By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari
TOP Momenti

Theu masën e “arrestit në shtëpi” dhe kreu 8 vjedhje të tjera brenda javës në Tiranë, arrestohet 20-vjeçari

Momenti
Published: August 14, 2026

Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur për vjedhje, dhe ka kryer 8 vjedhje të tjera brenda një jave.

Policia ka zbardhur rastet në kuadër të operacionit të koduar “Multiple”, ndërsa hetimet vijojnë për të verifikuar nëse i riu është autor edhe i vjedhjeve të tjera.

Your browser does not support the video tag.

“Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Multiple”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar për vjedhje, për të kryer vjedhje në 8 subjekte, gjatë 1 jave, kapet 20-vjeçari.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në bazë të kallëzimeve të disa shtetasve, për vjedhje në subjektet që kishin në pronësi/administrim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e komisariateve të tjera në territoret e të cilave ishin kryer vjedhje, finalizuan operacionin e koduar “Multiple”, gjatë të cilit u zbardhën 8 raste në këtë fushë dhe u kap autori i dyshuar i tyre, shtetasi O. H., 20 vjeç.

Nga këto veprime dyshohet se 20-vjeçari, gjatë periudhës 05.08.2026–13.08.2026, ka vjedhur para dhe produkte, në 8 subjekte. Gjatë verifikimeve të mëtejshme rezultoi se ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale.

Hetimet vijojnë për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. H. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, shkruan Policia. /Tch/

You Might Also Like

Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut
“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit
E therën me thikë dhe e rrahën, një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve në Ferizaj

LEXO GJITHASHTU

Reagon deputetja e PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Reagon deputetja e PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Lajme
Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Kabashi-Ramaj, PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Lajme
Kabashi-Ramaj nga PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Kabashi-Ramaj nga PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
TOP Momenti
Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur
Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur
TOP Momenti
Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
Pse Sorensen po ndërmjetëson bisedime konfidenciale ndërmjet Kosovës e Serbisë- çfarë thotë ai
Lajme

You Might Also Like

Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije
TOP Momenti

Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije

August 14, 2026
ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë
TOP Momenti

ITALFOR-KOSOVA hap procedurë për marrjen me qira të autobusëve dhe minibusëve me shoferë

August 14, 2026
“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit
TOP Momenti

“Ka me ju dal tymi herët a vonë atyre që LDK ju largohet nga bashkëpunimi”, Haziri i përgjigjet Kurtit

August 14, 2026
Ardian Hoxha në “Telegrafi për Biznes”: Nga historia e ASK-së tek dija, biznesi dhe suksesi
TOP Momenti

Ardian Hoxha në “Telegrafi për Biznes”: Nga historia e ASK-së tek dija, biznesi dhe suksesi

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?