By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të paktën 24 të vrarë në dy sulme të armatosura në Honduras
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të paktën 24 të vrarë në dy sulme të armatosura në Honduras
Lajme

Të paktën 24 të vrarë në dy sulme të armatosura në Honduras

Momenti
Published: May 22, 2026

Të paktën 24 persona, përfshirë katër zyrtarë policorë, kanë humbur jetën në dy incidente të ndara të dhunshme që ndodhën të enjten në Honduras.

Sulmi i parë raportohet të ketë ndodhur në një fermë në veri të vendit, ku të paktën 19 punëtorë u vranë me armë zjarri, sipas autoriteteve lokale.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, një tjetër sulm ndodhi në qytetin bregdetar Omoa, afër kufirit me Guatemalën, ku mbetën të vrarë katër policë. Sipas zëdhënësit të Policisë Kombëtare, Edgardo Barahona, në këtë incident humbi jetën edhe një civil, shkruan BBC, transmeton Klankosova.

Pas dy ngjarjeve tragjike, Policia Kombëtare njoftoi se do të ndërmarrë “ndërhyrje të drejtpërdrejta” në zonat ku ndodhën sulmet.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur motivet e sulmit ndaj punëtorëve në fermën në Trujillo, megjithëse veriu i Hondurasit prej vitesh është përballur me konflikte të vazhdueshme për çështje pronësore dhe tokësore.

Sa i përket sulmit ndaj policëve, bëhet e ditur se ata po udhëtonin nga kryeqyteti Tegucigalpa drejt Omoas në kuadër të një operacioni kundër grupeve kriminale.

Numri i saktë i viktimave nga sulmi në fermë mbetet ende i paqartë, pasi familjarët kishin nisur të merrnin trupat e të afërmve para mbërritjes së autoriteteve në vendngjarje.

Ministri i Sigurisë në Honduras, Gerzon Velasquez, deklaroi se disa trupa mund të jenë larguar nga kolegë apo persona të lidhur me grupe kriminale para se policia të arrinte në zonë.

The post Të paktën 24 të vrarë në dy sulme të armatosura në Honduras appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

E rëndë: Dy të vdekur në aksidentin në Surkish të Podujevë
Aksident i frikshëm në Paraguai, Kamioni me frena të prishura përplaset me disa makina në semafor, tre të vdekur
I dërguari i Trump, Kushner, takohet me udhëheqësin e Hamasit për të nxitur planin e paqes në Gaza
Komandanti amerikan thotë se shëndeti mendor është një ‘prioritet’ në USS Lincoln
Sulme të reja Rusi-Ukrainë, Moska thotë se rrëzoi 822 dronë ukrainas

LEXO GJITHASHTU

Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
Aksident mes katër veturave në Malishevë, në mesin e të lënduarve edhe një polic
TOP Momenti
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
Koci: Shteti të mbrojë më shumë të arrestuarit në Serbi
TOP Momenti
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
Mbi 1500 raste të dhunës në familje vetëm në 7 muaj
TOP Momenti
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
Akil Gjakova dhe Bled Tufa me pritshmëri të larta para Lojërave Mesdhetare
TOP Momenti
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
Keqpërdorimi i mjeteve për libra, mbi 60 mijë euro huq vitin e kaluar
TOP Momenti

You Might Also Like

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt
Lajme

Presidenti Trump bën fushatë me Bruce Blakeman, kandidat për Guvernator të New Yorkut: Ta bëjmë Amerikën përsëri të sigurt

August 16, 2026
I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë
Lajme

I dyshuari për të shtëna me armë në Pejë ndalohet për 48 orë

August 16, 2026
Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi
Lajme

Hamza: 16 shtatori duhet të jetë dita kur katër ish-krerët e UÇK-së kthehen në shtëpi

August 16, 2026
Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje
Lajme

Mbi 100 mijë euro të padeklaruara parandalohen të futen në Kosovë, policia jep detaje

August 16, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?