Presidenti shprehu bindjen se SHBA-ja së shpejti do ta arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, megjithëse paralajmëroi se administrata e tij ende nuk është e kënaqur me kushtet – dhe është e gatshme t’i rifillojë luftimet nëse nuk arrin t’i sigurojë kërkesat e saj.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk jemi të kënaqur me të, por do të jemi” tha Trump. “Ose kjo, ose do të na duhet thjesht ta përfundojmë punën”.

Ai gjithashtu e paraqiti rikthimin e qasjes në internet në Iran si një shenjë se qëndrimi i ashpër i regjimit po dobësohej, duke argumentuar se “i gjithë sistemi i tyre ekonomik është rrënuar”.

“Ata thjesht duan të bëjnë një marrëveshje”, tha ai. “Nuk mendoj se kanë zgjidhje tjetër”.

Memorandumi i mirëkuptimit i publikuar nga Irani, Shtëpia e Bardhë: Trillim i plotë

The post Trump thotë se s’do të nxitohet për marrëveshje me Iranin: S’më interesojnë zgjedhjet afatmesme, ata s’kanë zgjidhje tjetër appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Haliti lajmërohet nga Aqareva: Do të miratojmë ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës çlirimtare
‘Jo absolutisht jo’, Trump: Sanksionet ndaj Iranit nuk do të hiqen edhe nëse ai dorëzon uraniumin e pasuruar
Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohet për 6 të lënduar
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, të paktën tre të lënduar
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit

You Might Also Like

Trump bën shaka me shefin e Pentagonit: E do luftën
Lajme

Trump bën shaka me shefin e Pentagonit: E do luftën

May 27, 2026
2 mln euro për fluturimet e mërgimtarëve, Hamza: Paraja publike po përdoret për blerje të votës
Lajme

2 mln euro për fluturimet e mërgimtarëve, Hamza: Paraja publike po përdoret për blerje të votës

May 27, 2026
Haxhiu: Nëna Pashke Krasniqi Markaj simbol i vuajtjes së popullit tonë e i kujtesës që s’duhet të zbehet kurrë
Lajme

Haxhiu: Nëna Pashke Krasniqi Markaj simbol i vuajtjes së popullit tonë e i kujtesës që s’duhet të zbehet kurrë

May 27, 2026
Mali i Zi: Partitë shqiptare drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik
Lajme

Mali i Zi: Partitë shqiptare drejt bashkimit në një subjekt të vetëm politik

May 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?