By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Ti ke me e pagu shtrenjtë këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Ti ke me e pagu shtrenjtë këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë
TOP Momenti

“Ti ke me e pagu shtrenjtë këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon” – Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për të dyshuarin për grabitje në Gjakovë

Momenti
Published: August 5, 2026

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Grabitja”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, Departamenti për Krime të Rënda ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit me inicialet S.M., ndërsa kërkesa për paraburgim i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë.

Your browser does not support the video tag.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 2 gusht 2026, rreth orës 01:30 pas mesnate, në hyrje të banesës së një dyqani në Gjakovë.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se i është afruar të dëmtuarit A.M. derisa po hynte në ndërtesën ku banonte dhe i ka kërkuar paratë, ndërsa më pas e ka kërcënuar me thikë.

“Qiti paret”, dyshohet t’i ketë thënë i pandehuri, para se t’ia afronte thikën në pjesën e barkut të dëmtuarit.

Nga frika, viktima fillimisht dyshohet se i ka dorëzuar 20 euro, ndërsa pas kërcënimeve të tjera i ka dhënë edhe 30 euro.

Sipas kërkesës për paraburgim, i dëmtuari më pas ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, por i pandehuri dyshohet se e ka kapur për qafe. Viktima ka arritur të lirohet duke e shtyrë të dyshuarin dhe është larguar me vrap.

Në këtë moment, sipas Prokurorisë, ka ndërhyrë dëshmitarja E.R., e cila e ka ndaluar të pandehurin. Megjithatë, ai dyshohet se më pas e ka kërcënuar sërish të dëmtuarin.

“Ti ke me e pagu shtrenjtë këtë, ja ti, ja unë, gjallë nuk ki me kon”, citohet të ketë thënë i dyshuari.

I dëmtuari ka arritur të largohet dhe rastin e ka raportuar në Polici, ndërsa i dyshuari ishte larguar në drejtim të panjohur. Pas veprimeve operative, zyrtarët policorë kanë arritur ta lokalizojnë dhe arrestojnë atë.

Prokuroria ka bërë të ditur se me këto veprime, S.M. dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”, nga neni 317, paragrafi 3, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I pandehuri, me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga 3 gushti ndodhet nën masën e ndalimit prej 48 orësh. Tashmë, Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë caktimin e paraburgimit prej 30 ditësh. /Telegrafi/

You Might Also Like

Aksident mes dy veturave në Lubozhdë të Istogut, 5 të lënduar
Zjarret në Shqipëri, pesë vatra ende mbesin aktive
Zyrtare: Moreira i bashkohet Milanit nga Strasbourg për 65 milionë euro
Vuçiq nga Toplica: Pa Listën Serbe nuk do të ketë serbë në Kosovë
Fushë-Kosova vazhdon bashkëpunimin me CIMIC-un slloven

LEXO GJITHASHTU

Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
Trumpi paralajmëron takim me Kim Jong-un
TOP Momenti
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
TOP Momenti
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
TOP Momenti
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
TOP Momenti
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
TOP Momenti

You Might Also Like

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë
TOP Momenti

​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

August 19, 2026
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti

Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë

August 19, 2026
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti

Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin

August 19, 2026
Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?