By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit
TOP Momenti

“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit

Momenti
Published: August 14, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka denoncuar në Inspektoratin Policor të Kosovës një zyrtar policor, të cilin e akuzon se e ka cenuar fizikisht gjatë seancës plenare në Kuvendin e Kosovës. Musliu ka kërkuar hetim për veprimet e policit, por edhe sqarim institucional se kush e ka urdhëruar ose ftuar Policinë në sallën e Kuvendit.

Musliu tha se ka kërkuar hetim për policin i cili siç tha “më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare”.

Your browser does not support the video tag.

“Sot, së bashku me Sekretaren e Përgjithshme të Partisë, Vlora Çitaku, denoncuam në Inspektoratin Policor të Kosovës dhe kërkuam hetim për policin i cili më cenoi fizikisht në vendin tim të punës, saktësisht në sallën e seancës plenare. Duke qenë se si anëtare e Komisionit Parlamentar për Siguri, për 15 vite rresht kam punuar fort për të pasur një Polici profesionale, të depolitizuar dhe me integritet, nuk mund të hesht përballë një rasti të tillë”, ka shkruar ajo.

Sipas Musliut ky reagim nuk bëhet për të mbrojtur ajo veten, por për të mbrojtur institucionin e Policisë së Kosovës dhe integritetin e tij, në mënyrë që Policia të mos rrëshqasë në urdhrat dhe ndikimet e asnjë partie politike.

“Por, krahas hetimit për veprimet e policit, si deputete dhe si qytetare te Republikës së Kosovës, kërkuam të dimë edhe diçka tjetër: Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare? Ky është një informacion që duhet ta dijë jo vetëm Kuvendi, por edhe opinioni publik. Në një seancë konstituive, ku Kuvendi ende nuk është konstituuar, duhet të jetë e qartë se kush ka autorizuar praninë dhe ndërhyrjen e Policisë brenda sallës”.

Sipas rregullave të procedurës së seancës konstituive, i vetmi autoritet që mund ta ftojë Policinë në sallë nese paraqitet nevoja është mandatar-i për ta udhëhequr seancën, në rastin konkret Avni Dehari.

“Kush e ka dhënë urdhrin? Kush e ka ftuar Policinë? Dhe mbi çfarë baze është ndërhyrë në sallën e Kuvendit? Këto nuk janë pyetje personale. Janë pyetje për përgjegjësinë institucionale. Sepse kur Policia hyn në sallën e Kuvendit dhe një deputet cenohet fizikisht, nuk mjafton të hetohet vetëm polici që ka kryer veprimin. Duhet të hetohet edhe zinxhiri i përgjegjësisë dhe urdhrit që e solli Policinë aty”.

Ajo po ashtu tha: “E lartpermenda se kam punuar për 15 vite rresht që Policia e Kosovës të jetë profesionale, e pavarur dhe me integritet. Nuk do të hesht tani, kur pikërisht këto parime duhet të mbrohen më shumë se kurrë. Policia i shërben ligjit dhe Republikës së Kosovës, jo urdhrave politikë”.

Prandaj, siç potencoi Musliu “I bëj thirrje çdo polici dhe çdo shërbyesi civil në Republikën e Kosovës që t’i qëndrojë besnik ligjit, Kushtetutës dhe detyrës së vet profesionale, e të mos i nënshtrohet asnjë diktati, presioni apo urdhri politik që cenon pavarësinë dhe integritetin e institucioneve të shtetit”. /Telegrafi/

You Might Also Like

Zyrtarët e akuzuar për keqpërdorim në Ministrinë e Infrastrukturës pezullohen nga detyra
Afati i dytë i maturës shtetërore, maturantët presin rezultatet e provimit
Situata e rënduar me zjarret në Shqipëri dhe në Mal të Zi, Kosova e gatshme t’iu dalë në ndihmë
30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë
Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut

LEXO GJITHASHTU

30 ditë paraburgim ndaj të miturit që u përfshi në një rrahje, e kishte goditur një person me shkop druri në kokë disa herë
30 ditë paraburgim ndaj të miturit që u përfshi në një rrahje, e kishte goditur një person me shkop druri në kokë disa herë
Lajme
A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
Lajme
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
TOP Momenti
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
Lajme
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Lajme

You Might Also Like

Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
TOP Momenti

Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh

August 14, 2026
Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA
TOP Momenti

Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA

August 14, 2026
M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut

August 14, 2026
E therën me thikë dhe e rrahën, një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve në Ferizaj
TOP Momenti

E therën me thikë dhe e rrahën, një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve në Ferizaj

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?