By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: The Guardian: Gjigantët e naftës fituan 93 miliardë dollarë mes luftës dhe të nxehtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
The Guardian: Gjigantët e naftës fituan 93 miliardë dollarë mes luftës dhe të nxehtit
Lajme

The Guardian: Gjigantët e naftës fituan 93 miliardë dollarë mes luftës dhe të nxehtit

Momenti
Published: August 5, 2026

Tetë nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë kanë regjistruar fitime prej afro 93 miliardë dollarësh në vetëm tre muaj, ndërsa lufta mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit rriti ndjeshëm çmimet e energjisë dhe bota përballej me pasojat e krizës klimatike.

Sipas një analize të publikuar nga “The Guardian”, kompanitë Saudi Aramco, Shell, BP, ExxonMobil, Chevron, TotalEnergies, Equinor dhe Eni kanë përfituar nga rritja e çmimit të naftës, duke fituar mesatarisht mbi 700 mijë dollarë në minutë gjatë tremujorit prill-qershor.

Your browser does not support the video tag.

Organizatat mjedisore kanë reaguar ashpër, duke akuzuar industrinë e naftës se po “përfiton nga mjerimi njerëzor”, ndërsa miliona familje përballen me fatura më të larta të energjisë, zjarre, thatësira dhe valë ekstreme të të nxehtit.

Fitimin më të madh e raportoi “Saudi Aramco”, me mbi 33 miliardë dollarë, ndërsa “BP”-ja shënoi fitimin më të lartë që nga viti 2022, me 5.73 miliardë dollarë. Edhe “Shell”, “Chevron” dhe “ExxonMobil” raportuan rritje të ndjeshme të fitimeve krahasuar me një vit më parë.

Sipas analizës, vlera në treg e tetë kompanive u rrit me rreth 600 miliardë dollarë, duke kaluar kufirin e 3 trilionë dollarëve.

Ndërkohë, shkencëtarët paralajmërojnë se vera e këtij viti ka sjellë valët më të rënda të të nxehtit të regjistruara ndonjëherë në Evropë, të cilat lidhen drejtpërdrejt me ngrohjen globale të shkaktuar nga djegia e lëndëve djegëse fosile. Vetëm në Evropë vlerësohet se temperaturat ekstreme kanë shkaktuar rreth 20 mijë viktima, ndërsa thatësirat, zjarret dhe përmbytjet kanë sjell dëme të mëdha në disa kontinente.

Aktivistët e klimës kërkojnë vendosjen e taksave shtesë ndaj fitimeve të jashtëzakonshme të kompanive të naftës dhe përdorimin e tyre për financimin e energjisë së rinovueshme dhe përballimin e dëmeve të shkaktuara nga ndryshimet klimatike. /Top Channel

The post The Guardian: Gjigantët e naftës fituan 93 miliardë dollarë mes luftës dhe të nxehtit appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Arabia Saudite, Pakistani dhe Turqia arrijnë marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë në stilin e NATO-s
Vranësira në disa zona të Kosovës, IHMK-ja paralajmëron rrufe e breshër
Shi i rrëmbyeshëm në Skenderaj dhe Mitrovicë – pamje

LEXO GJITHASHTU

Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
TOP Momenti
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
TOP Momenti
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
TOP Momenti
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
I dyshuari për të shtënat në një shkollë ka vdekur, thotë kryeministri i Tajlandës
Lajme
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane
TOP Momenti

You Might Also Like

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës
Lajme

Pacolli: Për presidentin nuk mjaftojnë vetëm votat e shumicës

August 7, 2026
Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
Lajme

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot

August 7, 2026
BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
Lajme

BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë

August 7, 2026
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Lajme

Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?