By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kabashi-Ramaj nga PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kabashi-Ramaj nga PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
TOP Momenti

Kabashi-Ramaj nga PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik

Momenti
Published: August 14, 2026

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Besa Kabashi Ramaj i ka bërë thirrje Albin Kurtit të mos i keqpërdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet në këtë situatë krize politike, të shkaktuar nga vetë ai.

Kabashi Ramaj, në një konferencë për media kritikoi ashpër Kurtin, i cili sot mori pjesë në ceremoninë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues, duke rikujtuar se ai dhe Ushtruesja e Detyrës së Presidentes po i ushtrojnë funksionet e tyre kundërligjshëm.

Your browser does not support the video tag.

“Kemi një situatë të paprecedentë edhe në Presidencë, me pasoja të drejtpërdrejta për zinxhirin kushtetues të komandimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Personi që e mban pozitën e Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura e mban atë pozitë kundërligjshëm! Kjo nuk është normalitet. Kjo është krizë institucionale. Dhe pikërisht në këtë moment, Albin Kurti po përpiqet të prodhojë një fotografi të normalitetit. Sot e bëri këtë përmes ceremonisë së diplomimit të kadetëve të rinj të Shërbimit Korrektues. Doli para tyre. Para uniformave. Para kamerave. Dhe u tha: “Kosova ka nevojë për ju dhe pret shumë prej jush. Po, Kurti. Kosova ka nevojë për ta. Por mos i përdorni ata për të krijuar përshtypjen se gjithçka është normale në një shtet, institucionet e të cilit ju vetë po refuzoni t’i funksionalizoni. Mos e përdorni uniformën për të normalizuar krizën”, shtoi ajo.

Kabashi Ramaj i bëri thirrje Kurtit dhe LVV-së që të shkojnë në Kuvend për ta mundësuar konstituimin e këtij institucioni, duke thënë se nuk mund të normalizohet shkelja e Kushtetutës me ceremoni dhe me keqpërdorim të uniformave të institucioneve të sigurisë.

“Nuk normalizohet shkelja e Kushtetutës me ceremoni. Nuk krijohet legjitimitet me fotografi. Dhe nuk mund të silleni si Kryeministër i një shteti që funksionon normalisht, ndërkohë që Kuvendi i Republikës së Kosovës pret të konstituohet. Nëse vërtet ju interesojnë institucionet dhe e ardhmja e këtij vendi, atëherë vendi ku duhet të jeni sot është Kuvendi i Republikës së Kosovës. Ejani në Kuvend. Mundësoni konstituimin e tij. Lejoni krijimin e institucioneve legjitime dhe funksionale. Mjaft është mjaft. Mjaft me normalitet të inskenuar. Mjaft me përdorimin politik të institucioneve të sigurisë. Mjaft me propagandë e mashtrim”, tha ajo.

Kabashi Ramaj theksoi se policët kanë nevojë për sigurim shëndetësor, për sigurim jetësor, për paga, kushte, pajisje dhe dinjitet, për një shtet që kujdeset për familjet e tyre nëse humbin jetën duke i shërbyer Republikës.

“Sot dolët para Shërbimit Korrektues. Uniforma nuk është skenografi politike. Policia nuk është e Kurtit. Ushtria nuk është e Kurtit. Shërbimi Korrektues nuk është i Kurtit. Janë institucione të Republikës së Kosovës. Dhe respekti për këta njerëz nuk matet me fotografi e ceremoni. Matet me mënyrën se si i trajton shteti. Vetëm pak muaj më parë, ne kërkuam sigurim shëndetësor dhe jetësor për pjesëtarët e sektorit të sigurisë, përfshirë edhe Shërbimin Korrektues. E kërkuam më shumë se një herë. Dhe shumica juaj, Vetëvendosja, e refuzoi. Policëve tanë u kërkojmë ta rrezikojnë jetën për Kosovën, ndërsa pas një karriere në shërbim përballen me pensione rreth 150 euro”, tha ajo. /Telegrafi/

You Might Also Like

30 ditë paraburgim për të miturin e dyshuar për rrahje dhe dëmtim të pasurisë
Sorensen thotë se s’ka datë për përmbylljen e dialogut
Janevska: Rreth 2.000 vende më pak për studentët e rinj, tregu i punës është i mbingopur nga disa profesione
Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj, dyshohet për spiunazh
Prokurori Kodraliu: I dyshuari Sali e pranoi se ishte rekrutuar nga BIA

LEXO GJITHASHTU

A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
A mund të pretendojë Moska se ende është superfuqi ushtarake?
Lajme
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali dërgohet në paraburgim për një muaj
Lajme
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Ganimete Musliu: E denoncova në IPK policin që me cenoi fizikisht në vendin tim të punës, në Kuvend
Lajme
M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut
M-NAV me sistem të ri ATM, 173 mijë fluturime në gjashtë muaj mbi hapësirën ajrore të Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti
Reagon deputetja e PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Reagon deputetja e PDK: Deputeti Kurti të mos i përdorë institucionet e sigurisë për të inskenuar normalitet politik
Lajme

You Might Also Like

“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit
TOP Momenti

“Kush e ka ftuar Policinë në sallën e seancave plenare?”, Musliu dhe Çitaku denoncuan në IPK policin e Kuvendit

August 14, 2026
E therën me thikë dhe e rrahën, një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve në Ferizaj
TOP Momenti

E therën me thikë dhe e rrahën, një muaj paraburgim ndaj dy të pandehurve në Ferizaj

August 14, 2026
Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur
TOP Momenti

Aksident trafiku në Ohër, lëndohet një i mitur

August 14, 2026
Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije
TOP Momenti

Angellov: Uji në Gostivar është i sigurt për pije

August 14, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?