By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, kapet shtetasi i huaj me 30 mijë euro në Bërnjak – në dalje të Kosovës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, kapet shtetasi i huaj me 30 mijë euro në Bërnjak – në dalje të Kosovës
TOP Momenti

Tha se nuk ka asgjë për të deklaruar, kapet shtetasi i huaj me 30 mijë euro në Bërnjak – në dalje të Kosovës

Momenti
Published: June 9, 2026

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se pas një kontrolli të detajuar të një veture në dalje të Kosovës, saktësisht në Bërnjak ka zbuluar një shumë prej mbi 30 mijë eurove te personat, të cilët nuk i kishin raportuar.

Dogana bën të ditur se vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara është 30,328 euro.

Your browser does not support the video tag.

“Gjatë kontrolleve rutinore të automjeteve në dalje të territorit të Kosovës, zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë selektuar për kontroll të vijës së dytë një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga shtetas të huaj.

Gjatë intervistimit fillestar, personat e ndaluar janë pyetur nëse posedonin mallra apo mjete monetare për deklarim, me ç’rast kanë deklaruar se nuk kishin asgjë për të deklaruar. Pas kësaj, është kryer një kontroll i detajuar i automjetit, përfshirë hapësirën e brendshme, bagazhin dhe një çantë personale krahu që përdorej për ruajtjen e dokumenteve, mjeteve monetare dhe sendeve të tjera personale”, thuhet në njoftim.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare të padeklaruara.

Dogana njofton se pas numërimit dhe verifikimit, është konstatuar se shuma totale e mjeteve monetare tejkalonte kufirin ligjor prej 10,000 euro, i cili obligon deklarimin pranë autoriteteve doganore.

Në çantën personale janë gjetur mjete monetare në dy valuta: 25,515 euro (EUR) dhe 565,060 dinarë serbë (RSD), me vlerë të përafërt prej 4,813 euro.

“Vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara: 30,328 euro”, thuhet në komnunikatë.

Dogana tutje sqaron se në përputhje me legjislacionin në fuqi, personi është njoftuar për masat administrative të ndërmarra.

“Me këtë rast, është konfiskuar 25% e shumës totale, ndërsa 75% e shumës është ndaluar përkohësisht deri në verifikimin e burimit dhe ligjshmërisë së prejardhjes së mjeteve monetare. Rasti do të trajtohet nga sektori kompetent i hetimeve për procedurat e mëtejshme ligjore”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestimi me asistimin e FBI, avokati i Dërmakut: Spartaku më tha që është i pafajshëm
Qeveria në detyrë emëron Këshillin për Raportim Financiar dhe miraton ndarje buxhetore
Nis numërimi i votave me postë, KQZ vazhdon procesin e përfundimit të rezultateve
Spahiu: Kurti duhet të kërkojë që tani kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për president
Prishtina prezanton Selmanin

You Might Also Like

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026
TOP Momenti

Emisioni “Këndi i Debatit” 12.06.2026

June 13, 2026
Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1
TOP Momenti

Mbyllet pa fitues ndeshja Kanadaja – Bosnja, ndeshja përfundon 1:1

June 13, 2026
KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë
TOP Momenti

KEDS njofton për reduktimet e planifikuara për të shtunën, shumë vende mbesin pa rrymë

June 13, 2026
Sokoli largohet nga Malisheva
TOP Momenti

Sokoli largohet nga Malisheva

June 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?