By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti

Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare

Momenti
Published: August 17, 2026







Sport
August 16, 2026 – 22:12


Your browser does not support the video tag.

Në prag të nisjes për Lojërat Mesdhetare Taranto 2026, sportistët kosovarë po shprehen optimistë për paraqitjen e tyre në Itali. Akil Gjakova në xhudo dhe Bled Tufa në taekwondo presin rezultate të mira pas përgatitjeve intensive.


Të dy sportistët kanë folur për pritshmëritë e tyre, përgatitjet dhe zhvillimin e sporteve të tyre në Kosovë. Akil Gjakova, një prej emrave kryesorë të xhudos kosovare, tha se përvoja nga dy edicionet e kaluara, ku është stolisur me medalje, rrit edhe pritshmëritë e tij për Taranto 2026.“Tu e marrë parasysh pjesëmarrjen prej Lojërave të kaluara Mesdhetare, sigurisht që pritshmëritë janë të mëdha, sidomos në sportin e xhudos. Edhe pritshmëritë personale, pas dy paraqitjeve të kaluara në Lojërat Mesdhetare, të cilat jam stolisur me medalje, sigurisht që edhe tash pritshmëritë janë për medalje”.


“Në përgjithësi, interesi për sportin në Kosovë mendoj që nuk është në nivelin qysh duhet me qenë, duke e marrë parasysh edhe jetën qysh është bërë me rrjetet sociale. Por në përgjithësi, në xhudo ka mjaftueshëm pjesëmarrës që janë në sportin e xhudos. Sigurisht që edhe me projektin ‘Kosova, shtet i xhudos’, ne jemi munduar me bërë shumë për sportin e xhudos në Kosovë, duke e futur sportin në shkolla dhe duke mbajtur trajnime të ndryshme, por gjithmonë duke punuar sa më shumë për të ardhmen dhe për fëmijët”.


Edhe përfaqësuesi i taekwondos, Bled Tufa, pret një paraqitje të suksesshme në Taranto. Ai tregoi se ekipi kosovar ka zhvilluar përgatitje intensive, me kampe stërvitore dhe sparing partnerë të nivelit të lartë.


“Kemi pritshmëri të mëdha, jemi përgatitur mirë. Kemi shkuar në shumë kampe sportive, stërvitore me intensitet të lartë, ka pasur sparing partnerë të lartë dhe trajneri Flamur Visoku na ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”.


“Vitet e fundit ka nisur të rritet interesi i taekwondos në Kosovë, ka më shumë fëmijë të interesuar, për shkak se kemi nxjerrë medalje evropiane në U21. Sportisti Bleron Ademi na ka përfaqësuar mirë, por edhe ne e kemi përfaqësuar Kosovën në nivel shumë të lartë botëror dhe evropian”.


Me përgatitje intensive dhe një delegacion rekord prej 163 sportistësh, Kosova do të synojë rezultate sa më të mira në Taranto 2026. Për sportistët si Akil Gjakova dhe Bled Tufa, kjo është një tjetër mundësi për të dëshmuar nivelin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare./Telegrafi





source

You Might Also Like

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
Aksident në KEK, punëtori lëndohet rëndë

LEXO GJITHASHTU

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Lajme
Një trajtim i thjeshtë mund të ndalojë përparimin e kariesit te fëmijët
Një trajtim i thjeshtë mund të ndalojë përparimin e kariesit te fëmijët
TOP Momenti
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë
Aksident me katër automjete në Malishevë, lëndohet një zyrtar policor dhe katër persona të tjerë
TOP Momenti
Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë ish-trajneri Erdogan Celina
Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë ish-trajneri Erdogan Celina
TOP Momenti
Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
Syri i Kaltër, plot me pushues në fundjavë, turistët në kërkim të freskisë dhe natyrës magjepsëse
TOP Momenti

You Might Also Like

Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën
TOP Momenti

Lojërat mesdhetare 2026-Prezantohet i ekipit që do ta përfaqësojë Kosovën

August 16, 2026
Keqpërdorimi i mjeteve për libra-mbi 60 mijë € huq vitin e kaluar, sivjet MASHTI-i merr masa
TOP Momenti

Keqpërdorimi i mjeteve për libra-mbi 60 mijë € huq vitin e kaluar, sivjet MASHTI-i merr masa

August 16, 2026
Bjeshkët e Deçanit po zbrazen, lëndinat po mbulohen nga molikat
TOP Momenti

Bjeshkët e Deçanit po zbrazen, lëndinat po mbulohen nga molikat

August 16, 2026
Kërkohet dënim më i ashpër- Familja Hajdari i shpëtoi përpak përplasjes me një veturë
TOP Momenti

Kërkohet dënim më i ashpër- Familja Hajdari i shpëtoi përpak përplasjes me një veturë

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?