By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Takohen Qalaj dhe Pula, flasin për trajtimin e rasteve penale kundër të drejtës së votimit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Takohen Qalaj dhe Pula, flasin për trajtimin e rasteve penale kundër të drejtës së votimit
TOP Momenti

Takohen Qalaj dhe Pula, flasin për trajtimin e rasteve penale kundër të drejtës së votimit

Momenti
Published: June 10, 2026

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe Koordinatorja Kombëtare për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, diskutuan për trajtimin e rasteve penale që ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtës së votimit

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Agron Qalaj, priti sot në një takim pune Koordinatoren Kombëtare për Zgjedhje, prokuroren nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Laura Pula.

Your browser does not support the video tag.

Fillimisht, në këtë takim, Kryeprokurori i Shtetit, Agron Qalaj, vlerësoi lart punën e Koordinatores Kombëtare për Zgjedhje, Laura Pula, si dhe angazhimin e të gjithë prokurorëve dhe zyrtarëve të sistemit prokurorial, të cilët me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim të lartë kanë mbikëqyrur procesin zgjedhor në mbarë vendin.

U.D. Kryeprokurori Qalaj theksoi se toleranca zero ndaj çdo përpjekjeje për cenimin e vullnetit të qytetarëve dhe reagimi i menjëhershëm ndaj çdo dyshimi për parregullsi kanë dëshmuar vendosmërinë e Prokurorit të Shtetit për të mbrojtur ligjshmërinë, integritetin e zgjedhjeve dhe të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të votuar lirshëm.

Nga ana tjetër, Koordinatorja Kombëtare për Zgjedhje, prokurorja znj. Laura Pula, duke e falënderuar U.D. Kryeprokurorin Qalaj për mbështetjen e tij, e informoi se gjatë ditës së mbajtjes së zgjedhjeve, Prokurori i Shtetit ka pranuar disa informata dhe, pas verifikimit dhe trajtimit të tyre, deri në mbyllje të procesit të votimit, është konstatuar se vetëm shtatëmbëdhjetë prej tyre paraqesin elemente të kryerjes së veprave penale kundër të drejtës së votimit. Nga të gjitha këto raste, po atë ditë janë ndaluar pesë persona, ndërsa dymbëdhjetë persona janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu, prokurorja Pula informoi se është duke monitoruar trajtimin e këtyre rasteve nëpër prokuroritë themelore dhe se, deri më tani të gjitha rastet janë duke vazhduar në procedurë të rregullt.

Në përfundim të takimit, U.D. Kryeprokurori i Shtetit dhe Koordinatorja Kombëtare për Zgjedhje ritheksuan përkushtimin e Prokurorit të Shtetit për trajtimin me prioritet dhe në përputhje të plotë me ligjin të çdo rasti që ndërlidhet me procesin zgjedhor. Ata vlerësuan bashkëpunimin dhe angazhimin e prokurorëve në të gjitha nivelet, duke theksuar se mbrojtja e integritetit të zgjedhjeve dhe e të drejtës së qytetarëve për të votuar lirshëm mbetet prioritet i vazhdueshëm i sistemit prokurorial. /Telegrafi/

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?