By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona
TOP Momenti

Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona

Momenti
Published: May 12, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 24 persona të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

Në njoftimin e SPAK thuhet se të pandehurit janë:

Your browser does not support the video tag.

O.S. dhe I.T., të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’’, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”,“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 287/1/a, b dhe ç 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

A.S., N.D., O.M., S.E., G.N. alias E.N., H.N., A.M., E.H., A.Sh., S.I., E.Z., G.Th., L.B., J.D., të akuzuar për veprat penale:

“Trafikim i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grup i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.

E.L., M.K., A.H., L.Ç., R.A., A.P. dhe E.C. , të akuzuar për veprat penale:

“Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 287/1 a, b dhe ç, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.

Hetimi

Procedimi penal nr.36/2019 është hetuar në kuadër të një Skuadre të Përbashkët Hetimore me Prokurorinë Distrektuale Antimafia në Bari, Itali. Hetimet e përbashkëta zbuluan veprimtarinë e një grupi të strukturuar kriminal, të përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe italianë me qëllim trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Grupi kriminal operonte nga territori shqiptar me degëzime në Itali, duke organizuar importimin dhe shpërndarjen e sasive të mëdha të kokainës dhe lëndëve të tjera narkotike që vinin nga Amerika e Jugut me destinacion vendet e Bashkimit Europian. Të ardhurat e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm i trafikimit të lëndëve narkotike transportoheshin me shofera të autobusave të transportit ndërkombëtar të pasagjerëve. Kjo për ta bërë të vështirë gjumimin e tyre si edhe për të shmangur detyrimet ligjore apo shlyerjen e taksave që janë detyrim i deklarimit të burimit të tyre.

Nga aktet e administruara në kuadër të procedimit penal nr.36 të vitit 2019 dhe të dhënat hetimore të tyre, rezulton se te pandehurit kanë komunikuar në platformën SkyECC për një periudhe të shkurtër kohe.

Sasitë e lëndës narkotike të sekuestruar:

Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Gravinës, Itali, në datën 26.10.2020;
Sekuestrimi i 23 (njëzetë e tre) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Veneto, Itali, në datën 18.2.2021;
Sekuestrimi i 932 (nëntëqind e tridhjetë e dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në zonën e Reggio Calabria, Itali, në datën 5.11.2021;
Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, në datën 07.09.2020;
Sekuestrimi i 400 (katërqind) kg lëndë narkotike e llojit hashash, në Bari, Itali;
Sekuestrimi i 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) kg lëndë narkotike (160 kg e llojit hashash dhe 115 e llojit marijuanë) në Rimini, Itali, në datën 4.12.2020;
Sekuestrimi i 2 (dy) kg lëndë narkotike e llojit kokainë në Perugia, Itali, në datën 25.6.2020;
Sekuestrimi i 5 (pesë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Perugia, Itali, në datën 24.5.2020;
Sekuestrimi i 8 (tetë) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Bari, Itali, datë 2-5.08.2020;
Sekuestrimi i 2020 (dymijë e njëzet) kg lëndë narkotike e llojit kokainë, në Rotterdam, Holandë.
Në kuadër të këtij hetimi janë sekuestruar mbi 4 milionë euro në cash.

Gjatë hetimeve paraprake u kryen veprime të mëtejshme hetimore me qëllim verifikimin e pasurive në zotërim të personave nën hetim, burimin e ligjshëm të tyre, si dhe gjetjen dhe sekuestrimin e pasurive, që mund të përbëjnë produkte të veprimtarisë kriminale.

Në bazë të akteve të administruara gjatë hetimit të këtij procedimi penal është regjistruar procedimi pasuror nr. 10/2025 me qëllim verifikimin e pasurive të 52 subjekteve të procedimit penal dhe personave të lidhur me ta, të cilëve më parë u është caktuar masa e sigurimit personal.

Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur sekuestrimin e pasurive si më poshtë:

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E.Z dhe K. J:

Pasuria nr. 29/167, zona kadastrale 8512, volumi 47, faqe 75, truall 282.5 m2 dhe ndërtesë 248 m2 (aktualisht ushtron aktivitet mbi këtë pasuri shoqëria “Marquess”).

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit N.Sh dhe shoqërisë “Majestic Konstruksion sh.p.k.”:

Pasuria nr. 58/383/ND, volum 139, faqe 226, zk 8518, ndërtesë, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N1, volum 139, faqe 227, zk 8518, njësi, 291 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N2, volum 139, faqe 228, zk 8518, njësi, 205 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N3, volum 139, faqe 229, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N4, volum 139, faqe 230, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N5, volum 139, faqe 231, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N6, volum 139, faqe 232, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N7, volum 139, faqe 233, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/383/ND+ N8, volum 139, faqe 234, zk 8518, njësi, 257.63 m2, në pronësi të shoqërisë “Majestic Konstruksion” sh.p.k.

Pasuria nr. 58/ 664 volum 140, faqe 115, zk. 8518 lloji i pasurisë ndërtesë, ndodhur në Plazh/13, Durrës.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit E. D dhe H. D:

Pasuria nr. 24/179-N1, zona kadastrale 8512, volumi 13, faqe 239, sipërfaqe 197 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-N6, zona kadastrale 8512, volumi 35, faqe 143, sipërfaqe 135 m2, lloji i pasurisë njësi, e ndodhur në Durrës.

Pasuria nr. 24/179-B3, zona kadastrale 8512, volumi 40, faqe 124, me sipërfaqe 20 m2.

Pasuria nr. 24/634NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 1, me sipërfaqe 70 m2.

Pasuria nr. 24/635NA/N1, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 2, me sipërfaqe 34 m2.

Pasuria nr. 24/625ND, zona kadastrale 8512, volumi 59, faqe 97, me sipërfaqe 29 m2.

Pasuri të regjistruara në emër të shtetasit B. D dhe D. D:

Pasuria nr. 29/225, zona kadastrale 8512, volumi 55, faqe 70, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/255, zona kadastrale 8512, volumi 62, faqe 212, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/294, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 82, e ndodhur në Durrës, Currila.

Pasuria nr. 29/295, zona kadastrale 8512, volumi 71, faqe 167, e ndodhur në Durrës, Currila me siperfaqe 867.13 m2 truall dhe ndertesë 300 m2.

Pasuritë e sekuestruara vlerësohen përafërsisht në 12 milionë euro./Top Channel/

The post Të akuzuar për trafik ndërkombëtar kokaine dhe pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, dërgohen në gjyq 24 persona appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rrustemi mohon lidhjet familjare me të arrestuarin: Gjuha kërcënuese ndaj Haradinajt është e papranueshme
OVL-UÇK-ja dënon kërcënimet ndaj Ramush Haradinajt
Gërvalla: Nuk zmbrapsemi, nuk dorëzohemi, nuk ndalemi
Gjini refuzon ftesën e Kurtit: Nëse dëshiron takim le të bëhet vetëm para kamerave
“Për shqiptarët nuk mjaftojmë vetëm të drejtat elementare”- 25 vjet nga Marrëveshja e Ohrit

LEXO GJITHASHTU

Çfarë moti na pret të enjten në Kosovë?
Çfarë moti na pret të enjten në Kosovë?
Lajme
Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Mijëra kanadezë kërkojnë dëbimin e ambasadorit amerikan
Lajme
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Situatë e rëndë me zjarret në rrethinat e Tiranës, flakët u afrohen banesave
Lajme
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
Tre persona humbin jetën pas zjarreve në Francë, autoritetet hetojnë shkaqet
Lajme
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
E rëndë, të premten varrosen tre mërgimtarët që vdiqën në aksident në Gjermani
Lajme

You Might Also Like

PDK-ja mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim
TOP Momenti

PDK-ja mohon se Kurti u dërgoi ftesë për takim

August 12, 2026
Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale
TOP Momenti

Kosova e 89-ta në botë për siguri kibernetike, eksperti: S’mat gjendjen reale

August 12, 2026
Behrami: Kurti është adresa e shkatërrimit të Republikës së Kosovës  [video]
TOP Momenti

Behrami: Kurti është adresa e shkatërrimit të Republikës së Kosovës [video]

August 12, 2026
Dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor, prokuroria thotë se do të sigurohen pamjet nga Kuvendi
TOP Momenti

Dyshohet se kërcënoi zyrtarin policor, prokuroria thotë se do të sigurohen pamjet nga Kuvendi

August 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?